Fexhr
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Fexhr është festival i filmit iranian në të cilin prezantohen edhe filma ndërkombëtarë.
Historia
RedaktoFestivali i parë i filmit "fexhr" në Iran, u zhvillua në vitin 1982 në Teheran me qëllim prezantimin dhe njohjen e popullit me filmat me vlerë të vendeve të ndryshme të botës. Por, qëllimi kryesor i zhvillimit të këtij festivali ishte ringjallja e kinemasë iraniane dhe forcimi i kësaj kinemaje. Pas arritjes së këtij qëllimi, objektivi tjetër i këtij festivali ishte ngritja e cilësisë dhe njohja e saj edhe në vendet tjera të botës. Gjatë kësaj periudhe, festivali i filmit 'fexhr" u ka mundësuar artistëve të rinj që veprat e tyre i paraqesin përkrah veprave të autorëve të mëdhenj. Kjo çështje është bërë shkak që ky festival si brenda ashtu edhe jashtë Iranit të cilësohet si një burim i cili për çdo vit nxjerr në pah gjëra të reja. Festivali i filmit "Fexhr" në Teheran, për çdo vit përgjatë dhjetë ditëve është skenë e prezantimit të filmave të prodhuar gjatë një viti të fundit.
Festivali i 25-të
RedaktoFestivali Fexhr 2007 i është festivali i njëzet e pestë i mbajtur në Teheran dhe në të përpos filmave të prodhimit vendorë kanë marrë pjesë edhe prodhime nga Anglia, Franca, Spanja, Norvegjia, Serbia, Italia, Gjermania, India, Japonia, Malajzia, Brazili, Argjentina, Maroku etj. Festivali ka filluar më 1 shkurt dhe ka zgjatur 10 ditë deri më 11 shkurt dhe në të janë paraqitur 240 filma me metrazh të gjatë, të gjatë dhe filma dokumentar nga Irani dhe vendet pjesëmarrëse. Nga këta filma 51 filma të metrazhi të gjatë kanë qenë nga Irani dhe 115 nga vendet tjera, ndërsa 34 filma të metrazhit të shkurtë dhe dokumentarë kanë qenë nga Irani dhe pjesa tjetër (47) nga vendet tjera pjesëmarrëse.
Organizatori i festivalit si risi a paraqitur ndarjen në nëntë sektor, ndër të cilat sektori i filmave iranian është quajtur " Në kërkim të Simorgut", sektori i filmave ndërkombëtar është emëruar " Kupa magjike", kurse pjesa e kinemasë aziatike është quajtur " Vezullimet e Lindjes ". Për filmat fetarë nga Irani dhe bota ka qenë sektori i emërtuar " Në kërkim të së vërtetës" . Të gjitha këto sektorë kanë pasur jurinë e veçantë. Çmimi më i lartë sipas organizatorit ka qenë "Mustafa Akad" në shenjë nderi për regjisorin e filmit "Muhammed Resulullah" i cili vitin e kaluar u vra në Jordani. Kurse çmimi "Simorgu i kristaltë " filmit më të mirë të zgjedhur nga shikuesit.
Lidhje të jashtme
Redakto- albanian.irib.ir - prill 2007