Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit të Prizrenit
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit të Prizrenit është një institucion publik i arsimit të lartë i cili ndodhet në Prizren.
Organizimi
RedaktoStudimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Prizrenit organizohen në dy departamente në nivelin Bachelor:
- Dizajn i Softuerit
dhe
- Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit
Dizajn i Softuerit
RedaktoProgrami Studiues
RedaktoInxhinierimi Softuerik si fushë e mundshme e karrierës suaj përfshin sfida të mëdha teknologjike duke filluar nga dizajnimi, konceptimi i detajeve e deri te implementimi I paketave softuerike. Aplikacionet praktike përmbajnë teknologji të reja në “mobile computing”, Intranet si dhe “work-flow” sistemet. Ky program bachelor Software Design, përfshinë mësimin e teknikave të cilat rrisin produktivitetin e zhvillimit Softuerik si dhe përdorimin e tij duke përfshirë çdo fazë të jetës softuerike.
Kush duhet te studioj kete drejtim ?
RedaktoProgrami Software Design është posaçërisht i dizajnuar për studentët e talentuar që dëshirojnë të fitojnë njohuri në Dizajnimi e Softuerëve, në Inxhinierimin Softuerik apo në Teknologjitë e Internetit. Me karrierën si Absolvent Bachelor mund të filloni menjëher në fushën e Zhvillimit të Softuerëve nëpër kompani, nëpër Banka dhe Institucionet tjera Financiare, Internet-Provider Kompanitë, ICT etj. Nëpër këto institucione ju mund të punoni si system-analyst, system -modelling apo implementim, si quality-manager, por edhe si senior-software inxhinier dhe project-manager. Ju do të aftësoheni edhe të zhvilloni aplikacione klasike standalone, softuerët e sistemeve machine-oriented si dhe sistemet e distribuuara client-server. Pas një praktike disavjeqare mund të llogarisni edhe në pozicionet udhëheqëse. Mundësia që puna juaj të jetë pjesë edhe e projekteve ndërkombëtare paraqet gjithashtu një nxitje shtesë për ju.
Objektivat studimore
RedaktoObjektiv themelor i Programit Software Design është të mësuarit e teknologjisë së programimit, matematika, rrjetat dhe sistemet e distribuuara, modelimi 3D, pastaj sistemi operativ Linux, por edhe anglishtja dhe aspektet juridike në lidhje me “copyright”. NJOHURITE E JUAJA TE FITUARA PRAKTIKE JU MUNDESOJNE NJE QASJE TE MENJEHERSHME NE BOTEN PROFESIONALE. SI ALTERNATIVE JU MUNDESOHET EDHE QE TE THELLOHENI NE STUDIMET MASTER brenda apo jasht vendit. Studimi juaj shkencor, në bashkveprim edhe me kompetencat dhe praktikat e juja të fitura sociale ju mundëson që të merrni përsipër detyra të rëndësishme dhe komplekse në fushën e sektorit të zhvillimit softuerik në pozitat menaxheriale të cilat kërkojnë kombinim të njohurive profesionale dhe kualifikime interdisiplinare. Gjuha e integruar angleze gjatë studimit është parakusht për qasjen e juaj globale në fushën softuerike dhe të industrisë.
Përmbajtja
Redakto1. Në vitin e parë të studimeve studentët do të njihen me :
- Bazat e programimit, Inxhinierimin Softuerik, Sistemet Operative, Teknologjitë e Rrjetave, Bazat e të Dhënave, si dhe Web-Programimin
- Bazat e matematikës
- Bazat e anglishtës së biznesit
2. Në vitin e dytë të studimeve studentët do të njihen me :
- Teknologjinë e Serverëve, Programimin e Serverëve, Dizajnimin e Softuerëve, Modelimin e Softuerëve, User Interface, dhe Grafaikë Kompjuterike.
- Menaxhmenti i IT- Quality, IT - Law, Menaxhimin e Projekteve
- Bazat e Ekonomisë
3. Në vitin e tretë të studimeve studentët do të jenë në gjendje të zhvillojnë dhe implementojnë standalone aplikacione si dhe sisteme distributive.
Vlerësimi përfundimtar
RedaktoPas përfundimit të studimeve, studentët do të pajisen me diplomë që do të njihet ndërkombëtarisht dhe do të jenë në gjendje të vazhdojnë studimet postdiplomike në vende me sistem të avancuar të edukimit. Apo edhe brenda vendit.
Master
Redakto- Shkenca Kompjuterike
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit të Prizrenit (Faqe zyrtare) Arkivuar 19 nëntor 2016 tek Wayback Machine