Kolumbia është ekonomia e katërt më e madhe e Amerikës Latine e matur nga Prodhimi i Brendshëm Bruto.[1]

Nafta është produkti kryesor i eksporteve të Kolumbisë, duke zënë rreth 45% të të gjithë eksporteve të vendit. Industria përpunuese zë rreth 12% të eksporteve të Kolumbisë, dhe pëson një rritje me rreth 10% çdo vit.

Nëntoka e Kolumbisë është e pasur me minerale ku më të rëndësishmet janë: ari, argjendi, platini, smeraldi dhe nikeli. Përvec këtyre gjenden edhe vendburime me rezerva të mëdha qymyri e naftë. Degët më të zhvilluara të industrisë janë: industria tekstile, agroushqimore dhe metalurgjike. Prodhimi kryesor i bujqësie ështe kafeja, në eksportimin e së ciles Kolumbia mban vendin e dyte në botë pas Brazilit. Pasuritë e shumta pyjore janë gjithashtu mjaft të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Referime

Redakto
  1. ^ "World Economic Outlook Database" (në anglisht). International Monetary Fund. prill 2015. Colombia. Marrë më 8 qershor 2019.

Shiko edhe

Redakto