Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës

Festivali Folklorik Kombëtar është veprimtaria më e rendesishme mbarëkombetare folklorike në Shqipëri. Kjo veprimtari zhvillohet në Kalanë e qytetit të Gjirokastrës njëherë në katër vjet. Në të marrin pjesë të gjitha grupet folklorike shqiptare si dhe grupe nga shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, si dhe nga arbëreshët e Italisë, Turqisë, Amerikës, Greqisë dhe grupe folklorike nga vende te ndryshme si të ftuar. Festivalet folklorike organizoheshin fillimisht në qytetin e Tiranës. Të tillë ishin pesë festivalet e para folklorike kombëtare, përkatësisht në vitet: 1946, 1949, 1952, 1957 dhe 1959. Në vitin 1966 festivali është mbajtur në Elbasan, në vitin 1967 në Lezhë dhe në vitin 1995 në Berat.

Skena e Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës

Festivali i cili u parapriu festivaleve folklorike kombëtare të Gjirokastrës[1], ishte festivali folkolirik i zhvilluar në Tiranë më 25 - 27 nëntor 1959, me siglën 'Festivali Kombëtar i Këngës, Muzikës dhe Valleve'. Në këtë festival morën çmime për herë të parë solistë popullorë si: Laver Bariu, Ndue Shyti, gjithashtu u vlerësuan me diploma të ndryshme rreth 400 pjesëmarrës.

Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, më 8 - 16 tetor. Pas këtij festivali të parë, ku morën pjesë të gjitha rrethet e vendit, në çdo pesë vjet (përkatësisht: 1973, 1978, 1983, 1988), në kalanë e këtij qyteti u zhvilluan rregullisht festivale folklorike kombëtare.

Në festivalin folklorik të vitit 1973 në fazën finale morën pjesë 1370 pjesëmarrës; në festivalin e vitit 1978, në fazën përzgjedhëse u aktivizuan rreth 53.000 pjesëmarrës, ndërkohë që vetëm 1560 bartës interpretuan gjatë ditëve të festivalit.

Në vitin 1995 festivali folklorik u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe në shtator të vitit 2000 ky aktivitet madhor u rikthye përsëri në qytetin e Gjirokastrës.

Për ruajtjen dhe promovimin mbarëkombëtar të trashëgimisë jomateriale, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Gjirokastrës organizojnë në qytetin-muze të Gjirokastrës, pjesë e Listës përfaqësuese të dukurive kulturore jomateriale të UNESCO-s.

Festivalin Folklorik Kombëtar me pjesëmarrjen e bartësve individë të trashëgimisë kulturore jomateriale, të grupeve dhe shoqatave kulturore, si dhe të grupeve përfaqësuese në bazë rrethi.

Statuti dhe kriteret e organizimit të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës aprovohen me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë jomateriale, pas propozimit të Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Që në vitet e para pas çlirimit në vendin tonë filluan të organizoheshin festivale folklorike kombëtare, të emërtuar thjesht‚ Festival Folklorik Kombëtar (FFK).

Traditën e vërtetë ky lloj aktiviteti artistik kombëtar e krijoi në vitin 1968, kur në emërtimin e tij u përfshi edhe emri i qytetit organizator. Është fjala për festivalin e organizuar në qytetin-muze të Gjirokastrës, i cilësuar nga UNESCO-ja ‚Pasuri kulturore e njerëzimit‛, i cili u quajt Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës dhe është veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Historiku

Redakto

Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në datat 8-16 tetor, në Kalanë e gurtë të Gjirokastrës.[2] Pas këtij festivali, ku morën pjesë te gjitha rrethet e vendit në çdo pesë vjet, përkatësisht 1973, 1978, 1983, 1988, në Kalanë e Gjirokastrës janë zhvilluar rregullisht FFK-të.

Në festivalin e vitit 1973 në fazën përfundimtare, morën pjesë 1370 vetë. Në festivalin e vitit 1978, në fazën përzgjedhëse u aktivizuan rreth 53 mijë pjesëmarrës, ndërkohë që vetëm 1560 mbartës interpretuan gjatë ditëve të festivalit.

Në vitin 1995, FFK u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit. Në muajin shtator 2000 FFK rikthehet përsëri në qytetin e Gjirokastrës. Ky festival ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit. FFK 2004 u zhvillua në Gjirokastër nga data 29 shtator deri në 5 tetor. FFK 2009 u zhvillua në Gjirokastër në datës 24 deri në 29 shtator 2009. Në vitin 2015 u zhvillua edicioni i nëntë. Pjesëmarrja në Festival e grupeve folklorike nga Kosova, shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, arbëreshëve, arvanitasit, diasporës së largët si dhe të folklorit çam, etj. Shërben për të zgjeruar jo vetëm hapësirat gjeografike të folklorit shqiptar, por sjell edhe vlera të papërsëritshme në interpretimin dhe ekzekutimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore tradicionale shqiptare duke e kthyer këtë veprimtari të rëndësishme në një festë të folklorit shqiptar. Ku ka si Tirona

Qëllimi i festivalit

Redakto

Qëllimi kryesor i këtij festivali është pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij. Ky festival ka gjithashtu si qëllim të mbrojë, të promovojë dhe të popullarizojë në publikun e gjerë vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh. Veprimtaritë e këtij festivali promovojnë dhe krijimet e reja folklorike me karakter improvizues, lojërave me karakter imitativ, pantonimik e humoristik. Sjellja në vëmendje e krijimeve të lashta, por duke ruajtur origjinalitetin e tyre, nuk mbetet jashtë fokusit të këtij festivali. [3]

Pjesëmarrja e artistëve në FFK 2015

Redakto
Artistët Shqiptar Numri i pjesëmarrësve
Nga Shqipëria 952
Nga Kosova 102
Nga Maqedonia 100
Nga Mali i Zi 50
Nga Shtetit e Bashkuar te Amerikes 1 grup e bashkuar (Prej Detroitit dhe Neu Jorkun)
Total ~1204

Në total ka pasur një numër prej 1204 artistësh, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Shtetit e Bashkuar te Amerikes dhe Mali i Zi. Është një numër shumë i konsiderueshëm, duke marrë parasysh dhe kapacitetin e qytetit. [4]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Rreth Festivalit ne Argjirofest ueb sajti, http://argjirofest.info/rreth-festivalit/ Arkivuar 10 dhjetor 2015 tek Wayback Machine
  2. ^ Rreth Festivalit në Argjirofest ueb sajti, http://argjirofest.info/rreth-festivalit/ Arkivuar 10 dhjetor 2015 tek Wayback Machine
  3. ^ "Rreth Festivalit (Kopje e arkivuar)". Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2015. Marrë më 6 dhjetor 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2015. Marrë më 6 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)