Fitnete Tuda

këngëtare dhe gazetare shqiptare nga Maqedonia

Fitnete Tuda është një këngëtare dhe gazetare e mirënjohur shqiptare nga Struga.

Fitnete Tuda
Emri Fitnete
Mbiemri Tuda
Lindur në Strugë
Kombësia shqiptare
Shtetësia maqedone
Profesioni gazetare

Fitnete Tuda lindi në Strugë ndërsa fëmijërinë e kaloi në Kosovë ku mbaroi dhe shkollën fillore dhe të mesme.Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ne Universitetin e Prishtines. Gjate studimeve ka punuar ne Gazetën Studentore "Bota e Re" Në vitin 1993 si pasojë e situatës së vështirë ekonomike dhe politike, bashkë me familjen ajo kthehet përsëri në vendlindjen e saj ne Strugë, ku bashkë me vëllan e saj Uran Tudën, hapin një prej radiostacioneve të para në gjuhën shqipe "Art Kanal". Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare dhe njëherit edhe e ka udhëhequr së bashku me të vëllan Televizionin e tyre Privat në Strugë "Art Kanal". Gjithashtu për disa vite me radhë ka qenë edhe drejtoreshë e Festivalit mbarëkombëtar të Këngëve dhe Valleve te përpunuara "Kënë Jeho" të Strugës. Këto vitet e fundit ajo është kthyer përsëri të jetojë në Kosovë ku dhe ushtron profesionin e Gazetares pranë Radiotelevizionit të Kosovës në Departamentin e Kulturës.

Diskografia Redakto

  • Shi bie në Tiranë
  • Një ditë
  • Te falem ty
  • Rrugë
  • Si muzika