Esat Teliti
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull ka gabime gjuhësore të cilat bien në kundërshtim me rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Esat Teliti është një aktor dhe regjisor i mirënjohur shqiptar. U lind më 27 dhjetor të vitit 1950 në Kavajë. Ne vitin 1969 - 1972 mbaroi Institutin e Larte te Arteve, sot Akademia e Arteve te Bukura, ne degen e drames. Krijimtaria e gjate artistike 44 vjeçare e regjisorit Esat Teliti ne RTVSH eshte e perfshire ne dy periudha: e para 1972 - 1989 dhe e dyta 1990 - e ne vazhdim.
Qe ne fillimet e hereshme te punes ne Televizionin Shqiptar, krijimtaria ishte kolektive dhe e perqendruar neper Redaksi,te cilat bashke me programet e tyre perbenin bazen e struktures se vete Televizionit.Gjithshka tjeter,perfshire Administraten dhe Tekniken,ishin bashkepunues dhe ne funksion te mbarevajtjes dhe anes cilesore te emisioneve televizive.
Regjisori Esat Teliti filloi pune ne Televizionin Shqiptar ne Shtator te vitit 1972 dhe realizoi krijimtarine e tij ne te gjitha redaksite e ketij Televizioni,sepse e tille ishte natyra e punes per te gjithe regjisoret. Punon per vite te tera me gazetare te TV-se te te gjitha profileve dhe te te gjitha niveleve, ne emisionet Ekonomike, Politike, te Bujqesise, te Kultures, Sporteve, te Rinise dhe Femijeve, te Ligjeve, te Librit, te Shkolla dhe Jeta, Ngjarje e data, Muzikore etj,etj.
Me kalimin e viteve grumbullon dhe krijon pervojen vetiake, e cila do te behet dominuese ne krijimtarine e tij te mevoneshme televizive, shprehese e individualitetit krijues ne veprat qe realizon.
Biografia artistike e regjisorit Esat Teliti (Mjeshter i Madh)
RedaktoPeriudha e pare 1972 - 1989
Redakto- Viti 1972............Interpreton si aktor ne filmin artistik “Yjet e neteve te gjata” te regjisorit Viktor Gjika (Artist i Popullit) ne rolin e Metos, njeri nga djemte e Nene Pashakos.
- Viti 1974............Drejton se bashku me znj.Arta Dade Festivalin e 13 te Kenges ne RTVSH me regji te Mevlan Shanaj.
- Viti 1974............Drejton se bashku me gazetaren Rajmonda Belli Spektaklin e Pare televiziv me titull “Fituesja e Fitueseve” me regji te Ylli Pepo.
- Viti 1976............Interpreton si aktor ne filmin e pare televiziv “Korieret” ne rolin kryesor Kio me skenar te Anastas Kondo. Regjisor Mevlan Shanaj,operator Pali Kuke.
- Viti 1976............Realizon si regjisor filmin artistik “Me hapin e shokeve” ku skenarist eshte mjeku dhe shkrimtari Flamur Topi. Filmi trajton temen e edukimit te brezit te ri permes shqetesimit te prinderve, te shoqerise dhe kujdesin e tyre paresor ne kete edukim. Filmi eshte xhiruar per here te pare me studio levizese(autobus) dhe me kater kamera njekohesisht.
- Viti 1977............Realizon me studio levizese telefilmin “Rruga drejt lartesive”sipas motiveve te drames me te njejtin titull te autorit Namik Dokle,interpretuar nga trupa amatore e naftetareve te qytetit te Patosit,fituese e Flamurit ne Olimpiaden teatrore ne shkalle Kombetare.
- Viti 1977............Realizon filmin dokumentar “Biografia e nje qyteti”me bashkeskenarist poetin kavajas Josif Doja, ku tregohet historiku i qytetit te Kavajes,puna dhe zhvillimi i gjitheanshem ekonomik e kulturor,sporti dhe traditat ne vite te popullit kavajas.
- Viti 1980-81.......Realizon me film 16m/m Ciklin televiziv prej 13 emisionesh me titull “Historiku i Arsimit dhe Mendimit Pedagogjik Shqiptar” me gazetare Donika Feshti (Kodra). Nje bashkepunim midis TVSH-se dhe Institutit te Historise, me skenare te pergatitur nga specialiste te fushes perkatese si : historianet Fatmira Rama,Qazim Kashari,Faik Luli,Shefik Osmani,Dhimiter Shuteriqi,Neritan Ceka, Ilijaz Gogaj,Sule Dedej etj. Operator i Ciklit Besnik Shima.
- Viti 1982............Realizon me film 16m/m Ciklin televiziv”Drejt Pavaresise”me rastin e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise,me gazetar Ndue Ukcama. Nje bashkepunim i TVSH-se me Institutin e Historise. Skenaret u shkruajten nga historianet e fushave perkatese,qe i kishin temat objekt te studimit te tyre si Burhan Ciraku,Paskal Dhimitri,Gazmend Shpuza,Nevila Nika, Luan Malltezi etj. Operatore te Ciklit Besnik Shima dhe Ilir Kasneci.
- Viti1982.............Realizon Ciklin televiziv”Nje kronike,nje teme”me gazetaret Ndue Ukcama dhe Alfons Gurashi,qe ishte dhe drejtues i emisioneve ne studio. Ky cikel ishte nje risi per kohen kur u transmetua,per informacionin dhe emocionin qe sillte nepermjet kronikave dhe deshmitareve te gjalle te kohes ne punen e madhe per rindertimin e vendit. Emisionet e ndertuara me nje gjuhe dokumentare dhe ne harmoni me drejtimin ne studio,terhoqen vemendjen e publikut shqiptar dhe paten nje shikueshmeri te jashtezakonshme. Me kete cikel regjisori Teliti fitoi çmimin Kombetar “Aleksander Moisiu”si “regjisor per ciklin me te mire televiziv”.
- Viti 1984............Realizon filmin dokumentar”40 Vjetori i çlirimit te Tiranes”, i cili paraqet permes dokumentave dhe deshmive te gjalla njerezore epopene e luftes per çlirimin e kryeqytetit. Me kete film regjisori Teliti fitoi çmimin e pare ne Konkursin Kombetar te Gazetarise Shqiptare. Skenari i filmit u shkrua nga studiuesi Guro Zeneli. Operatore Besnik Shima dhe Ilir Kasneci.
- Viti 1987............Realizon ciklin televiziv “Nje jete ne fokus” me dokumentare kushtuar jetes dhe vepres se pioniereve te fotografise shqiptare. Bashkeskenariste ishin gazetari i Televizionit Marenglen Shehu dhe studiuesi i historise se fotografise Piro Naçe. Operatore Besnik Shima, Naum Lasku, Ilir Kasneci,Fatmir Leli.
- Viti 1988............Ralizon filmin dokumentar “Bukuria e nje vjeshte-Vermoshi” ku eshte edhe bashkeskenarist me gazetarin Ndue Lazri, operatorë Gasper Shllaku dhe Fatmir Leli. Permes aktivitetit krijues te çiftit te piktoreve Agim dhe Xheneta Kadillari, njihemi me cilesine e artit te tyre, me traditat e zones se Vermoshit, me vlerat dhe bukurite e Alpeve shqiptare. Filmi u konceptua si nje tablo e tere piktoreske vjeshte me bukurite e rralla e te pakrahasueshme te saj.
- Viti 1988...........Realizon ciklin televiziv poetik “Aktori dhe poezia” me gazetar Pali Xharo. Permes interpretimeve direkte nga aktoret e Teatrit Popullor te kryeqytetit, i behej jehone krijimtarise poetike me te mire te poeteve shqiptare dhe atyre te huaj. Poezite shoqeroheshin direkt me piano ne studio, gje qe tingelloi si risi e kohes.
- Viti 1988...........Realizon portretin artistik te titulluar “Olimpiku i Vajmarit” mbeshtetur ne krijimtarine letrare te shkrimtarit gjerman J.V.Gete, me skenariste Perikli Jorgoni dhe Pali Xharo.
- Viti 1988...........Realizon filmin poetik “Kanga e dhimbes krenare” mbeshtetur ne prozen dhe poezine e Migjenit, me skenar te regjisorit Serafin Fanko (Artist i Popullit) dhe gazetar Pali Xharo.
- Viti 1989...........Realizon filmin dokumentar “Viktor Eftimiu” mbi jeten dhe vepren e shkrimtarit te madh rumun me origjine shqiptare Viktor Eftimiu, xhiruar ne Rumani. Eshte bashkeskenarist me gazetarin Pali Xharo, operator Engjell Strazimiri dhe op.zeri Naum Lasku. Ky film fitoi cmimin e dyte ne Festivalin e 8 te Filmit shqiptar.
Periudha e dyte 1990 – e ne vazhdim...
RedaktoPas viteve 1990 fillon nje etape e re ne krijimtarine televizive. Shume regjisore dhe gazetare fale pervojes ne punen qe benin filluan te dalin si zera me vete me krijimet e tyre. Kjo dhe ne saj te lirise artistike qe erdhi me ndryshimet demokratike ne Shqiperi. Keta zera spikaten ne gjinine e filmit artistik dhe dokumentaret televizive, gje qe solli nje larmi individuale krijuese te personaliteteve ne keto fusha dhe sigurisht nje larmi tematike te gjere te realizuar prej tyre.
- Viti 1990 – 1991... Relalizon Ciklin televiziv “Ti Shqiperi me ep nder” ku trajtohen ne filma dokumentare te veçante figura te ndritura te kombit shqiptar si Naim dhe Sami Frasheri, Bajram Curri, Fan Noli, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Migjeni etj. Ne to jepet vepra dhe kontributi i madh i tyre per emancipimin dhe kulturimin e popullit shqiptar. I behet jehone frymes atdhetare, patriotike dhe luftes se shqiptareve nder shekuj. Ne kete Cikel me dokumentare, regjisori Teliti bashkepunoi me gazetaret skenariste te Departamentit te Kultures ne TVSH si Ndue Ukcama, Dhimiter Pecani, Avdulla Kenaçi, Ilir Baçpapaj, Ilir Grazhdani etj, gjithashtu dhe me historianet Rinush Idrizi, Xhevat Lloshi, Hysen Kordha, Hysni Myzyri, Paskal Milo etj. Operatore te ciklit Besnik Shima, Ilir Kasneci, Naum Lasku, Fatmir Leli.
- Viti 1992.............. Realizon filmin dokumentar “Dege te nje trungu” me skenar dhe xhirime te gazetarit te RTV- se Prishtine, Rustem Geci. Ky film sjell jeten dhe realitetin e shqiptareve ne krahinen e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, perpjekjet e tyre per te fituar te drejtat dhe dinjitetin ne çdo fushe te jetes, e veçanerisht ne ate te shkolles shqipe, te cilat ne ate kohe, nen regjimin serb nuk funksiononin. Eshte nje bashkepunim i TVSH-se dhe RTV Prishtines.
- Viti 1993............. Realizon filmin dokumentar “Vitet e proves se madhe” me skenar dhe xhirime te gazetarit te RTV Prishtines, Rustem Geci. Filmi u ben jehone rezistences dhe luftes se popullit shqiptar te Kosoves nder vite per te zhdukur sundimin serb e per t’i sjelle Kosoves dite me te mira. Filmi eshte nje himn qe i paraprine Lirise dhe Pavaresise se Kosoves, nepermjet heroizimit te bijeve te saj ne demostratat masive ku sakrifikuan dhe jeten e tyre per ditet qe gezojne sot kosovaret. Eshte nje bashkepunim i TVSH-se me RTV Prishtine.
- Viti 1993............. Realizon filmin dokumentar “Çika e Dragobise” kushtuar sokoleshes se kenges se Tropojes,Fatime Sokoli, me skenar te Ilir Baçpapaj dhe operator Besnik Shima. Ne film jepet jeta e kengetares dhe tematika e kengeve qe ajo kendoi nder vite.
- Viti 1993 – 1994.. Realizon Ciklin televiziv “7 milion ne 5 shtete”. Prodhim i Dep. te kultures ne TVSH. Ne kete Cikel regjisori Teliti bashkepunoi me gazetaret N. Ukcama, A. Kenaçi, E. Çaushi, I. Grazhdani, Dh. Pecani, M. Shehu, I. Buçpapaj etj. Ky cikel ishte nje perfshirje e gjere e auditorit shqiptar ne njohjen e vlerave historike dhe kulturore te popullit tone, nje perpjekje per te njohur gjenezen dhe shtrirjen e shqiptarve kudo neper bote, veçanerisht rreth e rrotull kufijeve shteterore shqiptare, te ndare padrejtesisht nga Fuqite e Medha. Ky Cikel evokon shpirtin atdhetar qe ben te ndihet krenar çdo shqiptar. Operatore G. Shllaku, I. Kasneci, B. Shima, B. Mandia.
- Viti 1994............ Realizon filmin dokumnetar “Tribuni legjendar” kushtuar jetes dhe vepres se nacionalistit shqiptar Abaz Kupi. Me skenar te A. Kenaçit ndertohet dhe zberthehet figura e atdhetarit Abaz Kupi, permes nje sere dokumentash qe zbulohen per here te pare nga autori. Jepen deshmi te gjalla nga bashkekohes qe jetuan dhe luftuan me Kupin, si dhe vleresime historike te para nen driten e nje realiteti te ri demokratik. Operatore B. Shima, N. Lasku.
- Viti 1994............ Realizon filmin dokumentar “Ai i dha gjak zemres se kombit” kushtuar nacionalistit Sulejman Vuçiterna. Regjisori Teliti eshte dhe autor i skenarit te ketij filmi. Operator B. Mandia. Ne film tregohete jeta e nje ushtaraku nga Kosova te diplomuar ne Itali, por qe u denua ne menyre tragjike nga pushteti i diktatures ne Shqiperi, pas viteve te çlirimit. Eshte drama e nje individi dhe e familjes se tij me vuajtje te pa treguara, qe i akuzuan si armiq te pushtetit popullor. Eshte nje drame njerezore qe kullon gjak te pafajshem te Viti 1994.... Realizon Ciklin televiziv “Dokumenta te panjohura qe provojne gjenocid” ku u trajtuan si filma te veçante dokumentare :
· “Pleniumi i Beratit”
· Konferenca e Tiranes “E verteta e nje prapaskene”(1956)
· “E verteta mbi UNRRA-n” 1946
· “Ushtria para pushkatimit “ 1973-1974
· “Krimi dhe turpi nen gjykim”.Lufta kunder fese ne Shqiperi 1967 e me tej...
Keta filma kombinuar edhe me biseden ne studio, terhoqen vemendjen e opinionit publik per tematiken qe trajtonin. Me dokumenta dhe deshmi reale flitet nga historianet per shtremberimet e se vertetes se ketyre ngjarjeve nga historiografia komuniste dhe hidhet drite mbi te verteten e tyre. Gazetar Zef Paloka dhe bashkepunetor per skenaret Prof. Dr. Elmaz Leci, Prof. Dr. Beqir Meta, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Prof. Hamit Kaba, Prof. Dr. Pjeter Pepa, Vangjel Pjetri etj.
- Viti 1994........... Realizon filmin dokumentar “Amerika eshte e prirur te na degjoje vetem ne nje ze” ku flitet mbi çeshtjen shqiptare ne Televizionin amerikan dhe aktivitetin politik per kete çeshtje nga senatori J. Dioguardi, me skenar te Qemal Sakajeva dhe operatore Bujar Kokonozi, Allen Ross, Gani Bllakaj.
- Viti 1994........... Realizon filmin dokumentar “Aleks Buda” mbi jeten dhe vepren e akademikut Prof. Aleks Buda, Kryetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise, me skenar te Avdulla Kenaçit dhe operator Ilir Kasneci.
- Viti 1995........... Realizon filmin dokumentar “Moj sharki e lehte si era” kushtuar rapsodit dhe kreshnikut te kengeve epike shqiptare, Dervish Shaqja. Buzagazi dhe zemra qe rrihte ne kenge, fshihte dramen e jetes se ketij rapsodi te madh, zemra e te cilit u zhurit per ta pare nje here te lire Kosoven e tij te dashur. Skenari u shkruajt nga poeti Hamit Aliaj dhe Ilir Baçpapaj, operator Bledi Mandia.
- Viti 1995........... Ralizon si regjisor Ciklin “Studio Binokel” me skenarist gazetarin Petro Lati, ku nepermjet kombinimit te studios me filmime te reja dhe materiale arkivore, percillen vlera artistike e kulturore si dhe historia per figura te njohura te jetes shqiptare dhe te huaj. Te tilla jane krijimtaria artistike ne vepren e Eduard Lirit shkrime dhe piktura nga Shqiperia. Ne nje trajtim tjeter te veçante flitet per figuren e Fan Nolit si personalitet, patriot, demokrat, dijetar me interesa te gjera dhe kontribuese ne historine dhe kulturen tone kombetare. Po ashtu ne nje trajtim tjeter serish me vete, flitet per jeten e Artistit te Popullit Mihal Popi, ku vleresohet kontributi i aktorit te madh ne fushen e teatrit tone dhe dalin ne pah aftesite e tij si aktor ne role te shumta qe ai krijoi ne vite. Operatore Ilir Kasneci dhe Gasper Shllaku.
- Viti 1995.......... Realizon portretin “Homazh per Profesor Mahir Domi” me skenar te gazetarit Petro Lati. Ne film jepet jeta dhe vepra e studiuesit te madh siç ishte Prof. Domi ne dobi te kultures dhe gjuhesise shqiptare.
- Viti 1996 ......... Realizon filmin dokumentar “Biografi e vrare me plumba” ku Teliti ka shkruar skenarin. Operator Bledar Mandia. Filmi tregon historine e jetes se nacionalistit Beçe Turani nga zona e Korçs, vuajtjet dhe perndjekjet e familjes se tij nga regjimi i diktatures komuniste ne Shqiperi. Filmi evidenton vlerat atdhetare dhe dinjitetin e kesaj figure patriotike.
- Viti 1996.......... Realizon filmin dokumentar “Engjejt e paqes” kushtuar klerikut Hafiz Ali Korça. Eshte bashkeskenarist me gazetaren Enkelejda Çaushi. Operator I. Kasneci dhe B. Mandia. Filmi ben fjale per nje figure te nderuar patriotike te nje kleriku mysliman qe punoi gjithe jeten per Shqiperine dhe vetem pas 50 vitesh rizgjohet vepra e tij. Njihemi me peripecite e jetes se ketij kleriku dhe te familjes se tij qe e bejne te veçante filmin ne llojin e vet. Vuajtjet e tyre jane amaneti qe s’duhet t’i harrojne te gjallet e sotem qe e kaluara plot me pasoja te erreta, te mos perseritet kurre!
- Viti 1996......... Realizon filmin dokumentar “Rauf Fico, diplomati i pare shqiptar “ me skenar te gazetarit Ndue Ukcama, operator I. Kasneci dhe B. Mandia. Filmi flet per figuren e nje njeriu dhe shqiptari model, deputet i kohes se Monarkise shqiptare, diplomat dhe patriot i kulluar qe i kishte shoket te rralle midis politikaneve shqiptare ne vitet 1930 e me tej. Per here te pare filmi analizon jeten dhe kontributin e tij diplomatik ne dobi te çeshtjes shqiptare dhe mardheniet e tij me diplomatet e huaj ne Kancelarite Europiane.
- Viti 1998 – 1999....Realizon Ciklin televiziv gjithevjetor “Telajo dhe Bocete” bashke me gazetaren Enkelejda Çaushi, realizuar ne mini dokumentare qe i bejne jehone krijimtarise artistike dhe arritjeve te piktoreve dhe skulptoreve me te mire shqiptare, te tradites dhe moderne si O. Paskali, S. Kaceli, A. Buza, K. Rama, Sh. Haderi, M. Dhrami, Th. Dhamo, V. Nini, N. Thana, S. Shijaku, F. Haxhiu, B. Ahmeti, S. Kamberi etj etj.
- Viti 1999........ Realizon filmin “Danimarke – Avokati i Popullit” xhiruar ne Danimarke. Ky film parapriu dhe prezantoi krijimin e Institucionit te Avokatit te Popullit ne Shqiperi per here te pare, mbeshtetur ne pervojen daneze. Skenariste jane gazetaret Shyqyri Skenderaj, Armela Imeraj dhe operator Besnik Shima.
- Viti 2000.........Realizon filmin dokumentar”Na duhet nje Niagare” ku Teliti ka shkruar edhe skenarin e filmit,i cili tronditi me forcen e shprehjes se nje realiteti dhe per vertetesine e tij,qe lidhen si nje ure njerezore shqiptaret e Kanadase me ata te vendit ame. Jepet jeta dhe rrugetimi i tyre neper vite,perpjekja per te arritur suksese duke u integruar ne jeten kanadeze. Filmi u transmetua dhe u ritransmetua disa here radhazi,sepse pati kerkesa nga publiku,ne Televizionin Shqiptar,duke e ndjekur me nje interesim te jashtezakonshem.Pati nje jehone te gjate ne memorien shqiptare per vlerat njerezore qe solli ne ekranin shqiptar. Metafora e filmit eshte dridheruese. Producente te filmit jane vellezerit Ilir dhe Artur Lena. Operator Gavrosh Haxhihyseni.
- Viti 2000........Realizon Ciklin televiziv gjithperfshires enciklopedik “Panorama” ku u trajtuan problematika te ndryshme te jetes shqiptare e me tej, me nje larmi te veçante tematike ne fushe te kultures, arsimit, historise, sportit etj. Nje ditar plot te dhena informative dhe kuriozitete nga gjithe keto fusha. Skenariste eshte gazetarja Enkelejda Çaushi.
- Viti 2001.......Realizon filmin dokumentar”O kenge jeho!”me rastin e 45 vjetorit te Festivalit te Kenges ne RTVSH. Ne film jepet historiku i rrugetimit te kenges se muzikes se lehte shqiptare ne vite dhe i behet homazh artisteve te muzikes shqiptare qe nuk jetojne me. Skenari u shkrua nga gazetari Agron Çobani, operator Besnik Shima.
- Viti 2001.......Realizon filmin dokumentar “Kurre nuk eshte vone” me skenar te gazetarit Agron Çobani,ku flitet per jeten e panjohur dhe historine e punes se intelektualit dhe drejtorit te pare te Radio Tiranes, Gjergj Bubani.Jepet drama njerezore dhe sfondi shoqeror kur ai drejtoi ate Radio,gjithashtu perkujtimi dhe respekti per punen dhe emrin e tij eshte gjeja me e paket qe duhet te beje shoqeria e sotme shqiptare. Operatore Gasper Shllaku dhe Fatmir Leli.
- Viti 2001.......Realizon filmin dokumentar”Nje jete ne kerkim”ku Teliti ka shkruar edhe skenarin e filmit. Ky film i kushtohet figures se inxhinierit gjeolog Neim Çavani,ku herojt e vertete e te pafjale,gjeologet, permes sakrificave, larg rehatise dhe ngrohtesise familjare,kerkojne minerale maleve te Shqiperise. Permes jetes dhe vepres se heroit te filmit,gjeologut Neim Çavani,dalin puna dhe sakrificat e medha te armates se gjeologeve shqiptare ne vite. Operatore jane Besnik Shima dhe Ylli Agovi.
- Viti 2002......Realizon filmin dokumentar”Do te kthehem shpejt” ku Teliti eshte bashkeskenarist me piktorin Abaz Hado. Ky film ben fjale per jeten dhe vepren e piktorit shqiptar Artur Muharremi,te cilin kushtet ekonomike e detyruan te largohet nga atdheu dhe te emigroje ne Greqi. Ketu ai do te perballet me dramen e jetes se tij,ashtu si çdo emigrant tjeter ne fillimet e veta. Talenti dhe puna kembengulese bejne qe piktori te gjeje vetveten ne shtetin helen,por edhe malli qe ka per Shqiperine e therret here pas here te kthehet e te hape ekspozita vetiake shume te veçanta ne atdhe. Operator eshte Vladimir Dango.
- Viti 2002......Realizon “Mon Amur” nje portret kolektiv,ne mirenjohje te intelektualeve shqiptare qe studiuan ne France,para dhe pas viteve 1944. Autor i skenarit eshte gazetari Petro Lati dhe operator Ilir Kasneci.
- Viti 2002 .....Realizon Ciklin televiziv me dokumentare”Vite pa fund” kushtuar figurave emblematike te letersise dhe artit shqiptar si Migjeni,Dritero Agolli,Mustafa Krantja,Vath Koreshi,Pjeter Gaci dhe çifti Dhorke e Dhimiter Orgocka. Skenaret u shkruan nga gazetari Petro Lati,te konceptuara qe per secilen figure te kishte nje film me vete kombinuar me biseden ne studio te Zerina Kukes me familjare dhe te ftuar, miq te profesionit qe i kane njohur dhe punuar me ta. Me xhirimet filmike dhe faktet e deshmite e panjohura me pare rreth aktivitetit dhe punes se tyre krijuese,ky Cikel solli nje informacion te ri plot emocion ne transmetimet televizive shqiptare. Operatore Besnik Shima,Ilir Kasneci,Bledar Mandia.
- Viti 2003......Realizon filmin dokumentar “Dy festat e nje teatri” me rastin e 50 vjetorit te krijimit te Teatrit profesionist “Aleksander Moisiu” Durres dhe premieres se re te kesaj trupe me titull “Nemesis” te autores Diana Çuli per kete event. Operator Valter Qarri.
- Viti 2003.......Realizon filmin dokumentar “Tinka” me skenar te regjisorit Teliti dhe gazetarit Agron Çobani. Filmi i kushtohet jetes dhe vepres se aktores se madhe Tinka Kurti, Artiste e Popullit, Nderi i Kombit e plot tituj te tjere. Nje premiere e jashtezakonshme shfaqja e filmit te regjisorit Teliti ne ekranin e TVSH-se dhe po ashtu ne sallen e kinema “Millenium 2” per diven e skenes dhe te ekranit shqiptar. Nje elokuence e rralle, e gjalle e aktoreve dhe regjisoreve qe dhane kujtimet per Tinken, ishin ngjyrat e mozaikut verbues te interpretimit qe kishte vetem nje emer: Tinka Kurti! Operator Besnik Shima dhe op.zeri Bashkim Balla. Filmi u shfaq premiere me sukses te madh ne kinema “Millenium 2” ne Tirane dhe po me aq sukses te madh ne Toronto te Kanadase.
- Viti 2004.......Realizon filmin dokumentar “Besa e Jahjait”me skenar te poetit Xhevahir Spahiu. Ky film i kushtohet jetes dhe vepres se ndertuesit e atdhetarit Jahja Satka,qe kishte emigruar ne Turqi para viteve 1940. Malli i madh dhe deshira e zjarrte per te bere diçka per vendin e tij nuk u realizuan kurre,sepse regjimi i diktatures ne Shqiperi,nuk pranonte ndihma nga jashte edhe pse ai qe donte te falte nga pasuria e vet ishte shqiptar nder me te suksesshmit ne Stamboll e mbare Turqine. Ne film jepet drama dhe malli i Jahja Satkes per te pare njerezit e zemres dhe vendlindjen e tij te dashur e te paharruar,fshatin Radesh ne Skrapar. Operator Besnik Shima. Filmi u shfaq me sukses te plote premiere ne kinema Millenium 2 dhe po ashtu ne ekranin e TVSH-se.
- Viti 2004.....Realizon filmin dokumentar”Midis helmit dhe dafines”ku regjisori Teliti ka shkruar edhe skenarin e ketij filmi, i cili i kushtohet jetes dhe fuqise aktoreske te artistit te madh Mirush Kabashi,fitues i çmimit nderkombetar “Sfinksi i Arte”ne festivalin boteror te teatrove ne Kajro te Egjiptit ne vitin 1997. Ne film jepet rrugetimi i “Apollogjise se Sokratit”,nen interpretimin e Kabashit neper skenat e shumta shqiptare dhe te huaja. Nje rruge e jashtezakonshme suksesi deshmuar nga shikues te shumte vendas dhe te huaj,por dhe nga profesioniste kalibri te teatrit bashkekohor boteror,qe ndoqen interpretimin e M.Kabashit. Premiera e filmit u shfaq me sukses te plote ne Sallan e Teatrit Kombetar me rastin e 60 vjetorit te lindjes se aktorit Kabashi. Operator Genc Resuli.
- Viti 2004......Realizon tregimin filmik “Ura” ku i jep fryme dhe jete historise se nje objekti te gurte siç eshte Ura e Tabakeve ne Tirane. Autor i skenarit eshte regjisori Teliti. Cila eshte historia e ndertimit te kesaj ure? Pse mban kete emer? Puna e jashtezakonshme qe behet per restaurimin e saj,fjala e historianeve dhe specialisteve mbi rendesine dhe vlerat e kesaj ure ne ndertimtarine shqiptare,traditat dhe vlerat turistike te saj ne qender te kryeqytetit etj,te gjitha shpjegohen ne kete tregim filmik,qe eshte vete portreti i kesaj ure te veçante. Vete fjala ure ka nje domethenie te madhe dhe metafora qe perdoret ne film i jep kuptimin e vertete si nje gjetje artistike. Operatore jane Fatmir Halipaj dhe Naim Hoxha.
- Viti 2005.......Realizon filmin dokumentar”Neser jam aty” qe i kushtohet biznesmenit te suksesshem te kompanise “Floryhen” Sami Gjergji. Filmi percjell rrugen e rritjes se nje biznesi dhe aftesite individuale te S.Gjergjit per te njohur tregun privat e per te marre pjese suksesshem ne te. Skenari eshte shkruar nga poeti Demir Gjergji dhe Operator F.Halipaj.
- Viti 2005.......Realizon filmin dokumentar “Karafilat e keputur” ku regjisori Teliti eshte dhe autori i skenarit. Ky eshte nje film per jeten e djalit nga Saranda,Florion Sotiri,qe studionte ne Itali per biznes me rezultate te shkelqyera,por qe dora barbare e krimit ia nderpreu jeten ne lulen e rinise. Ne film jepet drama e familjes Sotiri, si e perjetuan ata lajmin e kobeshem dhe si e mbushin hapsiren e mallit ne zemer kur kujtesa ua sjell prane dashurine per djalin e dashur,qe s’e kane me ne mezin e tyre. Operator eshte Erin Teliti.
- Viti 2007..... Realizon filmin dokumentar “Humanisti- Zef Kolombi” ku regjisori Teliti eshte dhe autori i skenarit te filmit, i cili paraqet jeten dhe vepren e piktorit humanist Zef Kolombi,qe aq shume i donte njerezit dhe vendin e tij Shqiperine.Po aq shume dashuronte artin e tij te piktures. I fali asaj gjithshka nga zemra prej artisti. Premiera e filmit u shfaq me sukses te plote ne kinema “Republika” te qytetit te Shkodres organizuar nga Bashkia e ketij qyteti. Po me aq sukses u shfaq edhe ne ekranin e Televizionit Shqiptar.
- Viti 2007......Realizon filmin dokumentar “Nje ze i veçante ne kinematografine shqiptare” kushtuar Artistit te Popullit, regjisorit Viktor Gjika. Autori i skenarit eshte regjisori Teliti nepermjet te cilit sjell ne ekran ikonen e filmit shqiptar Viktor Gjika. Eshte nje ecje e gjate neper vite qe nga femijeria, rinia, vitet e studimit ne Institutin VGIG ne Moske e deri ne sheshet e xhirimit ne Shqiperi ku Gjika ka xhiruar filmat e tij. Te gjitha vijne me gjuhen e filmit perpara syrit te spektatorit. Nje jete e bukur ,terheqese, pasionante ne pune,qe dinte ta bente vetem nje artist i kalibrit si Viktor Gjika. Nje emer embleme ne historine e kinematografise shqiptare. Operator eshte Gasper Shllaku.Premiera e filmit u dha me shume sukses ne sallen e Teatrit Kombetar,me rastin e dites se lindjes te regjisorit Gjika. Po keshtu me mjaft interes u ndoq transmetimi i filmit nga publiku ne ekranin e Televizionit Shqiptar.
- Viti 2007.......Realizon filmin dokumentar “Ti je vete orkestra” ku autor i skenarit eshte regjisori Teliti.Ne kete film ai flet per fuqine e individit, artistit te ngjyrave, Piktorit te Popullit Hasan Nallbani. Nje jete mes ngjyrave me penel duke krijuar realitete dhe personazhe te paharruara,mbresa te pashlyera nga studentet e tij. Ne film jepet bota figurative e larmishme e piktorit Nallbani. Veçanerisht jane mbreselenese pikturat e tij pas viteve 1990. Ai eshte nje perçues kembengules i pervojes se tij teorike tek studentet,duke u krijuar atyre hapsira lirie ne krijimtarine e tyre. Operator eshte Nebi Duro.
- Viti 2008.......Realizon filmin dokumentar “Gjembat e flakeve dhembin” me bashkeautor skenari ish te burgosurin politik Tomorr Aliko. Eshte nje film trondites per deshmite dhe faktet e panjohura qe sjell, jo vetem nga burime te informacionit zyrtar, por edhe nga fjala e gjalle e atyre te burgosurve te pafajshem qe u denuan ne burgjet e tmerrshme komuniste nga Gjygjet Speciale te mbajtura ne vitet pas çlirimit. Te denuar pa fund, emra, burgje ,tortura, familje te perndjekura,kampe internimesh etj. Gjithshka e rende dhe e erret por qe dominohet nga e verteta dhe shpresa se krimet mund te fshihen perkohesisht,por jo perjetesisht. Filmi pershkohet tej e tej nga mesazhi njerezor plot drite se asgje nuk duhet harruar nga bemat e diktatures qe e kaluara te mos perseritet kurre, qofte edhe ne forma me te sofistikuara. Operator Gavrosh Haxhihyseni.
- Viti 2008......Realizon filmin dokumentar”Dukagjini turistik”. Autor i skenarit eshte regjisori Teliti. Ky film eshte nje guide turistike neper bukurite e rralla te Alpeve shqiptare. Zona e Dukagjinit ofron gjithcka per turizm, si mikepritjen shqiptare, traditat kulturore, te gatimit, ajrin e paster, ujin, malet, pyjet, blegtorine etj. Gjithshka qe e mahnit vizitorin vendas apo te huaj. Operator eshte Erin Teliti.
- Viti 2008..... Realizon filmin dokumentar “Emblema historike e nje sheshi” autor i skenarit eshte regjisori Teliti. Nepermjet ketij filmi futesh ne zemer te muzeut Historik Kombetar, per t’u shperndare me tej ne trup te tij. Ne muze zberthehet historia qe nga fillesat me te hereshme te popullsise shqiptare me germimet arkeologjike, e deri ne ditet tona. Nje guide e rralle per te gjithe, qe ta ndjekin nga shtepite e tyre historine e popullit shqiptar. Operator Nebi Duro.
- Viti 2009.....Realizon filmin dokumentar “Imazhe brezash ne kujtese” autor i skenarit eshte regjisori Teliti. Ky film i kushtohet nje artisti te madh te kameras, i cili u takon atyre njerezve qe flasin vazhdimisht per te tjeret e kurre per veten e tyre. Eshte operatori Faruk Basha. Gjithe jeten i rritur me filmin dhe dashuri per te. Operator Nebi Duro.
- Viti 2009.....Realizon filmin dokumentar “Midis dy dasmave” autor i skenarit eshte regjisori Teliti. Ky film i kushtohet ushtarit te UÇK-se, Deshmorit te Kombit Indrit Cara. Filmi transmeton vlera njerezore dhe edukative duke himnizuar shpirtin e paster njerezor, trimerine dhe traditat me te mira te popullit shqiptar, dasmen e madhe te luftes se popullit te Kosoves, per te fituar lirine dhe dasmen e tij njerezore qe heroi nuk arriti ta beje kurre. Operator eshte Erin Teliti. Premiera u dha me shume sukses ne Kinema Millenium 2 ne Tirane dhe po ashtu ne Prishtine.
- Viti 2010.....Realizon filmin dokumentar “Shtepia ku takohen ata” autor i skenarit eshte regjisori Teliti. Filmi futet ne zemer te Galerise Kombetare te Arteve per te njohur emrat dhe veprat e piktoreve te tradites dhe te sotmit. Tregon historikun e kesaj Galerie dhe vlerat e shumta artistike qe e bejne vertet nje institucion te rendesishem dhe te veçante ku ruhen veprat artistike me te bukura te piktoreve dhe skulptoreve tane, por dhe te huaj. Opereator Vladimir Dango.
- Viti 2011.....Realizon filmin dokumentar “Ngjyrat nuk bertasin” autori i skenarit regjisori Teliti. Filmi tregon jeten dhe dramen e piktorit Bexhet Pulleja ne ditet e sotme, jete qe shtrihet ne dy periudha, para dhe pas viteve 90. Nje piktor ne tranzicion ka plot gjera per te thene e per te bere. Nje piktor qe e mbush vepren e tij me pikturen origjinale realiste me nje skrupulozitet te habitshem, me ngjyrat qe flasin aq bukur ne secilen veper. Operator eshte Erin Teliti.
- Viti 2012.....Realizon filmin dokumentar “Duam te jemi veç shqiptare.” Nje trajtim historiko kulturor per Vilajetin e Shkodres, me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise. Me skenar te historianit Dritan Egro, realizohet nje guide historike neper te gjitha trevat qe perfshinte ky Vilajet. Ne rrugetim e siper njihemi me njerez, ngjarje, dokumenta, ushtarake qe bene luftra, zakone dhe tradita te krahinave e gjithshka mbreselenese e atdhetare qe dha kontributin e vet ne shpalljen e Pavaresise. Operator Nebi Duro.
- Viti 2014.....Realizon filmin dokumentar “Sa kam shpirt kam shprese” autor i skenarit eshte regjisori Teliti. Filmi i kushtohet patriotit dhe mjekut te shquar doktor Jani Basho. Shembull i njeriut model, i mjekut te talentuar qe rralle i vjen mjekesise shqiptare. Mjeku personal i Mbretit Zog, Drejtor i Pergjithshem i Spitalit Ushtarak ne vitet 1930, Drejtor i Maternitetit ne vitet 1950, pedagog etj. Me nderhyrjen e tij u ndertuan Spitalet 1 dhe 2 ne Tirane, ne vitet 1932 – 1933. Ne film jepen dokumenta dhe deshmi te gjalla te njerezve qe e kane njohur dhe kane punuar me te. Premiera u dha me shume sukses ne Kinema Milenium 2 ne Tirane dhe po ashtu ne ekranin e RTSH-se. Operator Erin Teliti.
- Viti 2015.....Realizon filmin dokumentar “Loti i Arlekinit” ku regjisori Teliti eshte dhe autor i skenarit qe i kushtohet piktorit Alush Shima, Mjeshter i Madh. Filmi zberthen figuren e Shimes nga femijeria deri ne ditet tona. Veprat qe piktori realizoi ne vitet e diktatures, fshehurazi, tregojne bindjen e tij per nje art tjeter ne kundershtim me artin e realizmit socialist qe ishte ne Shqiperi. Eshte piktori qe rrezikoi shume per te ndjekur lirine e tij krijuese ne ato vite te frikeshme. Tabloja tjeter e filmit eshte prezantimi dh suksesi i Shimes si piktor i madh ne bote. Operator eshte Erin Teliti.
- Viti 2016....... Realizon filmin dokumentar “Mrekullia” ku regjisori Teliti ka shkruar edhe skenarin,i cili paraqet skena plot vuajtje e dhimbje te asaj shtrese te shoqerise ne Shqiperi qe jane te denuar nga fati me varferi e te mos gezojne kurre. Njerez te tjere te mire ka kudo dhe per familjen Baça, shpetimtare behet Organizata Kulturore “Gruaja”, e cila i nderton dhe mobilon nje shtepi teresisht te re falas. Operator Arben Musa.
- Viti 2016......Realizon fimin dokumentar “Pritja” ku regjisori Teliti ka shkruar edhe skenarin e ketij filmi ne te cilin jepet jeta dhe drama e nje familje fshatare ne Krrabe te qytetit te Tiranes mbytur nga hallet dhe mjerimi. Ata presin ne varferine e tyre te behet diçka me ta, ndoshta Zoti nuk i ka harruar apo dikush tjeter do te vere doren ne zemer per ta. Ata presin,presin se jane te pafuqishem per ta mposhtur skamjen e per ta ndryshuar jeten e tyre. Operator A.Musa.
- Viti 2017.......Realizon filmin dokumentar “E rralle, shpirt njeriu” ku regjisori Teliti ka shkruar edhe skenarin e filmit qe na njeh me dramen e dhimbeshme te nje nene,e cila ka nje femije te semure me autizem. Forca njerezore dhe heroizmi i kesaj nene e bejne ate qe ta perballoje dhimbjen e madhe dhe t’i qendroje prane djalit duke i sherbyer me devotshmeri me shpresen se nje dite do te behet si femijet e tjere apo...Filmi ka vlera njohese dhe fuqi te pashterur edukative qe te bejne te mendosh se miresia e shpirtit tek njeriu nuk ka fund. Operator A.Musa.
- Viti 2017......Realizon filmin dokumentar “Fuqia e fjales se lire”. Ne kete film regjisori Teliti ka shkruar edhe skenarin, i cili ben fjale per radion “Kontakt”si radio e pare private ne Shqiperi krijuar ne vitin 1997-te e qe solli fuqine e fjales se degjuesve te saj duke u bere nje ze i forte opozitar ne realitetin e atij viti por edhe ne vazhdim. Kontakti me degjuesit dhe liria e gazetareve te saj ne trajtimin e problematikave te kohes e bejne edhe sot radio “Kontakt”-in me te degjuaren dhe me te dashuren per publikun e gjere, gjate 20 viteve te krijimit te saj. Operator Arben Musa.
EKSPERIECA NE PUNE DHE ÇMIMET - VLERESIMET
Redakto- Viti 1969 – 1972 Kryen studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve (sot Akademia e Larte e Arteve) per Aktor, ne degen e drames.
- Viti 1972 ............ Punon si regjisor ne Radio Televizionin Shqiptar
- Viti 1974............. Bashke drejton Festivalin e 13 te kenges ne RTSH
- Viti 1974............ Bashke drejton spektaklin e Pare televiziv shqiptar “Fituesja e Fitueseve”
- Viti 1975 – 1976... Perfundon Kursin e Larte per Regjisure filmi prane Akademise se Larte te Arteve dhe Kinostudios “Shqiperia e Re”
- Viti 1982........... Shpallet fitues i Cmimit Kombetar Aleksander Moisiu, si “regjisori me i mire” per Ciklin televiziv “Nje kronike nje teme”
- Viti 1984............ Fiton Cmimin e Pare ne Konkursin Kombetar per gazetarine, me filmin dokumentar “40 vjetori i çlirimit te Tiranes”
- Viti 1989.............. Fiton Cmimin e Dyte ne Festivalin e 8 te Filmit shqiptar, si regjisor per filmin dokumnetar “Viktor Eftimiu”
- Viti 1994.............. Ndjek Kursin e specializimit per Regjisure filmi ne Ankara, Turqi prane TRT(Radio Televizioni Turk)
- Viti 2000............... Nderohet me Cmimin “Antena e Arte”me rastin e 40 Vjetorit te krijimit te Televizionit Shqiptar, “si regjisori me i mire...”
- Viti 2004............... Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar i jep z. Esat Teliti “Diplome Olimpike per realizimin me virtuozitet artistik te Videoklipit Hymn, kushtuar peshengritesit te shquar Aleksander Kondo, model i sportistit bashkekohor”
- Viti 2005............... I jepet Certifikate per bashkepunimin e suksesshem me Telvizionin OMN1 ne Kanada, per programin Pasqyra Shqiptare.
- Viti 2006............... Anetar Nderi i Shoqates Tomorri “Per pune te çmuar ne ndriçimin dhe lartesimin e vlerave te gjithaneshme te viseve te Tomorrit, per frymen e vellazerimit mbareshqiptar”
- Viti 2007............... Fiton Cmimin- Porterti i vitit 2007- si regjisor per filmin dokumentar me te mire-“ Nje ze i veçante ne Kinematografine shqiptare”, kushtuar Artistit te Popullit Viktor Gjika
- Viti 2012............... Nderohet nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshter i Madh” - “ si regjisor dhe aktor i mirenjohur i Kinemase dhe Televizionit Shqiptar, Autor i shume filmave artistike e dokumentare, i cili u be nje ndër krijuesit me te suksesshem dhe me prodhimtare, me nivel te larte artistik dhe individualitet te veçante”
- Viti 2012............... Nderohet nga Bashkia Kavaje me titullin Mirenjohje e Qytetit “Per Kontribut te Shquar ne fushen e artit, kultures dhe kinematografise”
- Viti 2014............... Shpallet fitues i Festivalit te 12 Nderkombetar Imazh and Media, “si regjisor per Imazhin me te mire shqiptar te vitit 2014 ”
- Viti 1992 – 2016... Punon si regjisor prane Departamentit te Kultures ne Televizionin Shqiptar
- Viti 2002 – vazhdim Bashkepunon si gazetar me programin Pasqyra Shqiptare te Televizionit OMN1 ne Toronto, Kanada
- Viti 2016 – vazhdim Regjisor ne profesion te lire