Fadil Paçrami
Fadil Paçrami (Shkodër, 25 maj 1922 - Tiranë, 15 janar 2008) ka qenë nëpunës, ministër dhe dramaturg shqiptar.
Fadil Paçrami | |
---|---|
Ministër i Kulturës dhe Artit | |
Në detyrë 23 qershor, 1965 – 16 mars, 1966 | |
Paraprirë nga | Manush Myftiu (min. i Arsimit dhe Kulturës) |
Pasuar nga | Thoma Deliana (min. i Arsimit dhe Kulturës) |
Kryetar i Kryesisë së Kuvendit | |
Në detyrë 20 nëntor, 1970 – 15 shtator, 1973 | |
Paraprirë nga | Abdyl Këllezi |
Pasuar nga | Iljas Reka[1] |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 25 maj 1922 Shkodër, Principata e Shqipërisë |
Vdiq më | 15 janar 2008 Tiranë, Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Bashkëshortja/et | Violeta |
Biografia
RedaktoLindi në Shkodër më 25 maj 1922. Ndoqi gjimnazin e Shkodrës ndër vitet 1935 - 1938, më 1937 u anëtarësua në Grupin Komunist të Korçës. Studimet e larta i vijoi për mjekësi në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku ndoqi vetëm vitin e parë akademik (1941-'42). Më 1943 u anëtarësua në Partinë Komuniste Shqiptare, dhe po atë vit u emërua anëtar i Komitetit Qarkor të Rinisë në Tiranë. Në shkurt të 1944-ës u zgjodh anëtar i Komitetit të Partisë për Tiranën.
Më 1945 u zgjodh anëtar i sekretariatit të Frontit. Më 1946 - 1947 shërbeu si zëvendësministër i arsimit. Nga janari i 1947 deri në nëntor të 1948 qe drejtor i muzeut arkeologjik. Në nëntor të 1948 deri në 19 qershor 1958 qe kryeredaktor i gazetës "Zëri i Popullit". Nga viti 1952 e deri më 1973 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1958 deri më 15 dhjetor 1960 student në shkollën e partisë në Moskë. Më 1960 - 1965 qe drejtor i propagandës i Komitetit Qendror të PP-së. Më 1965 - 1966 qe ministër i Kulturës dhe Arteve. Më 1966 deri më 11 prill 1973 sekretar i Komitetit të PP-së, ndërkohë më 1970 - 1973 qe edhe kryetar i Kuvendit Popullor.
Shkarkohet nga të gjitha funksionet për liberalizëm, më 26 - 28 qershor 1973 pleniumi i 4-t e përjashtoi nga partia. Iu hoq mandati i deputeti që e kishte nga 1947 dhe nuk pranoi që të jepte llogari para zgjedhësve të tij. Më 15 shtator 1973 Kuvendi Popullor e shkarkoi nga detyra e kryetarit të tij. U arrestua më 20 tetor 1975 si "armik i popullit" dhe u dënua për agjitacion e propagandë, burgimi i tij zgjati deri më 17 mars 1991.[2] Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit dhe në atë të Kosovës së Madhe në afërsi të Elbasanit. U lirua më 17 mars të vitit 1991, dy javë përpara zgjedhjeve të para pluraliste.[3]
Vdiq në Tiranë më 15 janar 2008.[2]
Vepra
RedaktoVeprimtaria e Paçramit në dramaturgji ndahet në tri periudha: periudha e para dënimit, kur shkroi 13 drama, shumica e të cilave u vunë në skenë. Tri prej këtyre dramave humbën në periudhën e arrestimit, gjë për të cilën u cilësuan në plenumin e katërt si "mëkati i tij antiparti".
Periudha e dytë është ajo e dramave të shkruara në burg, nga 1973 deri më 1991, që numëron në 50 drama.
Periudha e tretë, ajo pas 1991, që numëron vetëm tri drama.[4]
Referime
Redakto- ^ "Legjislaturat". shtetiweb.org.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 199–200. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (N-P)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2017. fq. 165.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Paçrami, Fadil (1999). Dy drama dhe... Tiranë: Morava. fq. 3–4. OCLC 47140934.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)