10°49′31″N 78°41′21″E / 10.825334°N 78.689103°E / 10.825334; 78.689103 Fortesa e Tiruchirappallit e njohur edhe si Fortesa e Trichinopolit është një fortesë e rrënuar që dikur mbronte Qytetin e Vjetër të Trichy-së duke përfshirë rrugën e Pazarit të madh, Singarathopen, Bishop Heber School, Teppakulamin dhe Fortesën shkëmbore të Tiruchirapallit. Të gjitha ato që mbeten tani janë një stacion hekurudhor me atë që quhet Porta kryesore e Rojës përgjatë rrugës së Shëtitores Perëndimore në qytetin e TiruchirappallitTamil NaduIndisë. Fortesa gjendet midis rrugës së Shëtitores Perëndimore, Shëtitores Lindore, rrugës Butter-worth në Veri dhe Gandhi Market në jug, në një lartësi prej 88 metrash mbi nivelin e detit. Stacioni hekurudhor i fortesës së Trichinopolit qëndron përkundrejt Portës Kryesore të Rojës dhe Stacioni i qytetit të Tiruchirappallit qëndron pranë hyrjes së saj lindore. E vendosur në mënyrë strategjike në bregun e lumit Cauvery (Kaveri) në Indinë Jugore, rreth 56 milje (90 km) nga deti, Trichinopoly ishte vendi i tretë më i fortifikuar në Presidencën e Madrasit (pas Fortesës St. George dhe Fortesës St. David). Fortesa drejtkëndore u ndërtuar për të përfshirë shkëmbin, një nga mjaft formacionet natyrore vullkanike që ngrihet menjëherë nga fusha.

Porta e fortesës së Tiruchirappallit

Zanafilla e Fortesës

Redakto

Pjesa më e madhe e fortesës së Trichinopolit dhe shumica e qytetit u ndërtua gjatë mbretërimit të Viswanáthas, mbretit të Maduras, rreth vitit 1559. Kështje është ndërtuar sipas Stilit Arkitketuror Dravidian. Nipi i tij, Choka Náyakkan, qe përgjegjës për bërjen e tij kryeqytetin e mbretërisë. Në mesin e shekullit të XVIII qyteti ishte një qendër e konfliktesh të shpeshta midis forcave franceze dhe britanike në përpjekjen për të kontrolluar Indinë Jugore. Qyteti pësoi sulme edhe gjatë Luftërave të Mysores të gjysmës së dytë të shekullit, kur u shkatërrua më shumë se një herë.

Strukturat brenda kompleksit të fortifikuar

Redakto

Zanafilla e fortesës shkëmbore

Redakto

Shkëmbi thuhet se është një nga formacionet më të vjetra në botë. Është 3.8 milion vjeçar, duke e bërë atë po aq të vjetër sa shkëmbinjtë në Groenlandë dhe më i vjetër se Himalajet.[1] Kuarci, i përdorur në bërjen e qelqit dhe feldspati, i përdorur në qeramikë, gjenden në këtë formacion shkëmbor. Është shkëmbi i veçuar më i lartë dhe më i madh në tokë që është një tërheqje turistike.

Kompleksi tempullor

Redakto

Siç sugjeron emri, Tempulli i fortesës shkëmbore gjendet në ngritjen 83 metra të lartë. Ky tempull u ndërtua fillimisht nga Dinastia Pallava, por Dinastia Nayake e përdori atë për pozicionin e fortifikuar natyror dhe dizajnoi atë përsëri. Për të arritur në majë duhet të ngjitësh 437 shkallë të skalitura në shkëmb. Kompleksi tempullor në kompleksin e fortesës është një grup prej tre tempujsh:

  • Tempulli Manikka Vinayakar në fundin e kodrës, kushtuar perëndisë Ganesha.
  • Tempulli Ucchi Pillayar në majë të kodrës, kushtuar po hyjnisë Ganesha.
  • Taayumaanavar Koyil Shivastalami, një tempull i skalitur në shkëmb kushtuar një shenti të periudhës Nayaka, Taayumaanavarit.

Mathrubutheswarari, kushtuar hyjnisë Shiva, ka një lingam që një e dalë e vetë shkëmbit. Arrihet nga një palë shkallë në rrugën për te Tempulli Ucchi Pillayar.

Tempulli i skalitur në shkëmb

Redakto

Tempulli i skalitur në shkëmb në kompleksin tempullor të kodrës u ndërtua gjatë Periudhës Pallava dhe është emërtuar Lalitankura Pallaveswaram, me mjaft mbishkrime të atribuara Mahendravarmanit I. Dinastia Chola, Vijayanagara dhe Nayakët e Madurait kanë dhënë kontribute të gjera këtu. Tempujt dy katësh të Taayumaanavas janë konsideruar si një kryevepër të ndërtimtarisë.

Depozita

Redakto

Në fundin e fortesës shkëmbore qëndron një depozitë dhe një pavjon që janë përdorur gjatë festës së pluskimit të tempujve. Depozita u ndërtua nga Viswanatha Nayaka i Madurait për të zhvilluar festat e rëndësishme fetare. Pranë depozitës është shtëpia dhe kisha e shekullit të XVIII të ndërtuar nga Reverend Schwartzi i Danimarkës.

Xhamia

Redakto

Xhamia e ndërtuar nga Nawabi i Arcotit qëndron pingul me Clives Hostel e drejtuar nga depozita.

Lagjja angleze

Redakto

Tashmë i quajtur Clives Hostel ishte dikur lagja që strehonte ushtarët anglezë dhe komandantin e tyre Robert Clive.

Pallati

Redakto

Pallati i mesit të shekullit të XVII në bazën e shkëmbit u ndërtua nga Chokkanatha Nayaku, tani i njohur si Rani Mangammal Mahali ose Ndërtesa e Bashkisë dhe që përmban një sallë Durbari. Historianët mendojnë se pallati u ndërtua nga Chokkanatha Nayaku pasi shkatërroi tre të katërtat e Pallatit Tirumalai Nayak. Ky pallat supozohet se u përdor si një magazinë në këtë pallatë. Ky pallat ishte gjithashtu Salla Durbar e Madurai Nayakëve kur Tiruchapalli ishte kryeqytet gjatë viteve 1616 deri në 1634 dhe 1665 deri në 1736. Sot, ai bujt një muze, Statcionin policor të fortesës dhe zyrat e qeverisë si zyra e Talukas.

Porta kryesore e rojës

Redakto

Porta kryesore e rojës ishte një nga hyrjet kryesore për kompleksin e fortesës. Ajo gjendet në murin kryesor të fortesës që përfshin periferinë e Fortesës shkëmbore me tempujt, pallatin, ujëmbledhësin dhe pazaret e saj. Hyrja kryesore është e drejtuar nga veriu.

Betejat kryesore

Redakto

Periudha Nayake

Redakto

Duke qenë se fortesa ishte selia e Dinastisë Madurai Nayak, ajo qe dëshmitare betejash të ashpra. Një nga më të mëdhatë ishte Beteja e Toppurit për mbizotërim midis Dinastisë Aravidu të Perandorisë Vijayanagara dhe Dinastisë Madurai Nayak. E para fitoi, me mbështetjen e sunduesve të Mysores dhe Tanjores në shekullin e XVI. Më vonë, Nayakët u përballën me sulment nga ushtritë e Bijapurit, Mysores dhe Marathas. Kompleksi i fortifikuar u formua në territorin veri-perëndimor të Nayakëve. Gjatë sundimit të tyre dy shekullor, ata patën raste përleshjesh me fqinjët e tyre, Nayakët e Tanjores, Marathët e Tanjores dhe më shpesh me ushtritë pushtuese të Bijapurit, Mysores dhe Marathas.

Periudha e Nawabëve Karnatik

Redakto

Gjatë mesit të shekullit, Chanda Sahibi, i ndihmuar nga francezët e bëri këtë fortesë bazën e tij. Ai u ndesh me forcat e bashkuara të Nawabëve Karnatik dhe Britanisë së Madhe. Ai u mund në luftrat Karnatike dhe u detyruar tia linte tokat e tij Britanisë.

Periudha britanike

Redakto

Nga fundi i shekullit të XVIII, Hajder Aliu dhe Tipu Sultani përbënin një kërcënim të rëndësishëm për britanikët, ashtu si dhe francezët që ishin akoma duke luftuar për mbizotërimin e tyre kolonial në rajon. Që nga kjo kohë, qyteti ishte në mënyrë të qëndrueshme një qytet kazermë dhe porta e fortesës u bë e njohur si Porta kryesore e rojës. Robert Clive jetoi pranë depozitës kur ishte në Tiruchirappalli në Strehën Clives e drejtuar nga depozita e tempullit. Sot Streha Clives bujt shumë depozita librash dhe Hotelin Vasantha Bhavan.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Pippa de Bruyn: "Frommer's India"; Frommer's, 2010, ISBN 978-0-470-55610-8