Elva
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Elva është një bashki në jug të Estonisë, në qarkun e Tartut. Elva ndodhet në një rajon kondrinor të Estonisë së jugut, mes liqeneve të shumta të cilët kanë brigje ranore shumë të përshtatshme për plazhe. Kjo ka bërë që Elva të jetë një qytet i rëndësishëm turistik në Estoni. Qyteti njihet për pishat e larta dhe stacionin madhështor të trenit. Qyteti ka dhe shumë rrugë për biçikleta. Në pranverë qyteti vizitohet nga të përkushtuarit e sportit të përshkimit të lumenjve me kanoe, kurse në dimër qyteti vizitohet nga skiatorët që mund të skijojnë në maratonën me ski të Tartut.
Elva
Elva | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 5.762 |
Targat | A/B |
Faqja zyrtare | www.elva.ee |
Historia e Elvës
RedaktoElva u themelua menjëherë pas përfundimit të hekurudhës Tartu-Valga në 1886-1889. Emrin e merr nga Lumi Elva, që rrjedh afër qytetit. U shpall si qytet më 1 maj 1938. Qyteti u dëmtua rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore. U çlirua nga Vëllezërit e Pyllit në 1941, dhe në gusht 1944 ishte fushëbetejë e përgjakshme mes brigadës gjermane panzer Hyazinth von Strachwitz dhe Ushtrisë së Kuqe.
Foto
Redakto-
Plazhi i Liqenit Verevi në Elva.
-
Sheshi i festivalit të këngës në Elva.
-
Stacioni i trenit
-
Pas stuhisë në 2010