Forumi Rinor i Partisë Demokratike është një organizate politike, shoqërore e te rinjve shqiptare, me prirje politike te qendrës e qendrës se djathte, qe ne partneritet me Partinë Demokratike, mundëson pjesëmarrjen aktive ne tere jetën politike, shoqërore dhe ekonomike te vendit.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike
Ideologjia Konservatorizëm
Bashkëlidhja internacionale Youth of European People's Party, International Youth Democrat Union, European Democrat Students
Prania ne rrjet
Forumi Rinor i Partisë Demokratike

I krijuar në vjeshtën e vitit 1991 nga studentë themelues të Partisë Demokratike e pjesëmarrës aktivë në lëvizjen studentore të dhjetorit ‘90, FRPD është e para organizatë politike rinore e krijuar në skenën e pluralizmit shqiptar, që përfshin në anëtarësinë e tij të rinjtë demokratë nga mosha 16 deri në 35 vjeç.

FRPD udhëhiqet nga parimet e demokracisë, lirisë së fjalës, së mendimit dhe dinjitetit njerëzor.

Për Partinë Demokratike, FRPD përfaqëson një nga strukturat më të rëndësishme të saj, jo vetëm si një qendër e bashkimit dhe organizimit të të rinjve që ndajnë të njëjtat ideale dhe aspirata të qendrës së djathtë, por edhe si një shkollë e përgatitjes së politikanëve të rinj.

Lider i FRPD-së është Belind Këlliçi.