Esad Dujaka gazetar i Radio Televizionit RTV21 [1], shqiptar nga Kosova. I lindur ne Gjakove, me 15.06.1945. Me 1 korrik 1968 punesohet gazetar në revistën javore "Zëri i Rinisë" në Prishtinë. Aty punon deri më 01 janar 1974 ku kalon gazetar i Televizionit Prishtina. Aty punon vetëm 6 muaj dhe kthehet gazetar në të përditshmën "Rilindja". Aty kreu detyrën e reporterit të lirë, pastaj të redaktorit të Kronikës së Prishtinës dhe së fundit redaktor i DESK-ut. Kur u ndalua gazeta "Rilindja" nga pushteti serb i Milosheviqit, Dujaka dhe gazetarët e tjerë të "Rilindjës" filluan ta botojnë gazetën e përditshme "BUJKU", e cila ishte revistë dymujore kushtuar problemeve të bujqësisë. Aty punoi deri më 31 maj 1998 prej nga kaloi në të përditëshmën e re "Kosova Sot" në cilësinë e redaktorit përgjegjës. Aty qendroi deri më 24 mars 1999,kur filloi lufta në Kosovë. Pas luftës prapë u angazhua në këtë gazetë deri në fund të janarit 2000 e më pastaj kaloi në RTV21 si producent i Departamentit Informativ, kurse nga viti 2009 është redaktor përgjegjës i WEB faqës së RTV21-21Media. Ka botuar librin e kujtimeve "VITET E RILINJDES"(2013), shtëpia botuese "Faik Konica" nga Prishtina dhe "Jalifat Pulishing"nga Houstoni(SHBA). Me 12 shkurt 2014, pikërisht kur gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore, "RILINDJA", mbushi 69 vjet nga numri i parë, Dujaka botoi librin "DEJA VU", me artikujt e zgjedhur të botuar në gazetat dhe revistat e Kosovës, Shqiperisë,Austrisë,ish Jugosllavisë, nga viti 1968 e deri në ditët e sotme. Botues është shtëpia botuese "Jalifat Publishing" nga Houstoni (USA). Libri "DEJA VU" është postuar edhe në Librarinë elektronike në Prishtinë. Në Nëntor të vitit 2015 në botim të shtëpisë botuese "Jalifat Publishing",Houston, USA, botoi librin e tij të tretë - "LIBRI I GJAKOVES" (Kujtime).Në shtator të vitit 2019 botoi librin "Duke pritur ditën D", botues sërish shtëpia botuese "Jalifat Publishing" nga Hjustoni (SHBA). Nga tetori 2018 angazhohet si tutor në Ushtrimet Praktike nga lënda Gazetaria Televizive në universitetin privat UBT në Prishtinë. Me 2020 ka botuar librin e tij të pestë me titull "KOSOVA 2020", me botues "JalifatPublishing"-Houston, (USA).

Esad Dujaka
Emri Esad
Mbiemri Dujaka
Kombësia shqiptare
Shtetësia kosovare, jugosllave
Profesioni gazetar

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ "MEDIA CONTACT LIST". Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2011. Marrë më 30 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)