Eksporti

(Përcjellë nga Eksport)
This is the stable version, checked on 11 tetor 2021. 1 pending change awaits review.

Eksporti në ekonomi nënkupton transportimin e të mirave ose materialeve nga një vend në një tjetër në mënyrë legjitime sipas rregullave dhe standardeve të vendeve pjesëmarrëse në një ndërrim mallrash ose të mirash. Eksportimi i mallrave bëhet drejt konsumatorëve të huaj në një shtet tjetër nga ai prodhues i atyre mallrave.

Eksporti në tregtinë botërore :
Më shumë eksport se sa import.
Më shumë import se sa eksport.
Pa të dhëna.

Eksporti veprim i kundërt i importit është shumë i rëndësishëm për një vend dhe për pjesëmarrjen e atij vendi në tregun ndërkombëtarë.

Historiku

Redakto

Teoria e tregtimit ndërkombëtarë dhe politikës së rregullimit të tregtisë ndërkombëtare është një nga degët më të vjetra të ekonomisë botërore në përgjithësi. Elemente të ekzistimit të tregtisë ndërkombëtare dokumentohen qysh në Greqinë Antike e gjer në kohën e sotme gjë pa të cilën nuk mund të paramendohet jeta në ditët e sotme.

Gjatë historisë së ekzistimit të ekonomisë ndërkombëtare vende të ndryshme në periudha të ndryshme kanë pasur qasje të ndryshme ndaj eksportit gjë që ndikon në paraqitjen e fazave të dallueshme të zhvillimit të politikës ndërkombëtare të eksportit.

Llojet e eksportit

Redakto

Eksporti mund te jetë pozitiv ose negativ

  • Eksporti është pozitiv në rast se vlera e mallrave të eksportuara (të këmbyera për valuta) është më e madhe se vlera e mallrave të importuara.
  • Eksporti është negativ në rast se vlera e mallrave të eksportuara (të këmbyera për valuta) është më e vogël se vlera e mallrave të importuara.

Barrierat

Redakto

Edhe pse eksporti për një vend është shumë i rëndësishëm dhe niveli i tij sado më i madh që të jetë aq më pozitivisht ndikon në ekonominë e një vendi prapë se prapë ka degë ekonomike apo produkte për të cilat politika shtetërore vendon kufizime. Krijimi i një politike të tillë kufizuese vie për arsye të ndryshme politike, ekonomike, shoqërore etj.

Kontrollimin e kufizimeve të këtilla shteti e bën përmes ndërmarrjes së përmasave të ndryshme ekonomiko-politike. Ndër këto përmasa kufizuese mund të jenë: subvencionet, tarifat, kuotat etj.

Promocioni i eksportit

Redakto

Promocioni i eksportit është shumë i rëndësishëm në politikën e zhvillimit të marketingut të eksportit.

Për arritjen efektive të një ndikimi ndaj konsumatorëve apo ndërmjetësuesve në eksportimin e mallrave përdoren mediat. Ndër llojet e mediave që përdoren pr promocion të eksportit janë:

  1. Mediat e shkruara (Udhëzues eksporti, Gazetat, Revistat, Broshurat etj.)
  2. Mediat elektronike (T.V. Radio, Celularët etj.)
  3. Interneto (Motorët kërkues, Udhëheqësit e biznesit etj.)
  4. Media tjera (Panaire tregtimi etj.)

Ka shumë udhëzues botërorë në biznesin ndërkombëtarë në internet, nga këto më poshtë po paraqesim disa në listë, këto janë udhëzues në këndëndin e veprimit ekonomik B2B, internet biznes model ky që është shumë i rëndësishëm për arritjen e një eksporti të suksesshëm.