Energjetika në Kosovë
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kosova edhe pse e vogël për nga sipërfaqja, nëntoka e sajë është e pasur me burime energjetike, minerale metalike, kometalike dhe ujra minerale.
Në Kosovë janë vlerësuar rreth 10-12 miliardë tonë qymyr linjit, të lokalizuar në dy pellgje: në pellgun e Rrafshit të Kosovës dhe të Dukagjinit. Qymyri i Kosovës ka në mes 1800-2000 kalori, dhe mund të përdoret kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike dhe gazrave për plehra artificiale. Qymyri i Kosovës shfrytëzohet nga vitet e 60-ta në Minierën e Mirashit ( Dobrosellë), Bardhi i Madh, Hade, Sibovc.
Prodhimi vjetor lëviz rreth 8 milion ton në vit.
Përpos qymyrit si burim energjetik, në lumenjtë e Dukagjinit mund të ngriten disa hidrocentrale, në luginat e grykore të lumenjëve. Në Kosovë ka mundësi të shfrytëzohet fuqia e erës dhe energjia diellore, sidomos në periudhën e nxehtë të vitit.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |