Ermanno Armao (Izmir, 14 tetor 1889 - Alassio, 1976) ka qenë diplomat, jurist dhe studjues italian.

Biografia Redakto

U lind në Izmir, në kohën e Perandorisë Osmane, më 14 tetor 1889 nga Adolfo dhe Irene Scherer.[1] Familje me mbiemrin e tyre janë përmendur si me kombësi greke, por katolikë, si dhe francezë,[2] apo venedikas;[3] i ati ishte për vete i lindur në Izmir dhe mbahej si njeri me rëndësi në mesin e komunitetit italian të qytetit bregdetar.[4] U diplomua për Jurisprudencë në Universitetin Mbretëror të Romës më 10 korrik 1909.

Hyri në karrierën konsullore më 1912, pas një konkursi me anë të të cilit u emërua I Ngarkuar me Punë konsullore. Ushtroi karrierën konsullore prej vitit 1912 deri më 1940, duke mbuluar detyrën e Konsullit të ItalisëAntalia, Kordovë, Shkodër, Boston, Stamboll e Këln.

I dhënë pas hartografisë, i interesoi vepra e hartografit të madh venedikas, Vinçenco Koroneli. Për hartën e të cilit (Corso delli fiumi Drino e Boiana, Venezia 1688) Armao botoi një studim më 1933 në Romë, të titulluar "Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un'antica carta dell'Albania Settentrionale", të cilin e saktësoi me të dhëna të imtësishme për toponiminë e përdorur nga Coronelli.

Më 1944 botoi edhe biografinë e titulluar Vincenzo Coronelli, cenni sull'uomo e la sua vita mbi hartografin, botuar në Firence.

Ndërroi jetë më 1976.[1]

Referime Redakto

  1. ^ a b Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris, 2013. fq. 17–18. ISBN 9781780764313.
  2. ^ "My Mother's Family, The Exarhos – Exarchos - Exarque and their Relatives with some observations on the Levantine Marriages". levantineheritage.com (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Olschki, Leo (1951). Ermanno Armao, in giro per il Mar Egeo con Vincenzo Coronelli (në italisht). La Civiltà cattolica. fq. 696.
  4. ^ Frangini, Aldo (1903). "Italiani in Smirne, strenna nazionale: cenni biografici" (PDF). giustiniani.info (në italisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)