Et’hem Ruka

politikan shqiptar
This is the stable version, checked on 28 janar 2023. 8 pending changes await review.

Et’hem Ruka (Turan, 8 dhjetor 1947) ka qenë pedagog, deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe ministër i shtetit tonë shqiptar.

Et'hem Ruka
Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Në detyrë
25 korrik, 1997 – 3 maj, 1976
Paraprirë ngaMyqerem Tafaj
Pasuar ngaBen Blushi
Ministër i Mjedisit
Në detyrë
6 shtator 2001 – 29 janar, 2009
Paraprirë nga-
Pasuar ngaLufter Xhuveli
Të dhëna vetjake
U lind më8 dhjetor 1947
Turan, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar

Biografia

Redakto

Prof Dr. Ethem Ruka kështë lindur në Turan të Tepelenës, më 8 dhjetor 1947. Ai është profesor në Biologji dhe mban leksione qysh prej vitit 1971 e deri më sot. Profesor Ruka ka një karrierë të pasur e të gjatë akademike e politike. Karreira e tij profesionale ka prekur të gjitha nivelet e arsimit, si mësues, profesor universiteti dhe Ministër Arsimi. Profesor Ruka ka një kontriburt të qenësishimë në fushën e kërkimit shkencore dhe atij botues. Ai ka shkruar mbi 110 tekste mësimore dhe ka përshatur më shumë se 15 botime, duke u bërë autori kryesor i përçimit të kulturës biologjike gjatë dyzet viteve të fundit për arsimin parauniversitar. Profesor Ruka ka një aktivitet të gjërë botues për publikun shqipatar dhe një numër të madh artikujsh për çështje shkencore, sociale e politike në shtypin shqiptar dhe atë të huaj.

  	Prof. Dr. Ethem Ruka ka, gjithashtu një karrierë politike të sukseshme. Për gati 25  vite ai ka qenë në forumet më të larta drejtuese të Partisëë Socialiste, ka qenë 17 vite deputet i saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe katër herë ministër në  vitet 1997-2005. 


KARRIERA PROFESIONALE E POLITIKE

• 1961-1965 ka studiuar në shkollën Pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër, • 1965-1966, ka punuar mësues në shkollën 7-vjeçare Dukaj, Tepelenë. • 1966-1967 ka punuar si instruktor për punën me pionierët në Komitetin e Rinisë në Tepelenë, • 1967-1971 studioi për biologji-kimi në Fakultetin e Shkencave Natyrore pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, • 1971-1978 ka punuar si pedagog në Katedrën e Zoologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universiteit Shtetëror të Tiranës, • 1978-1983 kryen studime pasuniversitare në Paris (Francë) në Laboratorin e Fiziologjisë së Krahasuar pranë Universitetit “Pierre et Marie Curie”, • 1983-1992 punon në Fakultetit e Shkencave të Natyrës si lektor dhe përgjegjës i Katedrës së Fiziologjisë Shtazore e Biokimisë pranë Universitetit të Tiranës, • 1992-2005 deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, • 2005-2009 rikthehet si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (Universiteti i Tiranës), • 2009-2013 vazhdon përsëri deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. • Në vitet 2013-2017 qëndroi në profesion të lirë, • 2017 e der mw sot punon si Rektor i Universitetit Jopublik “Luarasi” në Tiranë.

FUNKSIONE TË LARTA EKZEKUTIVE

• Minister i Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës (1997-2001), • Ministri i parë i Mjedisit (2001-2002) • Minister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit (2002-2003 ) • Ministër i Mjedisit (2003-2005).

AKTIVITETI KËRKIMOR-SHKENCOR

• Sistematika e Odonatave (pilivesave) të Shqipërisë, • Venia në punë për herë të parë e kokulturave të indit dhjamor të miut winstar dhe ganglioneve simpatike të embrionit të pulës, Paris Francë (1978), • Ontogjeneza e Sistemit Reninë-Angiotenisnë te miu Winstar (1980-1983), Paris, France. • Sistemin Reninë-Angiotensinë–Aldosteron në subjektet diabetike me hipertension pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. • Ka udhëhequr kërkime shkencore në fushën e mjeksisë së personalizuar dhe farmakogjentikës. • Ka botuar një sërë artikujsh shkencor në revista vëndase dhe të huaja, • Ka kryer specilizime në Francë, Holandë, Itali dhe Greqi.

GRADA DHE TITUJ SHKENCORË

• Diplomë të Studimeve të Thelluara (DEA), Paris (1989), • Gradan Doktor i Ciklit të Tretë në Universitetin “Pierre et Marie Curie” , Paris (1983), • Kandidat i shkencave në Tiranë (1993), • Docent në Universitetin Shtetëror të Tiranës (1988), • Doktor i Shkencave në Tiranë (1988), • Profesor Doktor në Biologji (1994).

AKTIVITETI BOTUES

Arsimi parauniversitar:

• 110 botime shkollore për arsimin parauniversitar si autor dhe bashkëautor. • 15 botime të përshtatura për arsimin parauniversitar. • Disa botime në ndihmë të mësuesve të biologjisë, • Disa botime biologjike ndihmëse për nxenësit e sistemit arsimor parauniversitar.

Arsimi i lartë universitar:

• Fiziologjia e gjallesave shtazore, (2001), • Fiziologjia e gjallesave shtazore, Ribotim (2006) • Udhëzues i punëve laboratorike të fiziologjisë së gjallesave shtazore, (1991), • Biologjia shkenca e jetës, (2017)

Botime për publikun:

• Të fshehtat e trurit (1978) • Për shëndetin tuaj (1988) • Truri kryevepra e natyrës (1996) • Klonimi, dilema midis vdekjes dhe perjetësisë” (1999) • Fjalori i biologjisë: 2200 terma (1999) • The creation of democratic climate and promotion of tolerance: the rol of intellectuals, in Barjaba K. (ed) 2002, Founding election in albania, Edition Sigma, Berlin • Skllevër apo zotët të gjeneve tona: revolucion biomjekësor (2003) • Aproximating the albanian educational system to european standards. In Monitoring albanian’s path to eropean integration. Volume II Friedrich-Ebert-Stiftung, Office Tirana (2004), • Transhumanizmi: përtej njeriut (2021) • Rikthim në vendlindje (2021).


ANGAZHIME TË TJERA PROFESINALE

• Drejtues i Grupit të Programeve të Biologjisë për arsimin parauniversitar (1985-1992), • Kryetari Komisionit për Mbrojtjen e Doktoratave në lëmin e Biologjisë, Universiteti i Tiranës (1985-1990), • Anëtar i Komisionit të Lartë të Atestimit për dhënien e titujve dhe gradave shkencore (1985-1992), • Kryetar i Komisionit të Lartë të Atestimit (1997-2000), • kryetar i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s (1997-2000), • Anëtar i Bordit të Programit UNDP (Programi për Zhvillimin e Arsimit) (1998-2000).

ANGAZHIME TË TJERA POLITIKE

• Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste në vitin 1992-2009, • Sekretar i Partisë Socialiste për burimet njerëzore, • Anëtar i Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Shkencës (1993-1996), • Anëtar i delegacionit shqiptar në Këshilin e Europës dhe Anëtar i Komisionit të Ligjeve e të Drejtave të njeriut në këtë Këshill (1994-1996), • Anëtar i Komisionit Parlamentar të Arsimit shkencës, Kulturës dhe Sporteve (2002), • Kryetar i Delegacionit Parlamentar në Asamblenë Parlamentare të OSBE (2002), • Kryetar i Komisionit Parlamentar të Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë (2009-20013).