Ekuinoksi
Ekuinoksi (lat. equinox) - Baraznata, mund të ketë dy kuptime në astronomi:
- Çastin në të cilin Dielli ndodhet pingul mbi ekuatorin e Tokës dhe, vendndodhjen e dukshme të Diellit në atë çast.
- Një çast kohor në të cilin pika pranverore, ekuatori qiellor, dhe elementë të tjerë të tillë përdoren për të përkufizuar sistemin koordinator qiellor — shiko Baraznata (koordinatat qiellore).
Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qëndra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.
Në hemisferën e veriut, baraznata e marsit (që ndodh më 20 apo 21 mars) është baraznata e pranverës (ekuinoksi i pranverës) dhe baraznata e shtatorit (që bie më 22 apo 23 shtator) quhet baraznata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës).
Baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drjetuar mbi sferën qiellore.
Datat e baraznetëve (Koha botërore) | ||
---|---|---|
Viti | Baraznata e pranverës (mars) |
Baraznata e vjeshtës (shtator) |
2000 | 20 mars 07:35 | 22 shtator 17:27 |
2001 | 20 mars 13:31 | 22 shtator 23:04 |
2002 | 20 mars 19:16 | 23 shtator 04:55 |
2003 | 21 mars 01:00 | 23 shtator 10:47 |
2004 | 20 mars 06:49 | 22 shtator 16:30 |
2005 | 20 mars 12:33 | 22 shtator 22:23 |
2006 | 20 mars 18:26 | 23 shtator 04:03 |
2007 | 21 mars 00:07 | 23 shtator 09:51 |
2008 | 20 mars 05:48 | 22 shtator 15:44 |
2009 | 20 mars 11:44 | 22 shtator 21:18 |
2010 | 20 mars 17:32 | 23 shtator 03:09 |
2011 | 20 mars 23:21 | 23 shtator 09:04 |
2012 | 20 mars 05:14 | 22 shtator 14:49 |
2013 | 20 mars 11:02 | 22 shtator 20:44 |
2014 | 20 mars 16:57 | 23 shtator 02:29 |
2015 | 20 mars 22:45 | 23 shtator 08:20 |
2016 | 20 mars 04:30 | 22 shtator 14:21 |
2017 | 20 mars 10:28 | 22 shtator 20:02 |
2018 | 20 mars 16:15 | 23 shtator 01:54 |
2019 | 20 mars 21:58 | 23 shtator 07:50 |
2020 | 20 mars 03:50 | 22 shtator 13:31 |