Fatos Dervishi lindi më 18 dhjetor 1965. Ka qenë Zëvendës Prokurori Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë nga viti 1994 deri në vitin 1998. Gjatë kohës që ai ishte në detyrë ka hetuar shumë çështje të rëndësishme, siç janë çështja "Nano", çështja e 5 Minoritarëve, çështjen "Arsid" si dhe një numër të madh çështjesh të tjera.

Në vitin 1998 ai emigroi në ShBA dhe u vendos në New York. Në shkurt të vitit 2006 ai kaloj provimin e avokatisë në shtetin e New Yorkut. Ai është Partner në Firmën Ligjore "Dervishi, Levine & Morgan, P.C.", firme kjo që ushtron praktikën e saj ligjore në qytetin e New Yorkut. Zoti Dervishi ka dhe dy partnerë të tjerë të cilët quhen Jared T. LEVINE dhe Duane R. MORGAN. Kjo firmë është një firmë ligjore që merret vetëm me dëmtime personale. Firma e Z. Dervishi ka qenë, është dhe do të jetë në shërbim te komunitetit shqiptare në shtetin e New Yorkut si dhe më gjerë. Deri tani zoti Dervishi dhe partneret e tij kanë punuar si avokate tek firma ligjore "lipsig, Shapey, Manus & Moverman, P.C.". Që nga data 23 shtator 2008 ai së bashku me dy partneret e tij Z. Levine dhe Z. Morgan themeluan dhe krijuan firmën e tyre ligjore. Të gjithë shqiptarët kudo qe janë në shtetin e New Yorkut apo në shtete të tjera janë të mirëpritur të drejtojnë pyetje dhe te kërkojnë konsultime.

Lidhje të jashtme

Redakto