Eleni Foureira
Eleni Fouréira (greqisht: Ελένη Φουρέιρα; e lindur Entela Fureraj, greqisht: Εντέλα Φουρεράι; 7 mars 1987) është një këngëtare greke e lindur në Shqipëri. Ajo filloi karrierën e saj muzikore në 2007 si pjesëtare e grupit vajzëror grek Mystique, duke vazhduar karrierën e vet solo pasi u shpërbë grupi në 2009. Ajo ka lëshuar që atëherë pesë albume.
Eleni Foureira | |
---|---|
Ελένη Φουρέιρα | |
Lindi | Entela Fureraj 7 mars 1987 |
Fëmijë | 1 |
Karriera muzikore | |
Prejardhja | Athinë, Greqi |
Zhanret | Pop |
Profesionet | Këngëtare |
Instrumentet | Vokali |
Vitet aktive | 2007–aktualisht |
Labeli |
|
Partneri/ja | Alberto Botía (2017–aktualisht) |
Uebfaqja | elenifoureira |
Ajo nënshkroi një kontratë solo me Universal Music Greqi dhe lëshoi albumin e vetëtitulluar në 2010. Më vonë nënshkroi me Minos EMI për t'i lëshuar albumet e dytë dhe të tretë në 2012 dhe 2014, respektivisht.
Pasi u refuzua disa herë nga mundimi i saj për ta përfaqësuar Greqinë,[1] Foureira ishte përfaqësuesja e Qipros në Festivalin Evropian të Këngës 2018 me këngën e saj "Fuego" dhe ku zuri vendin e dytë, dhe ishte njëra prej tre garuesve me etni shqiptare. Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, e ka dekoruar me “Çmim Mirënjohje”.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Grace, Emily (16 shkurt 2018). "Cyprus: Who Is Eleni Foureira?". Eurovoix News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2022. Marrë më 12 mars 2022.
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |