Folkloristika
Folkloristika e njohur herë pas here edhe me emrin studimet folklorike paraqet një fushë akademike e cila merret me studimin e traditave ose studimet e jetës popullore në një vend të caktuar. Folkloristika është disiplinë formale akademike e dedikuar për studimin e folklorit.[1] Ajo paraqet një grup disiplinash shkencore që lidhen në mënyrë interdisciplinare me folklorin si subjekt i hulumtimit, në kuptimin e ngushtë shkencor rreth formave verbale të folklorit. Studimet folklorike përfshijnë literaturën folklorike (shkenca mbi letërsinë) muzikën folklorike (etnomuzikologjinë), valle folklorike (etnokorreologji), teatër folklorik (etnoteatrologji), arti folklorik (historia e artit) si dhe zakonet dhe ritualet popullore (etnologjinë). Ky term, së bashku me sinonimet e tij, filloi të përdoret në vitet 1950 për të dalluar studimin akademik të kulturës tradicionale nga vetë artefaktet e folklorit. Ai u krijua si një fushë e veçantë disiplinare, në Evropë dhe në Amerikën e Veriut, duke qenë në koordinim me shprehjen gjermane volkskunde, shprehjen norvegjeze folkermimne, dhe shprehjen suedeze folkminnen.[2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Widdowson, J. D. A. (2016). "England, National Folklore Survey". Folklore. 127 (3): 257–269. doi:10.1080/0015587X.2016.1198178.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Brunvand, Jan Harald, ed. (1996). American Folklore, an Encyclopedia. New York, London: Garland Publishing. fq. 286.