Fahri Buçinca (1934, Vushtrri - 2021, Prishtinë) ka qenë veprimtar, intelektual i dalluar dhe pionier i hendbollit kosovar nga Vushtrria. [1]

Biografia

Redakto

Fahri Buçinca lindi në Vushtrri, ku kreu edhe shkollën fillore pastaj vazhdoi arsimin në Shkollën Normale në Prishtinë. Studimet i vazhdoi në degën e pedagogjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Fillimisht punoi si mësues në disa fshatra dhe në Vushtrri, pastaj drejtues i arsimit, kulturës, sportit, shëndetësisë dhe çështjeve sociale në Vushtrri e në Prishtinë. Dhjetë vjet ishte drejtor burgu i Qarkut të Mitrovicës dhe i Shtëpisë Ndëshkuese-Korrektuese në Smrekonicë. Fahri Buçinca ishte nismëtar dhe themelues i institucioneve të ndryshme arsimore e kulturore, i klubeve sportive, organizator garash të ndryshme, veprimtar kundër analfabetizmit në Kosovë, për arsimimin dhe emancipimin e femrës etj. Me bashkëshorten e tij Naxhije Buçinca themeloi manifestimin tradicional Takimet e Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, Fondacionin "Çifti Buçinca" për shkollimin e vajzave etj. Buçinca u mor edhe me shkrime publicistike. Për të arriturat në lëmin e arsimit, kulturës dhe sportit u nderua me disa çmime dhe mirënjohje.[1] [2]

Veprat

Redakto
  • Cafo Beg Ulqini: Jeta dhe veprimtaria politike, 2009
  • Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956), 2009
  • Zhvillimi i kulturës fizike dhe sportit në Vushtrri (1900-2000), 2010
  • Si e menaxhova burgun e Smrekonicës, 2012
  • Hasan Prishtina: Ndriçim i jetës dhe i veprës, 2018
  • Teqet në Vushtrri (dorëshkrim)

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 225. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ https://kosovapress.com/vdes-veprimtari-fahri-bucinca/