Euroshkenca (Euroscience)
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Euroshkenca (Euroscience në anglisht), orgnaizata themeluese e ESOF-it, Forumit të hapur për euroshkencë, është një organizatë pan-evropiane dhe organizatë bazë për përkrahjen dhe promovimin e shkencës dhe të teknologjisë në Evropë. Anëtarë të Euroshkencës janë individë që janë të interesuar për të ndërtuar një Evropë shkencore. Anëtarë të saj janë të gjithë ata që janë të interesuar për hulumtime evropian, qoftë shkencëtarë profesionalë, krijues të politikave, industritë ose anëtarë nga publiku.
Euroshkenca i përfaqëson shkencëtarët evropianë të të gjitha diciplinave (shkencat natyrore, matematika, shkencat mjekësore, inxhinjeria, shkencat shoqërore, humane dhe artet), institucionet e sektorit publik, universitetet, institutet hulumtuese, si dhe bizneset dhe sektori industrial.
Euroshkenca është e hapur për hulumtuesit profesionalë, administratorët shkencorë, krijuesit e politikave, profesorët, doktorantët, post-doktorantët, inxhinjerët, industrialistët, dhe në përgjithësi për çdo qytetar të interesuar në shkencë dhe në teknologji dhe lidhjet e tija me shoqërinë.
Euroshkenca organizon takime të të gjitha madhësive në nivel ndërkombëtar ose rajonal; publikon raporte me rekomandime për veprime; dhe përdorimin e internetit për të diskutuar për shkencën në kuadër të agjendës publike.
Qëllimet
RedaktoEuroshkenca është themeluar në vitin 1997 nga komuniteti hulumtues evropian që:
- të ofrojë një forum të hapur për debat për shkencën dhe teknologjinë dhe politikat hulumtuese në Evropë
- t'i përforcojë lidhjet ndërmjet shkencës dhe shoqërisë
- të kontribuojë për krijimin e një hapësire të integruar për shkencë dhe teknologji në Evropë, duke i lidhur organizatat hulumtuese dhe politikat në nivel kombëtar dhe në nivel të BE-së; përpiqet për një rol më të madh të BE-së në hulumtim dhe
- të ndikojë mbi politikat shkencore dhe të teknologjisë.
Forumi i hapur për euroshkencë
RedaktoEuroshkenca e organizon Forumin e hapur për euroshkencë (ESOF) i cili i bashkon palët e interesuara në shkencën evropiane: shkencëtarët, udhëheqësit e bizneseve dhe krijuesit e politikave. ESOF-i mbahet çdo dy vjet dhe si nikoqir paraqitet ndonjë qytet evropian.rrop
Shih poashtu
RedaktoLidhjet e jashtme
Redakto- Euroscience
- Georgian National Section of Euroscience (ESGNS)
- ESOF2010
- Vienna Science Shuttle ESOF 2010
- ESOF2012
- Science Bus ESOF 2010 Arkivuar 8 maj 2012 tek Wayback Machine