Enkelejd Lamaj
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Enkelejd Lamaj (lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnje) shkrimtar shqiptar nga Shqipëria.
Enkelejd Lamaj | |
Fotoporteti | |
Emri | Enkelejd |
Mbiemri | Lamaj |
Lindur më | 20 nëntor 1978 |
Lindur në | Lushnje |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar, jurist |
Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur qysh në fëmijëri. Por do të vinte viti 2003 kur do të prezantohej për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.
Mbas një periudhe pothuajse katër vjeçare në Itali, ku ka punoi në sektorin e turizmit, kthehet në Shqipëri dhe fillon studimet e larta për drejtësi, në Tiranë, në Universitetin Jo Publik "Luarasi", Fakulteti Juridik. Diplomohet në vitin 2008 dhe tani, jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon të shkruajë.
Botime:
- "Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë", Shtëpia Botuese Dudaj, 2019
- "Ajo e errëta", Shtëpia Botuese Dudaj, 2018
- "Vendi diku midis", Shtëpia Botuese ADA, 2014
- "Libri i bardhë", Bota Shqiptare, 2011
- “Fytyra tjetër e natës" Ombra GVG, 2003