Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.


Ervin Mete është lindur më 13 shtator 1983. Prej shtatorit 2023 mban postin e Ministrit të Financave në Shqipëri. Përpara kësaj detyre, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), i votuar më 28 maj 2020 nga Kuvendi i Shqipërisë. Më herët, ka mbajtur postin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, prej shtatorit të vitit 2019.

Mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit, SHBA (Harward University) (LL.M. 2010). Gjithashtu edhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës (London School of Economics LSE) (LL.M. 2009), ku është specializuar në të drejtë fiskale dhe të drejtë korporatash. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2006.

Përpara funksioneve drejtuese pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe ka qenë thelbësisht i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar, përfshirë ligjin "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit " dhe ndryshimet në ligjin "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare ".

Ai ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar dhe ka mbajtur pozicionin e koordinatorit kombëtar për Programin e Reformave Ekonomike me Bashkimin Evropian.

Aktualisht është lektor i së drejtës fiskale pranë Shkollës së Magjistraturës. Ervin Mete ka shërbyer si ekspert dhe konsulent i Bankës Botërore (2011), Komisionit Evropian (2008) dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) (2007).

Zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Shikoni dhe

Redakto

Referimet

Redakto