Ekonomia jonë
Ekonomia jonë është radio emision ekonomik i transmetuar të premtëve në valët e radio kosovës. Autorë i emisionit është Lekë Musolli.
Ekonomia jonë transmetohet çdo të premte, nga 17:00-18:00. Emisioni i dedikohet ekonomisë dhe problemeve të saj në Kosovë. Me debate në studio, materiale nga terreni mbi ndonjë problematikë të caktuar, shqyrtohen aspekte të ndryshme nga lëmi i ekonomisë dhe problemet qenësore jetësore të qytetarëve të Kosovës, si papunësia, gjendja sociale, zhvillimi i ekonomisë së vogël, biznesit dhe makro-ekonomisë.
Mundësia e vetëme e inkuadrimit të dëgjuesve është e dhënë nëpërmjet telefonatave, përndryshe emisioni ka vetëm një nën-faqe prezentimi në faqen zyrtare të RTK-së.
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |