Eurodoc
Eurodoc është federatë evropiane e shoqatave kombëtare të hulumtuesve të rinj të cilët momentalisht janë duke e ndjekur doktoraturën e tyre (kandidatë për doktoraturë ose hulumtues në fazat e hershme) ose ata doktorë shkencash që janë në vitin e parë të karrierës së tyre hulumtuese të pas-doktoraturës (kryesisht hulumtuesit e pas-doktoraturës, të punësuar përkohësisht).
Logo | |
Selia | Bruksel, Belgjikë |
Themeluar më | 2005 (2002) |
Anëtarë | 32 organizata kombëtare |
Gjuha e punës | Anglisht |
Kryetar | Margaux Kersschot, Belgjikë |
Ueb-faqja | http://eurodoc.net/ |
Si organizatë joprofitabile, Eurodoc e mbikëqyr situatën e hulumtuesve të rinj në Evropë duke i marrë parasysh disa parametra (p.sh. mobiliteti, kushtet e punës, rrugët e karrierës, mbikëqyrja e doktoraturës, dhe trajnimi).
Eurodoc jep deklarata për politikat dhe ofron rekomandime për institucionet akademike, qeveritare dhe ndërmarrjet për çështje me rëndësi për hulumtuesit e rinj evropianë (p.sh., Procesi i Bolonjës ose Strategjia e Lisbonës). Në këtë aktivitet, Eurodoc është në kontakt të rregullt me faktorët kryesorë të hulumtimit dhe të politikave për arsim të lartë në Evropë, nga të cilat Drejtoria e përgjithshme për hulumtim (Komisioni Evropian ), dhe Shoqata evropiane e universiteteve.
Çdo vit, në pranverë, Eurodoc mban një konferencë ndërkombëtare për hulumtuesit e rinj. Qëllimi i kësaj konference është të ofrojë një kornizë për hulumtuesit e rinj për t'u takuar me udhëheqësit politikë dhe ekonomikë evropianë dhe për t'u kyçur në diskutim të frytshëm për krijimin e Hapësirës evropiane për hulumtim dhe arsim të lartë.
Hulumtimi Eurodoc I u realizua prej vitit 2005 deri në vitin 2011 dhe e analizon gjendjen momentale të 7561 kandidatëve për doktorë shkencash në dymbëdhjetë vende (Austri, Belgjikë, Hungari, Finlandë, Francë, Gjermani, Holandë, Norvegji, Portugali, Slloveni, Spanjë dhe Suedi). U publikua në shtator të vitit 2011.[1]
Historia
RedaktoNë vitin 2001 disa anëtarë të organizatave kombëtare të hulumtuesve të rinj u takuan në një konferencë që u mbajt në Uppsala, e organizuar nga Suedia në kuadër të presidencës suedeze me Këshillin e Bashkimit Evropian. Ata e konstatuan nevojën urgjenet për të krijuar një organizatë mbarë evropiane për hulumtuesit e rinj dhe e shfrytëzuan rastin për ta inicuar krijimin e një rrjeti të organizatave kombëtare. Duke u bazuar në këto përpjekje, Eurodoc u themelua në Girona në Spanjë më 2 shkurt 2002. Më në fund, Eurodoc u themelua në mënyrë ligjore në vitin 2005 në Bruksel si një organizatë ndërkombëtare joprofitabile.
Në një takim të ministrave përgjegjës për arsimin e lartë në Berlin të vitit 2003, programet e doktoraturës u përmendën për herë të parë në kuadër të Procesit të Bolonjës. Që atëherë, Eurodoc ka luajtur një rol aktiv në seminaret dhe projektet që ndërlidhen mne procesin e Bolonjës. Përfshirja e tij në procesin e Bolonjës formalisht është njohur në vitin 2007, duke ia dhënë statusin formal të "partnerit" nga grupi për ndekjen e Procesit të Bolonjës.
Anëtarët dhe mbikëqyrësit
RedaktoJanë 34 organizata anëtare që i përfaqësojnë hulumtuesit e rinj nga 33 vende të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Këto janë anëtarë që marrin vendime në emër të Eurodoc-ut. Përveç kësaj, kontribut në aktivitetet e Eurodoc-ut poashtu japin mbikëqyrësit si përfaqësues kombëtarë.