Tartu
Tartu është qyteti i dytë më i madh në Estoni. Tartuja konsiderohet si qendra intelektuale dhe kulturore e Estonisë, pasi ka universitetin më të vjetër dhe më të njohur në Estoni, Universitetin e Tartusë. Lumi Emajõgi ndan në mes Tartunë.
Tartu
Tartu | |
---|---|
Qytet | |
Parimet: Heade mõtete linn (Qyteti i mendimeve të mira) | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 97.332 (01,01,2015) |
{{{postal_code_type}}} | 50050–51111 |
Targat | A/B |
Faqja zyrtare | http://tartu.ee |
Historia
RedaktoVendbanimet e hershme datojnë në shekullin e 5-të. Tartuja u pushtua nga rusët në vitet 1133-1177. Në shekullin e 13-të, Tartu pushtohet nga Kalorësit Livonë, dhe u rimorr nga estonzët disa herë të tjera. Në mesjetë, Tartu u bë një qendër e rëndësishme tregtare. Në shekullin e 16-të, Tartu u mor nga polakët, dhe në 1629-ën nga suedezët. Universiteti i parë aty u themelua në 1632 nga mbreti Gustav Adolf i Suedisë. Në 1721 qyteti u mor nga rusët përsëri. Pas shpalljes së pavarësisë së Estonisë në 1918-ën, traktati i paqes mes Estonisë dhe Rusisë u nënshkrua në Tartu. Në 1940-ën forcat sovjetike pushtojnë Estoninë. Tartu u bombardua nga forcat sovjetike në vitin 1944 duke shkatërruar ndërtesa historike.
Pas rifitimit të pavarësisë së Estonisë në 1991, qendra e qytetit u rindërtua.
Klima
RedaktoTartu ka klimë më të ftohtë se pjesa bregdetare e Estonisë po të kihet parasysh lartësia gjeografike, si pasojë e ndikimit të Detit Baltik. Vera është e ngrohtë dhe dimri i ftohtë.
Popullsia
RedaktoSipas Statistikave të Estonisë, Tartu ka këtë përbërje sipas regjistrimit të janarit 2010:[1]
Kombësia | Numër | Përqindje |
---|---|---|
Total | 103,284 | 100% |
Estonezë | 83,185 | 80.5% |
Rusë | 15,966 | 15.5% |
Ukrainas | 1,205 | 1.2% |
Finlandezë | 1,072 | 1.0% |
Bjellorusë | 484 | 0.5% |
Polakë | 142 | 0.1% |
Hebrej | 140 | 0.1% |
Gjermanë | 125 | 0.1% |
Letonezë | 111 | 0.1% |
Ekonomia
RedaktoEkonomia mbështetet në universitetet e shumta, industri, firma të teknologjisë së informacionit, elektronikë, etj.
Arsimi dhe klutura
RedaktoQyteti njihet per Universitetin e Tartusë, Universitetin Estonez të Shkencave të Natyrës, Kolegjin Baltik të Mbrojtjes, Akademinë e Aviacionit Estonez, dhe Arkivat Historik të Estonisë.
Foto nga qyteti
Redakto-
Ndërtesa kryesore e Universitetit të Tartusë
-
Kopshti botanik
-
Rrënoja të një katedraleje
-
Bashkia në vjeshtë
-
Ura e engjëllit në dimër
-
Skulptura Studentët që po puthen
-
Para Kafes së Universitetit
-
Festimi i Ditëve Hansaetike
-
Tartu në 1866
-
Bashkia e Tartusë
Shikoni gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^
"Population by sex, ethnic nationality and county, 1 January". Statistics Estonia. 2010-10-13. Marrë më 2010-11-21.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Official website Arkivuar 29 nëntor 2010 tek Wayback Machine
- Tourism website
- University of Tartu
- Maps of Tartu (in Estonian) Arkivuar 3 janar 2012 tek Wayback Machine
- Interactive map of modern architecture in Tartu (in Estonian)
- Live webcameras overlooking Town Hall Square Arkivuar 11 janar 2012 tek Wayback Machine
- Weather in Tartu
- Educational portal of Tartu in Russian Arkivuar 23 janar 2012 tek Wayback Machine