Familja Bruti
Familja Bruti (italisht: Brutus) ishte një familje shqiptare[1] [2] mesjetare e cila filloi me Marko Brutin i lindur në 1285 i cili ishte signore i Durrësit.[3] [4]
Në 1361 ai njohu sundimin venedikas në qytet në këmbim të mbrojtjes kundër pushtimit turk. Familja priti shumë ushtarë dhe tregtarë. Antonio Bruti, (l. 1446), u martua me Oria Kastrioti, kushërira e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Antonio Bruti iku në Lezhë dhe lindi një djalë të quajtur Barnabi, i lindur në 1479, i cili më vonë u martua me Gioia Capelichio, pjesë e një prej familjeve më të vjetra shqiptare. Ata patën dy fëmijë, Antonio II Bruti (1515–1571) dhe Marco Bruti. Antonio II qëndroi në Ulqin dhe u martua me Maria Brunin, vajzën e Matteo Brunit, ish-feudalit të Shkodrës. Antonio II u ekzekutua me varje kur turqit pushtuan qytetin dhe e arrestuan. Djemtë e tij, Marco dhe Giacobbe, u kthyen në Koper pasi u vu një shpërblim për kokat e tyre. Në vitin 1560, Antonio Bruti dërgoi një peticion nga shtëpia e tij në Ulqin duke renditur shërbimet që kishte kryer. Ai gjithashtu përmend në 1556 se ka një mungesë serioze të drithit në Korfuz (pas ndalimit të eksporteve prej sulltanit). Në 1559, Luigi Moncenigo përmend familjen në një libër për familjet e Venedikut. Familja kishte katër kryepeshkopë; Pieter i Kotorrit (1588), Antonio i Ulqinit, Gaicomon i Novigradit, (1671–1679) dhe Agostin në Koper. Në vitin 1611, Alessandro Bruti përmendet në Capodistria. Agostino Kont de Bruti përmendet në Koper dhe Venecia dhe më vonë në shërbim të familjes Douda dhe Cornari në Venedik. Giovanni dhe Antonio Bruti, si dhe kapitenët Marco dhe Cristofor Bruti përmenden në një dokument që i referohet rihapjes së një katedrale me peshkopin e Novigradit Giacomo Bruti në 1735. Sipas Giuseppe Bonzo, përgjegjës për varrimin e Agostino Kont de Bruti, Antonio Bruti luftoi në luftën e Moresë kundër turqve në Korfuz, u kap, mbijetoi dhe më pas u kthye dhe u nderua me titullin e Shën Stefanit. Në vitin 1714, konti Barnabi Bruti urdhëroi që shtëpia e Brutit të ndërtohej në Koper. Kalaja u përfundua nga Giorgio Massari (1687–1766). Në vitin 1951, shtëpia u shndërrua në një bibliotekë publike.
Referime
Redakto- ^ "Agents of Empire: Who were the Bruni and Bruti families? [infographic]". OUP (në anglisht). 22 shtator 2015.
- ^ Malcolm, Noel (2015). Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth-century Mediterranean World (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 9780190262785.
- ^ slovenske Istre “Iliria” Koper, Izdajatelj: Osrednja knjižnica Srečka Vilharja Koper Založnik: Kulturno društvo Albancev slovenske Istre “Iliria” Koper Za izdajatelja: David Runco Za založnika: Heset Ahmeti Kraj in datum izdaje: Koper, 2015 Dopolnjena izdaja Urednik: mag. Peter Štoka Avtorji: mag. Peter Štoka, dr. Salvator Žitko, dr. Helena Seražin Prevod: dr. Martin Berishaj Lektoriranje: Ljuba Vrabec (slovenščina), Ganimet Shala (albanščina) Tisk: Luglioprint, Trieste (Italija) Naklada: 300 izvodov Nosilec avtorskih pravic: Osrednja knjižnica Srečka Vilharja Koper in Kulturno društvo Albancev. ALBANSKE PLEMIŠKE DRUŽINE V BENEŠKEM KOPRU v jubilejnem letu palače Bruti FAMILJET FISNIKE SHQIPTARE NË KOPRIN E VENECISË në vitin jubilar të pallatit Bruti (bot. Zbirka, Iliria, 1.). Kolleksioni. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 nëntor 2019. Marrë më 26 dhjetor 2022.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Maaj, Edmond. "Familja fisnike Bruti nga Durrësi (The Noble Family Bruti from Durazzo. Albanian)". ResearchGate (në anglisht).