Floida Kërpaçi është një politikan shqiptar, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI). Kërpaçi aktualisht është Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI). Arkivuar 12 shkurt 2021 tek Wayback Machine

Floida Kërpaçi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Tiranë
Floida Kërpaçi gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë

Znj. Kërpaçi i dedikohet luftës ndaj papunësisë së të rinjve, me fokus ndërlidhjen e arsimit cilësor për aftësimin e brezit të ri për të ardhmen.

Jeta e hershme dhe edukimi

Redakto

Kërpaçi u lind më 17 Maj, 1994 në Sarandë, Shqipëri. Ka përfunduar studimet Master Shkencor në Farmaci, në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Gjimnazin e ka kryer në Shkolla e mesme "Petro Nini Luarasi".

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën Angleze,  Franceze dhe atë Greke.

Politikë

Redakto

Pas angazhimeve të ndryshme në organizatat rinore, ajo filloi karrierën e saj politike në 2012, duke u bashkuar me Lëvizjen Rinore për Integrim.[1] Në vitet 2015-2017 Kërpaçi ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2015.[2] Në qershor të vitit 2016 ajo u zgjodh Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim. Kërpaçi është anëtare e Komitetit Kombëtar dhe Lidershipit të Lëvizjes Socialiste për Integrim që nga qershori 2016. Në dhjetor të vitit 2016 ajo u zgjodh Kryetare e Aleancës së Këshilltarëve të Rinj në Bashkinë e Tiranës.

 
Intervistë

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Floida u zgjodh si deputete në qarkun e Tiranës.

Znj. Kërpaçi si kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, si dhe si ish-Deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish-këshilltare në Këshillin Bashkiak Tiranë ka avokuar për një seri çështjesh si rritja e Buxhetit të Shtetit për të Rinjtë, rritja e përfaqësimit të të rinjve në politikë dhe vendimmarrje në nivel lokal dhe qëndror, si dhe për një arsim publik dhe infrastrukturë cilësore në shkollat e mesme dhe Universitetet në mbarë vendin.

Referime

Redakto
  1. ^ https://sot.com.al/politike/n%C3%AB-krye-t%C3%AB-lri-s%C3%ABrish-nj%C3%AB-fem%C3%ABr-floida-k%C3%ABrpa%C3%A7i-zgjidhet-p%C3%ABrmes-votimit-elektronik
  2. ^ "News". Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2020. Marrë më 29 shtator 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)