Feja në Zvicër
Feja në Zvicër është kryesisht e krishterë. Sipas sondazhit kombëtar të Zyrës Federale të Statistikave Zvicerane, në vitin 2020, të krishterët përbënin 61,2% të popullsisë rezidente (të moshës pesëmbëdhjetë vjeç e lart), nga të cilët 33,8% ishin katolikë, 21,8% ishin protestantë zviceranë dhe 5,6 % ishin pasues të besimeve të tjera të krishtera (rreth gjysma ortodokse dhe gjysma protestantë të tjerë). Përqindja e të krishterëve ka rënë ndjeshëm që nga viti 1980, kur ata përbënin rreth 94% të popullsisë; gjatë së njëjtës periudhë kohore, banorët zviceranë të palidhur janë rritur nga rreth 4% në 31% të popullsisë dhe njerëzit që pretendojnë fe jo të krishtera janë rritur nga rreth 1% në 7% të popullsisë. Në vitin 2020, sipas regjistrave të kishave, 35.2% e popullsisë rezidente ishin anëtarë të regjistruar të Kishës Katolike të vendit, ndërsa 23.3% ishin anëtarë të regjistruar të Kishës Protestante të Zvicrës.
Demografia
RedaktoViti i regjistrimit | Anketa | ||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Feja | 1900[1] | 1910 | 1920 | 1930 | 1940 | 1950 | 1960 | 1970 | 1980 | 1990 | 2000 | 2010 | 2020 |
Krishterimi | 99.4 | 98.7 | 98.4 | 98.3 | 98.0 | 97.8 | 98.8 | 97.5 | 93.7 | 89.2 | 80.5 | 71.8 | 61.2 |
—Katolik | 41.6 | 42.5 | 40.9 | 41.0 | 40.4 | 41.5 | 45.4 | 46.7 | 46.2 | 46.2 | 42.3 | 38.4 | 33.8 |
—Protestant | 57.8 | 56.2 | 57.5 | 57.3 | 57.6 | 56.3 | 52.7 | 48.8 | 45.3 | 39.6 | 33.9 | 27.8 | 21.8 |
—Të tjerë krishterë | – | – | – | – | – | – | 0.7 | 2.0 | 2.2 | 3.4 | 4.3 | 5.6 | 5.6 |
Mysliman | – | – | – | – | – | – | – | 0.2 | 0.7 | 1.6 | 3.6 | 4.9 | 5.4 |
Judaizmi | – | 0.5 | 0.5 | 0.4 | 0.5 | 0.4 | 0.4 | 0.4 | 0.3 | 0.2 | 0.2 | 0.3 | 0.2 |
Të tjera fe | 0.6 | 0.9 | 1.1 | 1.2 | 1.5 | 1.7 | 0.1 | 0.1 | 0.2 | 0.3 | 0.7 | 1.2 | 1.2 |
Të pafe | – | – | – | – | – | – | 0.5 | 1.2 | 3.9 | 7.5 | 11.4 | 20.6 | 30.9 |
Të padeklaruarë | – | – | – | – | – | – | 0.2 | 0.4 | 1.2 | 1.1 | 3.6 | 1.1 | 1.1 |
Popullësia | 3,315,443 | 3,753,293 | 3,880,320 | 4,066,400 | 4,265,703 | 4,714,992 | 5,429,061 | 4,575,416 | 4,950,821 | 5,495,018 | 5,868,572 | 6,587,556 | 7,187,715 |
Islami
RedaktoShumica dërrmuese e myslimanëve në Zvicër i takojnë shkollës sunite. Përqendrimi më i madh i popullsisë myslimane është në zonën gjermanishtfolëse. Kantonet me më shumë se 5% të popullsisë myslimane janë:
- 8.17% Basel-Stadt
- 7.72% Glarus
- 7.63% Solothurn
- 7.54% St. Gallen
- 7.14% Aargau
- 7.02% Schaffhausen
- 6.51% Thurgau
- 6.49% Zyrih
- 6.24% Gjeneva
- 5.61% Basel
- 5.22% Vaud
88,3% e myslimanëve në Zvicër janë me prejardhje emigrante (56,4% nga ish-Jugosllavia, kryesisht boshnjakë dhe shqiptarë nga Kosova), 20,2% nga Turqia dhe 6% nga Afrika (3,4% nga Afrika e Veriut). 10,000 nga 400,000 myslimanët besohet se janë të konvertuar vendas zviceranë.
Të tjera
RedaktoReferenca
Redakto- https://www.bfs.admin.ch/bfs/en/home/statistics/population/languages-religions/religions.html
- https://www.bfs.admin.ch/bfs/en/home/statistics/population/surveys/se/methodological-basis-research-regional-partners.html
- ^ Haug & Wanner 1999, f. 16.