Flori Bruqi
Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.
Flori Bruqi | |
Emri | Flori |
Mbiemri | Bruqi |
Lindur më | 29 qershor 1952 |
Lindur në | Isniq, Deçan |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | kosovare, |
Profesioni | hulumtimi |
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.
Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.
Veprat
RedaktoDeri më tash ka botuar këta libra :
- Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
- Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
- Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
- Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
- Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
- Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
- Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
- Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
- Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
- Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
- Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
- Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
- Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
- Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
- Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
- Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
- Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
- Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
- Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
- Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
- Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
- Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
- THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
- DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
- Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2008).
Lidhje të jashtme
Redaktohttp://www.bruqi.com Arkivuar 12 prill 2008 tek Wayback Machine