Shkolla e Lartë Pedagogjike e Prizrenit
Shkolla e Lartë Pedagogjike "Xhevdet Doda" ka qenë një shkollë e lartë profesionale e cila ndodhej në qytetin e Prizrenit.[1]
Historiku
RedaktoShkolla e Lartë Pedagogjike "Xhevdet Doda" u themelua në Prizren në vitin 1962. Ajo ishte shkollë dyvjeçare për përgatitjen e kuadrit arsimor për mësimin lëndor. Pararendëse të saj ishin dy grupe mësimore: gjuha dhe letërsia shqipe dhe gjuha serbokroate me letërsi jugosllave, paralele të Shkollës së Lartë Pedagogjike (SHLP) të Prishtinës. Në vitin shkollor 1962/63, në këtë shkollë u hapën edhe këto degë:
- Gjuhë dhe letërsi angleze,
- Matematikë me fizikë,
- Gjuhë dhe letërsi turke dhe
- Gjuhë dhe letërsi ruse
Në vitin shkollor 1965/66 hapet dega kimi-fizikë, ndërsa në vitin shkollor 1969/70 hapen edhe degët fizikë me matematikë dhe kimi me matematikë. Në vitin shkollor 1975/76 e ndërpresin punën degët gjuhë e letërsi ruse dhe kimi me matematikë, më pas edhe dega fizikë me matematikë. Në vitin shkollor 1978/79 SHLP e Prizrenit i bashkëngjitet Akademisë Pedagogjike të këtij qyteti, përkatësisht mësimit klasor. Në periudhën 1991-1999 SHLP e Prizrenit e zhvilloi veprimtarinë e vet në shtëpi shkolla. Në vitin 2004 u shndërrua në qendër rajonale arsimore për mësimdhënës, pjesë integrale e Fakultetit të Edukimit me seli në Prishtinë.[1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1590. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.