Fakulteti i Ekonomik i Universitetit të Prizrenit është një institucion publik i arsimit të lartë i cili gjendet në Prizren.

Organizimi

Redakto

Studimet në Fakultetin Ekonomik të Universiteti të Prizrenit organizohen në dy departamente dhe në dy nivele:

  1. Administrim Biznesi dhe
  2. Menaxhment Ndërkombëtarë

Administrim Biznesi

Redakto

Programi Studiues

Redakto

Programi BSc Administrim Biznesi i bazuar në përvojat më të mira ndërkombëtare dhe i kombinuar me analizën e problemeve reale të bizneseve, u ofron studentëve aftësi të cilat mundësojnë aplikimin e njohurive teorike dhe praktike në aktivitetet biznesore moderne. Studentët do të kenë mundësi t’i nënshtrohen një procesi mësimorë të bazuar në praktikat më të mira. Të diplomuarit do të përgatiten për aplikimin e njohurive në kompani në të gjitha industritë, dhe do të specializohen në tri drejtime : Banka dhe Financa, Ndërmarrësi dhe Inovacion, dhe Raportim Financiar.

Kush duhet te studioj këtë drejtim ?

Redakto

Programi BSc Administrim Biznesi është posaçërisht i dizajnuar për studentët e talentuar që dëshirojnë të fitojnë njohuri në administrim biznesi, gjuhë të huaja, teknologji informative, shkathtësi komunikimi dhe punë ekipore, dhe të aplikojnë këto njohuri në një diversitet të problemeve ekonomike. Njohuritë praktike studentët do të kenë mundësi të përvetësojnë në vizita studimore jashtë vendit dhe duke vijuar programin e praktikës në korporata dhe organizata të ndryshme.

Objektivat studimore

Redakto

Objektiv themelor i Programit BSc Administrim Biznesi është të mësuarit e koncepteve fundamentale në fushën e administrimit të bizneseve moderne. Ky program do t’i pajisë studentët me njohuri mbi metodat kualitative dhe kuantitative për vendimmarrje, do të avancojë shkathtësitë e studentëve për aplikimin e njohurive të fituara në fushën e bankave dhe financave, raportimit financiar, ndërmarrësisë, marketingut, teknologjisë informative, shkathtësive në komunikim dhe punë ekipore, etj. në sektorë publik dhe privat. Rrjedhimisht, të diplomuarit do të kualifikohen për pozita në fusha si menaxhment financiar, banka, kompani tjera financiare, kontabilitet dhe financa, menaxhment të resurseve njerëzore, marketing, sektor publik, etj. Të diplomuarit do të fitojnë shkathtësi për t’iu përshtatur nevojave të tregut dhe do të jenë të aftë të vazhdojnë studimet postdiplomike në vende me sistem të avancuar të edukimit përmes zhvillimit të aftësive komunikuese, në gjuhë amtare dhe gjuhë të huaja, që janë të domosdoshme në biznesin modern.

Përmbajtja

Redakto

Programi BSc Administrim Biznesi aftëson studentët në këto lëndë :

VITI I

Ekonomiks Biznesi

Marketing

Menaxhment

Matematikë

Kontabilitet

Ekonomiks

Financa

Statistikë

Sociologji

Gjuhë të Huaja

VITI II

Informatikë

Raportimi Financiar dhe Tatimet

Instrumentet Financiare dhe Tregjet Financiare

Marketing

Mikroekonomi

Makroekonomi

Bazat e së Drejtës dhe Ligji i Kontratave

Puna Shkencore, Moderimi dhe Prezantimi

Ekonomiks dhe Logjistikë e Prodhimit

Menaxhment

Ekonomi Ndërkombëtare

Financa Publike

Gjuhë të Huaja

Lëndët Specialistike në Banka dhe Financa

Lëndët Specialistike në Raportim Financiar

Lëndët Specialistike në Ndërmarrësi dhe Inovacion

VITI III

Kërkime Empirike në Ekonomi dhe Shkenca Sociale

Administrim Biznesi i Aplikuar

Ligji Fiskal

Informacioni dhe Menaxhmenti i Dijes

Puna Ekipore dhe Menaxhmenti i Konflikteve

Ndërmarrësi

Biznes dhe Ekonomiks

Teknologji Informative dhe Statistikë

Zhvillimi i Ndërmarrjes dhe Plani i Biznesit

Ligji i Punës dhe Sigurimi Social

E Drejta Biznesore

Gjuhë të Huaja

Lëndët Specialistike në Banka dhe Financa

Lëndët Specialistike në Raportim Financiar

Lëndët Specialistike në Ndërmarrësi dhe Inovacion

Vlerësimi përfundimtar

Redakto

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të pajisen me diplomë që do të njihet ndërkombëtarisht dhe do të jenë në gjendje të vazhdojnë studimet postdiplomike në vende me sistem të avancuar të edukimit

Menaxhment Ndërkombëtarë

Redakto

Programi Studiues

Redakto

Globalizimi një kohë të gjatë është bërë realitet në të cilin bizneset operojnë. Programi BA Menaxhment Ndërkombëtarë i bazuar në përvojat më të mira ndërkombëtare dhe kombinimi me analizën e problemeve reale të bizneseve, do t’u ofrojë studentëve shkathtësi të cilat mundësojnë aplikimin e njohurive teorike dhe praktike në aktivitetet biznesore moderne. Studentët do të kenë mundësi t’i nënshtrohen një procesi mësimorë të bazuar në praktikat më të mira. Të diplomuarit do të përgatiten për aplikimin e njohurive në kompani në të gjitha industritë, posaçërisht kompani eksportuese, banka dhe institucione tjera financiare, kompani që ofrojnë konsulencë, menaxhment financiar dhe menaxhment të projekteve, marketing, kontabilitet, etj.

Kush duhet te studioj kete drejtim ?

Redakto

Programi BA Menaxhment Ndërkombëtarë është posaçërisht i dizajnuar për studentët e talentuar që dëshirojnë të fitojnë njohuri në biznes dhe menaxhment, ekonomiks, gjuhë të huaja, shkathtësi komunikimi dhe punë ekipore, njohuri kompjuterike, dizajn të projekteve dhe të aplikojnë këto njohuri në një diversitet të problemeve ekonomike. Njohuritë praktike studentët do të kenë mundësi të përvetësojnë në vizita studimore jashtë vendit dhe duke vijuar programin e praktikës në korporata dhe organizata të ndryshme.

Objektivat studimore

Redakto

Objektiv themelor i Programit BA Menaxhment Ndërkombëtarë është të mësuarit e koncepteve fundamentale në menaxhment të organizatave ndërkombëtare. Ky program do t’i pajisë studentët me njohuri për vendimmarrje dhe analizë të të dhënave ; do të avancojë shkathtësitë e studentëve për aplikimin e strategjive të ndryshme të marketingut të zbatuara nga firmat e suksesshme ; do të mësojë studentët mbi teknikat për analiza financiare dhe kontroll në rrethanat moderne biznesore ; do të ofrojë studentëve njohuritë e nevojshme për të udhëhequr në mënyrë etike operacionet biznesore për produktivitet dhe performancë. Të diplomuarit do të kualifikohen për pozita në fusha si menaxhment të marketingut dhe distribuim, kontabilitet dhe financa, menaxhment të resurseve njerëzore, etj. Të diplomuarit do të fitojnë shkathtësi për t’iu përshtatur nevojave të tregut dhe do të jenë të aftë të vazhdojnë studimet postdiplomike në vende me sistem të avancuar të edukimit përmes zhvillimit të aftësive komunikuese, në gjuhë amtare dhe gjuhë të huaja, që janë të domosdoshme në rrethinën biznesore globale.

Përmbajtja

Redakto

Programi BA Menaxhment Ndërkombëtarë do të aftësojë studentët në këto lëndë :

VITI I

Kontabilitet 1 dhe 2

Financa 1 dhe 2

Biznes Ndërkombëtarë

Manaxhment

Bazat e së Drejtës

Bazat e Marketingut

Retorikë dhe Teknika të Prezantimit

Ekonomi e Aplikuar

Marketing B2B

Menaxhment i Projekteve, Proceseve dhe Operacioneve

Metoda Kuantitative për Biznes

Punë Ekipore

Gjuhë të Huaja

Lëndë Zgjedhore :

Sjellja e Konsumatorit

Strategjitë e Hyrjes në Treg

Analizë e Bilancit të Gjendjes dhe Vlerësimi i Korporatës

Kontroll Menaxherial

VITI II

Kontabilitet 3

Ligji i Konkurrencës dhe të Drejtave të Pronësisë Intelektuale

Ligji i Korporatave

Tregti e Jashtme

Teknologji Informative 1dhe 2

Projekte/Raste Studimore

Menaxhment Multikulturorë

Ligji i BE -së

Programi i Praktikës

Gjuhë të Huaja

Lëndë Zgjedhore:

Komunikimi në Treg

Shërbimet dhe Marketingu

Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit

Financa Ndërkombëtare

VITI III

Komunikimi Ndërmjet Kulturave

Menaxhment Ndërkombëtarë

Aspektet Kulturore të Biznesit Ndërkombëtarë

Ndërmarrësi

Zhvillim i Karrierës

Menaxhmenti i Burimeve Njerëzorë

Arbitrazhi Ndërkombëtarë

Ligji i Punës

Bazat e së Drejtës Ndërkombëtare

Projekte/Raste Studimore

Marketing Strategjik

Gjuhë të Huaja

Lëndë Zgjedhore

Logjistikë dhe Distribuim Ndërkombëtarë

Menaxhmenti i Çmimeve

Raste Studimore në Kontabilitet

Raste Studimore në Financa

Vlerësimi përfundimtar

Redakto

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të pajisen me diplomë që do të njihet ndërkombëtarisht dhe do të jenë në gjendje të vazhdojnë studimet postdiplomike në vende me sistem të avancuar të edukimit.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto