Fortifikim mesjetar (Gramsh)
Fortifikimi mesjetar në Gramsh është një monument i trashëgimisë kulturore në Prrenjas, rrethi i Gramshit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "1886, 10.06.1973".
Fortifikimi mesjetar në Gramsh | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Prrenjas, Rrethi i Gramshit, Qarku i Elbasanit, Shqipëri |
Koordinatat | 40°51′17″N 20°02′59″E / 40.854667°N 20.049611°E |
Ndërtuar | Shek. XVIII |
Organi drejtues | DRKK Elbasan |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | GR002 |
Tipologjia | Fortifikim |
Histori dhe përshkrim
RedaktoKy fortifikim është ndërtuar në shekullin XVIII nga sundimtari i Sulovës Haxhi Sali Bej Prrenjasi. Fortifikimi ka një perimetër prej 264m. Ka forme trapezi me përmasa 50 m x 30 m x 92m x 92 m. Më mirë ruhet muri lindor i fortifikimit ku nga gjatësia prej 92 m ruhen në gjendjen e tij të mëparshme 52 m. Ne këtë anë u dëmtua pjesërisht muri pasi u hap një portë nga një banor i fshatit, banesa e të cilit ndodhej brenda mureve të fortifikimit. Muratura është prej guri të lidhur me baltë, ku dallohen të çara të vogla në perimetrin e tij që mund të kenë ndihmuar për vendosjen e skelave prej dërrase gjatë ndërtimit.[2]
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GRAMSHIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 tetor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2017.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 17 dhjetor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |