Ky ind, normalisht njështresëzuar vesh të gjitha organet e gjelbra të bimës : lulet dhe frutat etj . Përbehet nga qeliza me forme të ndryshme : katerkëndore, ovale romboidale, dredha-dredha, etj, që kanë mure celulozo-pektike ajo në kontakt me ambientin bëhet e papërshkueshme nga ngrirja e kutines që në shumë raste depozitohet dhe jashtë duke formuar një shtresë që quhet lekurze. Kjo ka si qellim ta bëje bimën të papërshkueshme nga uji dhe gazrat. Ky funksion i kutines mund të forcohet nga një shtrese e mbivendosur dylli sic shihet neper fruta apo në disa gjethe si ato të lakrës, në të cilat uji rreshkët.

Citoplazma e qelizave të epidermës karakterizohet nga një vakuole e madhe qendrore dhe nga mungesae kloroplastëve. Kjo bën që qelizat të jenë transparente ; ngjyra e gjelbër e kërcejve dhe gjetheve vjen nga ngjyra e parenkimës klorofiliane që ndodhet poshtë. Qelizat e epidermës përbejnë një shtrese të papërshkueshme që vesh bimën. Por papërshkueshmëria e plotë nuk do ti bënte mirë bimës, sepse është e nevojshme që ajri të hyje brenda në hapësirat ndërqelizore të parenkimes klorofiliane që bima të kryeje frymëmarrje dhe fotosinteze. Sa më e madhe të jetë sasia e ajrit që ka bima aq më i madh do të jetë aktiviteti fotosintetik i saj, aq më e madhe do të jetë sasia e lendeve organike që ajo do të prodhoje. Pea duhet që epiderma të ketë hapje që lejojnë hyrjen e ajrit në hapësirat ndërqelizore.

Këto hapje janë stomat, te cilat hapen dhe mbyllen sipas nevojave të bimës. Janë struktura të shumta në numër, që gjenden te ndervendosura me qelizat e tjera epidermike dhe janë të ndërtuara kryesisht nga dy qeliza roje. Këto marrin origjine nga një qelize e vetme nënë, ndryshe nga qelizat epidermike, përmbajnë kloroplaste më shumë amidon. Ato kufizojnë një hapje që quhet rima stomatike. Muret e rimës janë të shpeshtuara dhe mikrofibrat e celulozës së mureve qelizore janë të orientuara në mënyre të tillë që qelizat kur të ndryshojnë vëllim të ndryshojnë edhe forme që të hapin dhe të mbyllin vete rimën. Rima futet në një hapësire që quhet dhoma nënstomatike e cila është në komunikim hapësirat ndërqelizore të prenkimes që gjendet më poshtë, kjo bën të mundur ajrosjen i indeve të brendshëm. Qelizat roje janë të afta të kalojnë nga një gjendje fryrje në një gjendje plazmolize të lehte, prandaj mund të jenë të fryra me forme të zgjatur dhe të harkuar, kështu rima stomatike rezulton e hapur ose pak e shfyre, por mund të kenë forme cilindrike dhe rima rezulton e mbyllur. Tek Dikotiledonet stomat mund të jenë të shpërndare në mënyre të ndryshme në krahasim me qelizat e epidermës për këtë dallohen kater tipa :

  • Anomocitik

Ka stoma të rrethuaranga qeliza që nuk dallojnë nga qelizat e tjera epidermike. Pra nuk ka qeliza të aneksuara.

  • Anizocitik

Ka stoma të rrethuara nga tri qeliza të aneksuara, ku njëra është shumë më e vogël se të tjerat.

  • Paracitik

Ka dy qeliza të aneksuara me aks gjatësor paralel me atë të stomes.

  • Diacitik

Ka stoma të shoqëruara nga dy qeliza të aneksuara pingul me aksin e stomës.

Nje tip i veçante strukturash që mund të gjenden mbi epiderme janë stomat ujëmbajtëse ; në disa raste vihen re në cepat e gjetheve, në fund të nervaturave, disa pika uji që tregojnë praninë e një stome ujëmbjatëse ; në raste të tjera, kristale të karbonatit të kalciumit, te depozituara nga avullimi i ujit të dale, tregojnë vendndodhjen e stomave ujëmbajtëse. Këto kanë dy qeliza roje të mëdha, që vdesin herët dhe rrinë gjithmonë në vendin e hapjes. Brenda gjendet një ind i veçante që quhet epitema, që është përgjegjës për sekretimin e ujit të lëngshëm, që është në kontakt me trakeidët e fundit të një nervature. Tek lulet dhe tek frutat gjejmë shpesh epiderma me ngjyra kur vakuola përmban flavonoide ose antociane ose kur citoplazma përmban kloroplaste. Këto ngjyra kanë si funksion afrimin e kafshëve, për polenizim dhe farëzim. Shpesh epiderma shfaq zgjatime të përbëra nga qimet. Ato mund të jenë mbuluese ose gjendure. Të parat pas diferencimit përbehen nga qeliza të vdekura të mbushura me ajër. Kanë funksion mbrojtës : nga trnspirimi i tepërt, nga i oftohti ose i nxehti, duke reflektur dritën. Morfologjia e tyre është e ndryshme : mund të jenë njëqelizore ose shumëqelizore, njëdegësh ose te degëzuar etj.

  • Qimet qendrore, kanë si funksion lëshim në ambient të substancave si : molekula të tepërta për bimën ose metabolite dytësore.
  • Qimet mbuluese bëjnë të mundur dallimin taksonomik të bimës.