Françesko Petrarka (Arezzo 20 korrik 1304 - Arquà Petrarca 19 korrik 1374) është një nder figurat kryesore te Rilindjes evropiane. Ne shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si një latinist i mrekullueshem, autor librash, traktatesh e vellimesh mjaft te cmuara për kohën, për te cilat punoi me seriozitetin me të madh. [1]

Francesco Petrarca


Biografia

Redakto

Në rremujen e ngjarjeve politike qe tronditen Firencen ashtu si shumë qytete te tjera italiane te shekullit XIV, i ati i Petrarkes, me profesion noter, debohet nga Firencja. Prandaj Petrarka lindi larg Firences, në Areco, në korrik 1304. Mbas një viti, familja shperngulet ne qytetin e Pizes ke qëndron deri me 1311 e mandej vendoset ne Provansen franceze, ne Avinjon, ku u transferua perkohesisht selia e Papëve (nga viti 1305 deri me 1377) dhe ku i ati i Petrarkes fitoi një post qe i pershtatej. Provansa asokohe qe atdheu i trubadureve, djepi i poezise lirike. Petrarka i ri studioi gramatikë, retorikë e dialektikë dhe pastaj u shkollua për drejtësi ne Montpelje. Me pas, ne Universitetin e Bolonjes u thellua ne studimin e autoreve te antikitetit, por edhe te autoreve te rinjë italianë të “të ëmblit stil i ri”.

Me 1326 rikthehet ne Avinjon, ku mbas vdekjes se te atit hyn ne urdhërin kishtar franceskan. Njekohesisht, ai fiton ne hierarkine e kohës një post te nderuar, me mjaft perfitime morale e financiare. Me sa duket, kontët, mbretërit dhe vetë Papa disa herë kerkuan ndermjetesine e tij për te rregulluar çështje te rëndësishme. Ne seline e Papeve ne Avinjon, Petrarka fitoi fame te madhe, si njeri i dijës e i kulturës, po edhe si poet i pakrahasueshem, çka e dëshmon kurorezimin e tij si “princ i poeteve” me 1341, ditën e pashkeve, ne pallatin e Kapitolit ne Rome.

Me kalimin e kohës, i velur nga jeta e zhurmshme e pallateve dhe nga shkelqimi verbues, Petrarka u shperngul ne rrethinat e Avinjonit, ne Voklyze, ku buron lumi i Sorges, gumezhimin e te cilit ai e përmend sa here ne vargje e ne kujtimet e vete. Ne Voklyze ai i kushtohet jetës vetmitare dhe meditimit. Duket se te jeta meditative e vetmitare ai gjen harmoninë e shpirtit dhe burimin e poezise, siç konstatohet edhe nga ky fragment i cituar nga vepra me karakter mediativ-filozofik

Jeta vetmitare ;
Për letrarin, vetmia është atdhe, liri, kenaqesi,
e kam fjalën për atë vetmi qe ndjell qetesine e jo egersine,
kurse pa ngushellimin e letersise, vetmia kthehet ne internim, ne burg, ne torture.

Por me 1355 vendos te kthehet ne atdhe dhe vendoset ne Milano, ku qëndron për tetë vjet dhe ishte një nder periudhat me te begata te punës e te krijimtarise. Studiuesit pohojne se Petrarka mendonte qe lavdine tek pasardhesit do t’ia siguronin veprat e tij te shumta ne latinisht, te cilat permbajne boshtin e ideve te tiuj humaniste dhe qe perbejne me tepër se katër te pestat e krijimtarise se tij te shumanshme, qoftë ne proze, qoftë ne poezi. Por u vertetua e kundërta sepse Petrarka përmendet sot nga pasardhesit për vellimin me poezi ne italisht te titulluar "Fragmente ne gjuhën vulgare," titull qe botuesit e mëvonshëm e nderruan ne Kanconiere, qe ne shqip perkthehet Libri i këngëve. Këtu ai lidh miqesi me Bokacion, me te cilin kemben letra, libra, vërejtje reciproke. Për t’iu larguar murtajes, e cila i mori te birin, me 1361 Petrarka iken ne Venedik, ku pritet me nderime te larta, por mbas disa vjetësh, i sulmuar nga disa eksponente me ide filozofike te kundërta me te tijat, ai zhvendoset përfundimisht ne Padova dhe ne Arkua. Sipas te shkruarve, vdekja e ze me koken mbi libra, duke studiuar Virgjilin, qe e adhuronte.

Kryevepra e tij ishte Libri i këngëve

Shih edhe

Redakto

Linqe të jashtme

Redakto
  Commons: Francesco Petrarca – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto
  1. ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Petrarca, Francesco". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 731. OCLC 734077163. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)