Fiqrete Shehu

politikane shqiptare
This is the stable version, checked on 26 mars 2023. 2 pending changes await review.

Fiqrete Shehu lindur Sanxhaktari (Berat, 17 nëntor 1919 - Zejmen, 11 shtator 1988) ka qenë figurë politike gjatë periudhës komuniste. Ka qenë bashkëshortja e ish-kryeministrit Mehmet Shehut.[1][2] Fiqrete Shehu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[3]

Fiqrete Shehu

Biografia

Redakto

Ishte nga Berati dhe ka jetuar në fshatrat e Myzeqesë, e bija e Abedin Sanxhaktarit.[4] Gjatë kohës kur ishte nxënëse shkolle, i vdiqën të dy prindët njëri pas tjetrit. Shkollimin e mesëm e mori në Institutin Femnor "Nana Mbretneshë", ku dhe ra në kontakt me idetë e materialet komuniste. Pasi mbaroi shkollën vajti për pak kohë në Itali. Filloi punë në Postë-Telegrafën Qendrore të Tiranës, mori një shtëpi me qira në Tiranë dhe mori pjesë në celulën e parë femërore të Grupit Komunist të Shkodrës në të cilin ishin edhe Liri Gega, Nexhmije Xhuglini, Drita Kosturi, Meriban Najdeni.[5]

U arrestua më 3 nëntor 1942 dhe u arratis më 4 janar 1943.[4]

Shehu ka qenë anëtare e Komitetit Qendror që në vitin 1952. Emërohet nënkryetarja e parë femër e Kryesisë së Kuvendit Popullor, post të cilin e mbajti nga viti 1950 deri në 1958. Nga fundi i viteve '50 kryen studimet në Fakultetin Ekonomik.[5]

Në nëntor të 1981, pas vrasjes së Mehmet Shehut, regjimi komunist e burgosi Fiqreten bashkë me dy djemtë e saj, Skënderin dhe Bashkimin. Vdiq në burgun e Zejmenit në Lezhë, më 1988.[6]

Referime

Redakto
  1. ^ "Krisma nga Mallkastra", Tiranë: Klan, "Media 6" Publishing (527-534): 238, 2007, OCLC 54792537
  2. ^ Emile Ginard, E paharrueshmja shqipëri: kujtime të një kohe të vështirë, 1966-1968, Toena 1996, fq. 54, OCLC 652374370
  3. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 247. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b M. Lalaj, Instituti Femnor "Nana Mbretneshë", Tiranë: Qendra Kombëtare e Artit dhe e Kulturës, 2013. fq. 163-166. ISBN 978-99943-51-90-9
  6. ^ E. Isufaj, Rrëfimi, si u varros Fiqirete Shehu në Zejmen, Gazeta Panorama, 25 maj 2015.