Flamuri i Bashkortostanit
Flamuri i Republikës së Bashkortostanit (Bashkirisht: Башҡортостан Республикаһы флагы, Başqortostan Respublikahy flagy; Rusisht: Флаг Республики Башкортостан, Flag Respubliki Bashkortostan) është një nga simbolet zyrtarë të Republikës së Bashkortostanit, krahas emblemës dhe himnit kombëtar të Bashkortostanit. Flamuri ka tre vija horizontale. Nga lart poshtë, vija janë të gjelbërta, të bardha dhe të kaltërta. Flamuri është përdorur zyrtarisht si flamuri i Republikës së Bashkortostan që nga 25 shkurti 1992. Vija e bardhë e flamurit është e ngarkuar me një lule Kurai në qendër.
Lulja Kurai përfaqëson miqësinë, dhe shtatë petalet e saj përfaqësojnë shtatë fiset që sjellin bashkimin dhe konsolidim në Bashkortostan. E kaltra përfaqëson integritetin dhe përsosmërinë e mendimeve të popullit bashkir, dhe e bardha qëndron për paqen e tyre, dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar, dhe e gjelbërta për lirinë, dhe jetën e përjetshme.