Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i Universitetit Politeknik të Tiranës
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i Universitetit Politeknik të Tiranës është një institucion publik i arsimit të lartë në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës në Tiranë, Shqipëri.
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës përbëht nga Departamenti i Arkitekturës (DA), Departamenti i Urbanistikës (DU), Departamenti i Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës (DRTA) dhe Qëndra e Kërkimit Shkencor (QKSH).
Historia
RedaktoDega e Arkitekturës u hap në vitin 1969, si pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 1983 u krijua Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në kuadrin e Universitetit të Tiranës, ku bëntë pjesë Dega Arkitekturë. Më pas, në vitin 1984, Katedra e Urbanistikës u nda nga ajo e Arkitekturës. Në vitin 1993 u krijua Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në kuadrin e Universitetit Politeknik të Tiranës, të rrithemeluar më 1991. Në fillim të vitit 2013 departamenti u shkëput nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe u shndërrua në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës.[1]
Studimi
RedaktoProgramet e studimit që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës:[2]
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn
- Master profesional në Restaurim Monumentesh Kulture
- Master shkencor në Arkitekturë (Program i integruar studimi 5 vjeçar)
- Profili Arkitekturë
- Profili Urbanistikë
- Doktoratë në Arkitekturë, Urbanistikë dhe Restaurim
Shiko dhe
RedaktoReferimet
Redakto- ^ Urdhri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 28, datë 31.01.2013
- ^ Universiteti Politeknik i Tiranës – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqja zyrtare e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës
- Faqja zyrtare e Universitetit Politeknik të Tiranës Arkivuar 16 mars 2013 tek Wayback Machine