Fortifikimet e kufirit Çekosllovak

strukturë arkitekturore

Në fillim të viteve 30 të shekullit të XX u hap një diskutim për fortifikimin permanent të kufijve të Çekosllovakisë. Presidenti i pare, Tomas G. Masaryk, dhe një grup i ngushtë rreth tij e mbështesnin ketë ide. Në të njëjtën kohë u publikuan disa artikuj shkencore për ketë çështje nga disa ekspertë ushtarake. Ideja e fortifikimeve permanentë në vend të atyre të lëvizshme mund të ketë pasur një ndikim në ndërtimin e Viles Maginot në Francë. Në 1932 në departamentin e Strategjive në Shtabin Ushtarak të Çekosllovakisë u bë një studim për ketë çështje. Në të njëjtën kohë Departamenti i Strategjive po punonte në Ristrukturimin e ushtrisë Çekosllovake, i cili konsistonte nder të tjera në modifikimin e mbrojtjes se kufijve shtetërore. Ideja e mbrojtjes së kufijve me anë të mobilizimit u la mënjane. Përkundrazi ekspertët ushtarake donin të implementonin praktika që parashikonin vendosjen e trupave luftuese përpara se të behej mobilizimi. Futi në praktike një përgjigje të shpejtë të ushtrisë në rast të një rreziku të jashtëm, në anën tjetër do të thoshte që forcat e kufirit dhuhet të përballonin sulmet deri sa të behej mobilizimi. Për ketë arsye Shtabi i Ushtrisë Çekosllovake duhet të gjente një mënyre për të përforcuar këto njësi në mënyre që të përmbushnin detyrat e tyre.

K-S 14 U cihelny Prostřední Lipka 1938
N-S 82 Březinka Náchodsko

Dokumenti i parë propozoi që mbështetja duhet të vije nga batalione speciale mitralozi, por në 1934 Këshilli i Lartë i Mbrojtjes së Shtetit ofroi mbështetje për të nisur ndërtimin e një fortifikimi të ardhshëm. Oficere të zgjedhur Ushtarake studiuan linjën Marginot në Francë në mënyre që të transferonin praktikat më të mira në Çekosllovaki. Megjithatë propozimet fillestare të fortifikimeve u refuzuan dhe Francës j'u kërkua që të çoje ekspertët e saj ushtarake. Bayuar në eksperienen që ishte krijuar, Këshilli i Fortifikimeve dhe Drejtoria e Punimeve të Fortifikimeve (e ashtuquajtura ŘOP, më vonë ky term u përdor për fortifikimet). Gjatë vjeshtës së 1935 u ndërtua kapanoni i parë i betonizuar i këmbësorisë, shtëpia MO-8 e cila u bayua në eksperiencën e ndërtimit të linjës Marginot.

Žacléř 1938

Ishte një ironi e historisë që me anë të Diktaturë të Munihut (Një pakt që i lejonte Gjermanisë aneksimin e Sudetenland të Çekosllovakisë e cila u firmos gjithashtu nga Franca). Gjermanet kishin mundësinë të përdornin fortifikimet Çekosllovake si rast studimi dhe të planifikonin sulmet kundrejt fortifikimeve perëndimore (Fort Eben-Emael në Belgjikë është rasti më i njohur) më shumë efikasitet.

Në fayat e mëvonshme u zhvillua një koncept më i përparuar i fortifikimeve të Çekosllovakisë të cilat anashkalonin imperfeksionet dhe koston e lartë financiare të fortifikimeve të modelit Francey, (P. SH. Nder shumë elementë të rinj mund të përmendim "Iriqin Çek" ose si e njihnin Gjermanet, Tschechenige. E cila u përdor dhe në mbrojtje e "Murit të Atlantikut". Në kontrast nga Franca ku zemra e fortifikimit qëndronte në fortifikimet e artilerisë e përforcur nga ambiente shtese prej betoni dhe druri, u zgjodh një koncept i ri. Fortifikimet Çekosllovake përforconte konceptin e përqendrimit të fortifikimeve të mëdha të formuara nga njësi të izoluara të betonuara. Fortifikimet e artilerisë duhet të ndërtohen në pikat kyçe të krijojnë harqe të ndërthurura zjarri të cilat të mbështesin vijën e mbrojtjes të krijuar nga njësitë e izoluara të betonuara dhe për të sulmuar në vendet e supozuara që mund të përdoren nga armiku për grumbullime dhe sulmime (Kryesisht taktika Naziste ishte bazuar në sulmet me tanke ndaj vijave të mbrojtjes e cila mbështetej nga këmbësoria).

N-D-S 72 Můstek

Fillimi i fortifikime me rajonin pranë qytetit Ostrava-s u vendos nga ushtria sepse druheshin nga një pushtim nga veriu ndermjet Portës se Moravia-s, e cila ishte një kalim natyral ndermjet Sudetëve dhe Karpateve që në kohet e lashta. Strateget ushtarak ishin të vetëdijshëm që kjo do të kishte krijuar një çarje kritike për Çekosllovakisë. Studime të reja në 1935 e ndërruan ketë mendim. Fortifikimet në kufirin verior duhet të mbulonin zonën nga qyteti i Ostarva-s në malet Kronose për të mbrojtur Çekosllovakinë nga ndërhyrjet e mundshme nga Gjermania. Linja e fortifikimit ishte shume e gjatë, pothuajse 600 Km. Versioni tjetër i modifikuar e zgjastë fortifikimin nga malet Krkonose deri në lumin Elbe me një fortifikim të kryeqytetit Prage dhe të qytetit Pilsen (pjesa perëndimore e Çekisë pranë kufirit Gjerman). Në ketë mënyre duke e zgjatur linjën e fortifikimit në 850 Km. Drejtoria e Punëve të Fortifikimit në dhjetor 1935 përgatiti 5 fazat e ndërtimit me një shumë totale prej 10 bilion Krona Çeke. Faza e pare e fortifikimit duhet të përfundonte në 1939.

Në këtë fazë duhej të kishte vazhduar në kalimet gjeo-strategjike në zemër të Çekosllovakisë dhe me pjese themelore të kufirit të jashtëm por dhe në rajoet me burime natyrale (hapësira rreth qytetit të Ostravës) dhe veçanërisht në zonat e industri të zhvilluar (Qyteti i Pilsen), të cilat ishin shumë të rëndësishme për Gjermaninë Naziste. Sistemi Çekosllovak i fortifikimeve duhet të kishte krijuar mundësinë e tërheqës nga perëndimi për në Jug për ushtrinë Çekosllovake, ndermjet rrugëve të tërheqës, për tu ndalur dikune kufirin Çeki-Moravi, për të kundërsulmuar dhe për të rimarre territorin e humbur. Kushtet e nevojshme që fortifikimet të funksiononin ishin që Austria të ishte vend mik, ose të paktën neutral dhe Polonia të ishte vend mik.

Gjatë pranverës 1936 në vazhdim të fortifikimeve në zonën e Ostravës duhet të kishin nisur punimet dhe në zonat e paracaktuara në Çeki dhe në Sllovaki. Megjithatë këto plane duhet të modifikoheshin. Ne mars 1936 Komandanti Ushtarak i Zonës për Çekinë, Vojcechovsky, dërgoi një kërkese në komandën ushtarake për fortifikime në lumin Ohre (e ndodhur në perëndim dhe në veri të Çekisë dhe e njohur nga Gjermanet si Egere) sepse ai nuk kishte forca të mjafrueshmeper të ruajtur kufijtë. Gjenerali Vojcechovsky ishte plotësisht i vetëdijshëm që fortifikime plotësisht funksionale do të duheshin shumë vite për tu ngritur, për ketë arsye ai propozoi fortifikime fushore vetëm në rrugët dhe në vendet më të rëndësishme. Gjatë këtij sezonit Këshilli më i Lartë i Mbrojtjes së Shtetit në prill 1936 dhe përfaqësuesit politik të qeverisë kërkuan për fortifikime në Perëndim të Çekisë. Renesia e vendimeve u mor më tepër për arsye psikologjike sesa për arsye Ushtarake. Bazuar në ngjarje në Gjermaninë Naziste nuk kishte me besim në vullnetin e qytetaret me origjine Gjermane (të cilët përbenin Shumicën) si çelësi për të mundur Çekosllovakinë. Sistemi i fortifikimeve duhet të ishte shtrire me tej në kufirin e republikës.

Bazuar në kërkesat, Drejtoria e Punimeve të Fortifikimeve, ndërroi planet e sistemit të fortifikimeve. Plani i ri nga qershori 1936 llogariti që i gjithë ndërtimi i fortifikimeve të ndahej në faza dhe nevojiteshin nga 10 ne 15 vjet për tu kompletuar. Sistemi i fortifikimeve duhet të mbronte rreth 1200 Km të kufirit shtetëror (Vija Maginot, në kufirin ndermjet Francës dhe Gjermanisë ishte 450 Km). Plani i ri u miratua nga Këshilli i Lartë i Shtetit për Mbrojtjen në fillim të 1936, por për ushtrinë ishte e papranueshme sepse ndiqte një vije më tepër politike së realitet ushtarak. Ideja e një fortifikimi në të djithe kufirin e saj nuk ishte realiste dhe për më tepër ushtria duhet të përdorte të gjithë trupat për të mbuluar pozicionet e fortifikuara kufitare. Mungesa e njësive të lëvizshme bënte që të braktsej plani i një tërheqjeje taktike sepse pasi të thyhej mbrojtja, ushtria nuk do të kishte forca të mjaftueshme për të kundërsulmuar. Për këtë arsye Shefi i Vendkomandës Ushtarake, Gjeneral Krejci aprovoi që në maj 1936 ndërtimin e fortifikimeve më të thjeshtuara të kërkuara nga Gjeneral Vojcechovsky. Fortifikimet e para u ndërtuan në pjesën perëndimore dhe veriore të Çekisë dhe fortifikime të tjera u ngritën në vazhdim të atij viti në jug drejt Çekisë-Moravisë dhe rreth Pragës. Në ketë mënyre krijuan një lloj të rri fortifikimi të quajtur fortifikim të lehtë, ndërkohe që fortifikimi origjinal u quajt fortifikimi i rënde.

N-S 82 Březinka
N-S 75 Zelený
K-S 22a Krok

Në fillim të 1937 u vendos qe të zhvillohej më tepër fortifikimi i lehtë për shkak të avantazheve të mëdha dhe të lehtësisë në ndërtim. Bunkerët jo të kënaqshëm për mitraloz do të zëvendësoheshin me të rinj të modelit 37. Ndërtimi i këtyre fortifikimeve nisi në mars 1937 në të gjithë territorin e Çekosllovakisë dhe gradualisht mori një zgjerim të madh, por njëkohësisht vazhdonte puna me fortifikimet e renda. Rritja e rëndësisë dhew e numrit të fortifikimeve të lehta u mor ne konsideratë nga Drejtoria e Punëve të Fortifikimeve në një plan të ri të fortifikimeve në nëntor 1937 i cili u quajt programi i “Husareks” në nder të krijuesit të tyre, Gjeneral Husarek. Elementi kryesor duhej të ishte i përputhshëm me objektivin e fortifikimeve të lehta, e përmirësuar ne vende të ndryshme sipas nevojës se dhe objektivave të fortifikimeve të renda. Vetëm ne kufirin verior, ne lumin Odra (Eder ne Gjermanisht) duhet të kishte mbrojtur një linje të vazhdueshme të fortifikimeve të renda, ne ketë mënyre mund të mbulonin dhe buxhetin e përcaktuar nga qershori 1936 dhe duke ndërtuar fortifikimet e reja ne berendesi të vendit (Ne katër faza duhet të ishin ndërtuar 1276 fortifikime të renda dhe 15643 fortifikime të lehta).

Ne 1938 filloi plotësisht ndërtimi i fortifikimeve. Për shkak të një situatë të përkeqësuar ndërkombëtare, komanda e lartë ushtarake vendosi të përshpejtoje punët ne sistemin e fortifikimeve. Megjithatë ne 12 mars 1938 Ushtria Gjermane u fut ne Austri (e njohur gjithashtu si Anschluss Österreichs) dhe ky fakt e përkeqësoj pozicionimin strategjik të Çekosllovakisë. Kufiri i Moravisë jugore ishte po aq i rrezikuar sa ai verior por i mbrojtur vetëm me disa objekte të fortifikimit të lehtë sepse ndërtimi i fortifikimeve të renda duhet të kishte nisur ne 1946.

Drejtoria e Punëve të Fortifikimeve menjëherë pas aneksimit të Austrisë beri modifikime të planit qe niste ne nëntor 1937. Kufiri i veriut dhe jugut të Moravisë duhet të fortifikoheshin me tepër dhe punimet ne fortifikimin e tyre të intensifikohen. Kjo nuk përfshinte vetëm fortifikimet, por gjithashtu dhe armatimet, pajisjet dhe vijat mbrojtëse kundrejt këmbësorisë dhe mjeteve. Persia i përket shpejtësisë se ndërtimit, punimet nisen ne maj 1938 ne Maravinë jugore dhe me gjithë presionin e madh ne punime deri ne vjeshtë 1938 ishin ndërtuar vetëm ¼ e fortifikimeve të planifikuara.

Edhe ne ketë faze me rreth 263 fortifikime të renda dhe rreth 10000 të lehta, kjo ishte një pengese e madhe për Gjermaninë Naziste. Koncepti i fortifikimeve ishte shoqëruar ne programet tjera Ushtarake. Njëkohësisht me fortifikimet ishin ndërtuar are të përshtatshme të silat ishin të pazakonta për vendet e tjera (vija Marginot përdorte modifikime të armatimeve të vjetra të cilat me shume veshtiresi përshtateshin me mjete shtese dhe me topa anit-tank AC 37 dhe AC47, modeli i fortifikimeve 1934).

Gjatë mobilizimit të përgjithshëm të shtatorit 1938 kishin mbaruar një seri fortifikimesh për të mbrojtur republikën e re. Artileria e përshtatshme për fortifikime qe mungonte ishte zëvendësuar me artileri tokësore. Megjithatë shkaqe të tjerë ndryshuan çdo gjë dhe ushtaret e Çekosllovakisë nuk patën asnjë mundësi për të luftuar.

Ne 29 shtator 1938 u firmos Diktati i Munihut (Gjithashtu i njohur si Pakti i Munihut) nga Gjermania, Franca, Britania dhe Italia (për të shënuar është fakti qe Çekosllovakia nuk u ftua ne konference.), një marrëveshje e cila i lejonte Gjermanisë Naziste të aneksonte Sudtenland-in e Çekosllovakisë. Pakti i Munihut me vone u mirëprit dhe nga Hungaria dhe Polonia të cilët kishin pretendime territoriale ndaj saj. Franca refuzoi qe të respektonte paktët e vendosura me Çekosllovakinë. Pavarësisht se Çekosllovakia kishte një ushtri të përgatitur mire nuk kishte mundësi të luftonte gjatë kundra fqinjit të saj me të madh pa mbështetjen Fuqive të Mëdha.

Kryeministri Britanik, Chamberlin, mendonte qe Hitleri do të kënaqej nëse kërkesat e tij do të përmbusheshin. Deri ne 21 shtator, Çekosllovakia ishte detyruar qe të pranonte humbjen e Sudetenland e forcuar nga vendimi i Fuqive të Mëdha ne Munih. Pjesa tjetër e fortifikimeve ra ne duart e Gjermaneve kur Gjermania nisi pushtimin ne 15 mars 1939 dhe pushtoi Çekinë dhe Moravinë (Sllovakia krijoi shtetin e saj). Bazuar ne lëvizje të deçizive të Hitlerit, Mssolini pushtoi Shqipërinë ne 7 prill 1939 ne mënyre qe të kompensonte përfitimet territoriale të Hitlerit. Çekia dhe Shqipëria u bene ne ketë mënyre nder vendet e para qe u pushtuan nga Boshti Nazi-Fashist ne fillimet e Luftës se Dytë Botërore.

Është e mundur qe Çekosllovakia mund të mos i kishte mbaruar të katër fazat e fortifikimit për shkak të kostove të larta të ndërtimit, megjithatë fortifikimet Çekosllovake u sprovuan disa here ne momente kur u ndeshen me Gjermanet, momente ne të cilët u provua cilësia e lartë e këtyre fortifikimeve. Gjithashtu armatimet e përdorura u përdoren ne planet e Nazistëve,(P.SH. Gjermania përdori Tanket e lehtë Çek LT-35 dhe LT-38 gjatë sulmit ne France, Poloni dhe ne fazën e pare të luftimeve kundër Bashkimit Sovjetik).

Pas Luftës se Dytë Botërore sistemi i fortifikimeve u përdor pjesërisht nga ushtria Çekosllovake por me vone pothuajse u braktis totalisht dhe disa nga fortifikimet e renda u përdoren me tepër si magazina ushtarake. Fatmirësisht vitet e fundit këto fortifikime kane gjetur shume fansa të cilët nuk e kane harruar determinimin e paraardhësve të tyre për të mbrojtur vendin e tyre dhe gjatë kohës se lire i rinovojnë këto ndërtesa për të treguar se dhe këta përbindësha betoni kane historne e tyre dhe kjo histori ka të beje mbi të gjitha me njerëzit.

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Fortifications of World War II in Czechoslovakia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale