Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) është një Universitet Publik në Tiranë, Shqipëri, i cili është i orientuar në shkencat e mjekësisë dhe të shëndetit. UMT gëzon një reputacion të mirë akademik dhe shkencor duke ofruar ekspertizën më të mirë në fushat mjekësore.
University of Medicine, Tirana | |
Lloji | Universitet Publik. Nivelet e Studimit të studimit: Bachelor, Master, Medical Specialisation and PhD |
---|---|
Themelimi | 21 janar 2013 |
Ndihma | Institucion i Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë(Republic of Albania) |
Rektori | Prof. Dr. Arben GJATA |
Stafi akademik | 3 |
Studentë | 7,500 |
Location | , |
Kampusi | Kampusi universitar i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ndodhet brenda Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT)[1]. |
Colors | Bojëqielli dhe Bardhë (bojëqielli ngjyra e shkencës dhe ajo e bardhë ngjyra e mjekësisë) |
Affiliations | Balkan Universities Network, Erasmus Mundus,ERAWEB - Erasmus Mundus Western Balkans, JoinEU-SEE, Basileus, ISHP, UNICAM, [[]], WHO, [[]], [[]]. Partneritet dhe marrëveshje bashkëpunimi me universitet: University of Camerino, Germany, Italy,USA,Turqi[2] |
Faqja zyrtare | http://www.umed.edu.al |
Historiku
RedaktoUniversiteti i Mjekësisë, Tiranë (University of Medicine, Tirana) (UMT) u themelua më datë 23.1.2013 me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Formimi i tij erdhi përmes bashkimit të dy Fakulteteve ekzistuese, Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Infermierisë (i cili tashmë quhet Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike) dhe nga krijimi i tre Fakulteteve të reja, si risi për fushat specializuese përkatëse në Shqipëri. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë përbëhet konkretisht nga pesë Fakultete: Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti i Shëndetit Publik.[3] Krijimi i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë erdhi si rezultat i dinamikës së zhvillimeve të brendshme në Arsimin e Lartë Publik në Shqipëri dhe të këmbënguljes së strukturave akademike mjekësore që prej më shumë se një dekade kanë punuar për specializimin e metejshëm të Mjekësisë Shqiptare. Fjala e Mjekëve e krijoi këtë institucion me një dedikim special: rritjen e cilësisë dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm, duke bashkuar të gjitha strukturat mjekësore nën drejtimin e një institucioni profesional dhe kompetent që i njeh më mirë problematikat mjekësore dhe i ndjek ato nga afër.[3]
Fillimet e Mjekësisë Shqiptare janë të lidhura ngusht me këtë Institucion të Arsimit të Lartë Publik, pasi Instituti i Lartë i Mjekësisë (më pas i emërtuar Fakulteti i Mjekësisë) u krijua në vitin 1952 dhe ishte një ndër pesë institutet e para të krijuara në Republikën e Shqipërisë, të cilët më pas u grupuan dhe formuan Universitetin Shtetëror të Tiranës(më pas i emërtuar Universiteti i Tiranës) në vitin 1957, Institucionin e parë Shtetëror të Arsimit të Lartë Publik.
Faktet Akademike
RedaktoUniversiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) është një ndër Universitetet më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Shqipëri.[2] UMT përbëhet nga 5 Fakultetet, 17 Departamente and 26 programe studimi. Programet e studimit janë të ndara në tre ciklet akademike: Bachelor, Master i Shkencave dhe Doktoraturë, që zhvillohen në Tirana.
Cfarë ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
RedaktoUMT ofron 3 vite diplomë e ciklit të parë Bachelor , 2 vite diplomë e ciklit të dytë Master, 5 ose 6 vite (në bazë të kurrikulës) diplomë e intergruar e ciklit të dytë Master degree dhe 3 vite diplomë e ciklit të tretë Doctorate (PhD), në përputhje të plotë me Magna Charta of Bologna. Gjithashtu, Fakulteti i Mejekësisë dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare ofrojnë mundësinë për studentët e diplomuar të vazhdojnë Specializimin në Shërbimet Klinike të Departamenteve.
UMT ka rreth 8,338 studentë që ndjekin studimet e tyre në këtë Universitet. Stafi akademik i punësuar në UMT është rreth 294 pedagogë dhe stafi administrativ është i përbërë nga 70 punonjës.
Kampusi universitar i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ndodhet në zonën urbane të qytetit, jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, në verilindje të Tiranës, dhe konviktet studentore janë të bashkuara me të gjithë studentët e Universiteteve të tjera publike, konvikti i meshkujve në Qytetin Studenti (City of the Students)[4] dhe konvikti i femrave pranë zonës së Fakultetit të Mjekësisë.
Fakultetet dhe Programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
RedaktoFakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë janë, si më poshtë:
- Fakulteti i Mjekësisë
- Fakulteti i Mjekësisë Dentare
- Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Fakulteti i Mjekësisë
RedaktoFakulteti ofron programet e studimit:
- Mjekësi e Përgjithshme (General Medicine)
- Master i Shkencave i Integruar në Mjekësi e Përgjithshme (Msc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 6 vjet.
- Master i Shkencave i Integruar në Farmaci (Msc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 5 vjet.
- Master i Shkencave në Shëndet Publik (Msc.)
RedaktoKohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Master Profesional në Shëndet Publik (Mps.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
Fakulteti i Mjekësisë Dentare
Redakto
Fakulteti ofron programin e studimit:
- Master i Shkencave i Integruar në Stomatologji (Msc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 5 vjet.
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
RedaktoFakulteti ofron programet e studimit:
- Infermieri të Përgjithshme (General Nursery)
- Bachelor në Infermieri të Përgjithshme (Bsc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.
- Master i Shkencave në Menaxhim Infermieror (Msc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Master Profesional në Menaxhim Infermieror (Mps.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Bachelor në Teknik Laboratori (Bsc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.
- Master i Shkencave në Teknik Laboratori (Msc.) Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Master Profesional në Teknik Laboratori (Mps.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Bachelor në Fizioterapi (Bsc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.
- Master i Shkencave në Fizioterapi (Msc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Master Profesional në Fizioterapi (Mps.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Bachelor në Mami (Bsc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.
- Master i Shkencave në Mami (Msc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Master Profesional në Mami (Mps.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Bachelor në Imazheri (Bsc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.
- Master i Shkencave në Imazheri (Msc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Master Profesional në Imazheri (Mps.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Bachelor në Logopedi (Bsc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.
- Master i Shkencave në Logopedi (Msc.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Master Profesional në Logopedi (Mps.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
- Master Profesional në Geriatri (Mps.)
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vje.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ http://www.qsut.gov.al
- ^ a b http://www.umed.edu.al
- ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2013. Marrë më 5 dhjetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Qyteti Studenti official website". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2014. Marrë më 10 shtator 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (University of Medicine, Tirana)
- Universiteti i Tiranës (University of Tirana)
- Universiteti Politeknik i Tiranës (Polytechnic University of Tirana)
- Universiteti Bujqësor i Tiranës Arkivuar 19 maj 2022 tek Wayback Machine (Agricultural University of Tirana)
- Universiteti i Arteve, Tiranë (University of Arts, Tirana)
- Universiteti i Sportit, Tiranë (University of Sports, Tirana)
- Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” (University of Durres “Aleksandër Moisiu”)
- Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] (University of Shkodra “Luigj Gurakuqi”)
- Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” (University of Elbasan “Aleksandër Xhuvani”)
- Universiteti i Korçës “ Fan S. Noli” Arkivuar 24 maj 2019 tek Wayback Machine (University of Korca “ Fan S. Noli”)
- Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” (University of Vlora “Ismail Qemali”)
- Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej” (University of Argirocaster “Eqrem Çabej”)
- Qëndra e Studimeve Albanologjike Arkivuar 14 tetor 2013 tek Wayback Machine (Center of Albanologic Studies)