Françesko Jakomoni
Viceré Marchese Francesco Jacomoni di San Savino, në Shqipëri u njoh si Mëkëmbësi Jacomoni (Reggio Calabria, 31 gusht 1893 - Romë, 17 shkurt 1973) ishte një diplomat italian gjatë sundimit fashist.
Jetëshkrimi
RedaktoAi shërbeu si këshilltar i ministrit në Tiranë nga 9 shtator 1936 deri në pushtimin italian të Shqipërisë në prill 1939. Më 17 prill 1939 ai u emërua ambasador në Shqipëri e më 22 prill bëhet Mëkëmbës i Përgjithshëm (Viceré, mëkëmbës i mbretit Vittorio Emanule III) i Mbretërisë së Shqipërisë.
Pavarësisht mësymjeve ushtarake, nuk arrin të parandaloi rritjen e lëvizjes së rezistencës shqiptare dhe 18 mars 1943 u zëvendësu nga gjeneral Alberto Pariani.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore është u gjykua së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit fashist. Më 12 mars 1945 ai u dënua me 24 vjet burg, por u lirua shpejt në sajë të amnistisë nisur nga qeveria në qershor 1946. Dënimi i tij u ndryshua në fund mars 1948. Ka shkruar më pas një libër mbi politikën italiane gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë. Vdiq në Romë, më 17 shkurt 1973.
Kuriozitete
RedaktoKinematografia e regjimit komunist e ka përmendur në disa filma të lidhur me vitet '40 si p.sh. komedia Prefekti.