Universiteti i Prizrenit është universiteti i dytë publik në Kosovë, me seli në Prizren dhe i cilësuar si universitet ndërkombëtar që pranon studentë perveç nga Kosova edhe nga vendet e rajonit.

Universiteti i Prizrenit
University of Prizren
Universiteti i Prizrenit
Latin: Universitas Prizreniensis
LlojiPublik
Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë
Themelimi7 dhjetor 1962 (SHLP)
1 tetor 2010 (UPZ)
RektoriProf.Asoc.Dr. Samedin Krrabaj
Location,
KampusiUrban, Decentralizuar
Faqja zyrtarehttp://www.uni-prizren.com

Historiku Redakto

Historiku i arsimit të lartë në Prizren Redakto

Universiteti “Ukshin Hoti” me seli në Prizren, është themeluar me vendimin nr. 01/87 të Qeverisë së Republikës së Kosovës më datën 09.10.2009 si universiteti i dytë publik në Republikën e Kosovës i cili filloi me gjeneratën e parë të studentëve më 01.10.2010.

Kuvendi të Republikës së Kosovës më 30.05.2013 miratoi Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti” me seli në Prizren.

Universiteti “Ukshin Hoti” me gjashtë njësitë akademike që ka aktualisht ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master ndërsa në bazë të statutit i njëjti mund të organizoj edhe studime doktorale. Përveç Studimeve në gjuhën mësimore shqipe Universiteti ofron studime edhe në gjuhën mësimore turke dhe boshnjake.

Universiteti trashëgon përvojën e ish Shkollës së Lartë Pedagogjike, që funksionon nga tetori i vitit 1961, më vonë si Fakultet i Edukimit dega në Prizren, tani Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.

Qyteti i Prizrenit, seli e këtij universiteti, me ligjin nr. 06L/-012 neni 4 pika 2 është shpalluar Kryeqyteti historik i Republikës së Kosovës, i cili njihet normalisht përveç për historikun e tij të pasur po ashtu edhe për multi etnicitet dhe trashëgimi e kulturë jo vetën në Republikën e Kosovës por edhe me gjerë.

Qyteti i Prizrenit po ashtu është qyteti i dytë më i madh pas Prishtinës, i cili në bazë të statistikave është qyteti më i vizituar në vend, shtrihet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, duke qenë qyteti më i afërt me Republikën e Shqipërisë për shtetasit e të cilit ky qytet por edhe universiteti “Ukshin Hoti” janë mjaft joshës dhe atraktiv.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) ka nisur punën në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim. Selia e Universiteti është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ-ja është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1.700, ndërsa në vitin 2023 numri i studentëve është rreth 3000 studentë aktiv. Universiteti është i akredituar që nga viti 2010. Momentalisht Universiteti ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master.[1]

Misioni dhe Vizioni Redakto

Misioni Redakto

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, është institucion akademik e konkurrues i orientuar në ofrimin e edukimit cilësor duke zhvilluar kërkime shkencore dhe duke kontribuar në inovacion, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe komunitetit ku vepron në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.

Vizioni Redakto

Universiteti ndërton vizionin duke u mbështetur në parimin e vlerave edukativo-kërkimore, përparësive krahasuese të diversitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor, me qëllim të krijimit të një qendre të ekselencës akademike e cila do t’i shërbejë studentëve, hulumtuesve dhe shoqërisë në fushat e TI, agrobiznesit dhe mjedisit, menaxhmentit dhe administrimit të biznesit, drejtësisë, gjuhësisë dhe edukimit.

Fakultetet dhe Programet e ofruara Redakto

Nr. Fakulteti / Programet e studimit Niveli ECTS
I. Fakulteti Ekonomik
1. Administrim Biznesi BSc. 180
2. Biznes Ndërkombëtar BSc. 180
3. Administrim Biznesi MSc. 120
II. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
4. Teknologji Informacioni dhe Telekomunikimi BSc. 180
5. Teknologji Informacioni dhe Telekomunikimi (Boshnjake) BSc. 180
6. Teknologji Informacioni dhe Telekomunikimi (Turke) BSc. 180
7. Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi MSc. 120
III. Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
8. Agrobiznes BSc. 180
9. Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit BSc. 180
10. Menaxhim në Agrobiznes MSc. 120
IV. Fakulteti i Edukimit
11. Edukim Parashkollor BA 240
12. Edukim Parashkollor (Boshnjake) BA 240
13. Edukim Parashkollor (Turke) BA 240
14. Edukim Fillor BA 240
15. Edukim Fillor (Boshnjake) BA 240
16. Edukim Fillor (Turke) BA 240
V. Fakulteti Juridik
17. Juridik i Përgjithshëm LLB 240
VI. Fakulteti i Filologjisë
18. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe BA 240
19. Gjuhë dhe Letërsi Angleze BA 240
20. Gjuhë dhe Letërsi Gjermane BA 180

Fakultetet Redakto

Fakulteti Ekonomik Redakto

Drejtimet:

  1. Administrim Biznesi
  2. Menaxhment Ndërkombëtar

Fakulteti Juridik Redakto

Nivelet:

  1. Bachelor
  2. Master

Fakulteti i Shkencave kompjuterike Redakto

Drejtimet:

  1. Dizajn i Softuerit dhe
  2. Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit;

Fakulteti i Edukimit Redakto

Programet:

  1. Gjuhë dhe letërsi shqipe
  2. Gjuhë dhe letërsi angleze
  3. Programi parafillor (parashkollor)
    1. Gjuhë shqipe
    2. Gjuhë boshnjake
    3. Gjuhë turke
  4. Programi fillor
    1. Gjuhë shqipe
    2. Gjuhë boshnjake
    3. Gjuhë turke

Fakulteti i Filologjisë Redakto

  1. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
  2. Gjuhë Angleze
  3. Gjuhë Gjermane

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Redakto

Programet:

  1. Agrobiznes
  2. Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit.[1]

Nivelet e studimit Redakto

  1. Bachelor
  2. Master
  3. Doktoraturës - Ph.D. (Planifikohen të organizohen në të ardhmen)

Kampusi universitar Redakto

Universiteti i Prizrenit është i angazhuar për të mbështetur të gjithë studentët e tij. Zyra e shërbimeve studentore mbikëqyr shumë prej ngjarjeve si janë: shërbimet, programet dhe iniciativat që zhvillohen në Universitetin e Prizrenit.[2]

Bashkëpunimi ndëruniversitar Redakto

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b "Brief description of the institution's history" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 qershor 2018. Marrë më 13 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Jeta në kampusin e Universitetit të Prizrenit Arkivuar 26 nëntor 2016 tek Wayback Machine, Vizituar më 10.12.2016.
  3. ^ "Univerzitet u Prizrenu: Sporazum o saradnji sa Univerzitetom u Tuzli". Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2016. Marrë më 10 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)