Fatjon Hoxholli
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Fatjon Hoxholli ka lindur në Elbasan. Kur mbushi 7-vjeç, filloi klasën e parë për violinë e më vonë pasi mbaroi të mesmen me rezultate të larta, vazhdoi Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Në tetor të 2003 u largua nga Shqipëria me studime në Itali. U perfeksionua në “Altenberg” në Akademinë Ndërkombëtare të Muzikës në Pinerolo. Në tetor të 2009 diplomohet dhe mori vlerësim special si solist në Konservatorin e Lartë të Zvicrës Italiane, Lugano. Ai është violinistë shumë aktivë si solist nëpër koncerte, në asamble të muzikës së dhomës dhe pjesëtar i orkestrave në “La Scala”, në Operën e Torinos dhe “I solisti di Pavia”. Për tre vjet me radhë ai vazhdon të perfeksionohet me Mjeshtrin Ilya Grubert. Fatjoni është fitues i çmimit të parë në Konkursin Ndërkombëtar për Orkestrat e Harqeve në Vjenë.