Fjalori shqip - holandisht / holandisht - shqip
Fjalori shqip – holandisht / holandisht shqip (Albanees – Nederlands / Nederlands – Albanees woordenboek) i autorit Tunë Prekpalaj. Fjalori është botuar nga shtëpia botuese Eburon (Holandë). Vëllimi i katërt u botua në dhjetor të vitit 2007. Korrektimi gjuhësor i pjesës shqipe është bërë nga albanologu Hajro Hajra (ShBA), kurse korrektimin gjuhësor të pjesës holandishte e bëri Irene van Baaren (Holandë).
I pari fjalor holandisht – shqip / shqip – holandisht (Nederlands – Albanees – Albanees – Nederlands) u botua në vitin 1990 dhe është i të njëjtit autor. Autori Tunë Prekpalaj është i njohur në Holandë si përkthyes dhe shkrimtar. Fjalori i tij shqip - holandisht / holandisht – shqip (Albanees – Nederlands / Nederlands – Albanees) përmban rreth 35.000 fjalë dhe i ka 344 faqe. Ky fjalor është pranua si nga shqiptarët poashtu edhe nga holandezët me entuziazëm dhe kritikë pozitive.