Fadil istrefi
Fadil Istrefi (1933 - 1912) u lind me 24 Mars 1933 në fshatin Bajgorë të Komunës së Mitrovicës dhe vdiq me 12 Janar 2013. Ka qenë aktiv në punë dhe në organizata politiko-shoqërore dhe çdo herë ka kontribuar për barazin e gjuhës shqipe, për barazi sociale dhe çështje kombëtare. Është bartës i disa dekoratave dhe shpërblimeve për punët që ka bërë.
Fadil Istrefi | |
---|---|
U lind në | 24 Mars 1933 |
Vdiq | 12 Janar 2013 |
Profesioni | Jurist |
Biografia
RedaktoShkollën fillore e kreu në vendlindje në Bajgorë, shkollën e mesme të ulët dhe gjimnazin në Mitrovicë[1], pastaj shkollen normale dy vjeqare e kreu ne Gjakove, Peje dhe Prishtine gjatë viteve 1952-1954. Ka qenë mësuesi i parë i diplomuar në trevën Shala e Bajgorës. Ndërsa ndoqi studimet në Fakultetit Juridik në Beograd ndërsa ka diplomuar me korrespodencë në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Ka punuar si mësues në shkollën fillore vazhduese në Bare 1954-1956. Për herë të parë më 1955 ka hapur biblotekën e parë në fshatin Bare në të cilën ka punuar vullnetarisht. Nga shtatori i 1964 deri në shkurt të vitit 1968 ka qenë drejtor i Shkollës Fillore në Bare e cila ka përfshi Shkollat Fillore në fshatrat Bare, Bajgorë, Selac, Kovaqic. Gjatë kësaj periudhe pune ka organizuar me mësuesit e shkollave, arsimimin e femrave nëpër fshatra dhe shkolla. Ka hap shkollën për të rritur në Bare me ndihmën e Universitetit për të rritur. Fadil Istrefi ka kontribuar në ngritjen arsimore në këtë pjesë të Shalës së Bajgorës dhe me këtë ka organizuar formimin e biblotekave nëpër të gjitha shkollat amë dhe furnizimin me libra te ndryshme.
Nga 1968 deri në fund të vitit 1970 ka punuar në Minieren e Flotacionit " Trepca " në Stantërg si sekretar i vetëqeverisjes puntore. Gjatë viteve 1970 ka qenë kryetar i Gjykates së Kundërvajtjeve, pastaj si sekretar i sekretariatit për Punë Juridike dhe Punë të Inspekcioneve dhe anëtar i Keshillit Ekzekutiv të Komunës deri në vitin 1984. Në vitin 1984 Kuvendi i Kosoves e ka zgjedh gjyqtar dhe kryetar të Gjykatës së Punës së Bashkuar për regjionin e Mitrovicës. Në këtë funksion ka mbetur deri në shkurt 1991 kur organet okupuse serbe me dhunë e kanë nxjerr nga puna. [2]
Martesa dhe fëmijë
RedaktoFadil Istrefi është martuar me Arife Begu - Istrefi me të cilën ka 4 fëmijë prej tyre 2 djem dhe 2 vajza.
Biblografia
RedaktoFadil Istrefi është autor i dy librave të cilat janë:
- Monografi " Shala e Bajgorës " [3]
- Gjenealogjia e shkurtë e familjes - Lagjës Istrefi
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2018. Marrë më 17 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2018. Marrë më 17 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Monografi Shala e Bajgores". Fadil Istrefi.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
External links
Redakto- http://www.gjykataelarte.gov.al/web/Historiku_16_1.php Arkivuar 27 shtator 2023 tek Wayback Machine
- https://telegrafi.com/zhvillimi-i-shkollimit-parauniversitar-ne-kosove/