Francesco Marino Mannoia (5 mars 1951), i mbiquajturi “mocarela” (një lloj djathi në Itali) është një nga të penduarit e mafies siciliane në vitin 1989. Ai u rrit në Palermo, kryeqendrën e Sicilisë, dhe iu bashkua familjes mafioze “Santa Maria di Gesu”, të kryesuar nga Stefano Bontade. Ai dallohej për aftësitë e tij sidomos në kimi, të cilat u përdorën në rafinimin e heroinës. Marino Manoia kishte rafineruar të paktën 1000 kilogramë heroinë për Bontaden. Ai kishte mësuar të rafineronte heroinën nga Antonio Vernengo, i mbiquajtur “Doktori”. Manoia është i dyshuar si i përfshirë në të paktën 17 vrasje. Gjatë “Luftës së Dytë të Mafias” në vitet 1980, bosi i tij, Stefano Bontade, u vra së bashku me disa qindra të tjerë të lidhur me të. Manoia mbijetoi pasi në atë kohë ishte në burg për trafikim droge. Ai ia doli të ikë nga burgu me ndihmën e vëllait të tij më të vogël, Agostino Manoia. Më pas, ata u takuan me bosin e Korlonezit, Salvatore Rina, për të vendosur pozicionin e tyre pas peizazhit dramatik të mafias siciliane dhe të dy jetuan nën patronazhin e Rinës. Françesko u bë rafineruesi më i madh i heroinës për klanin Korleonezi. Në vitin 1986, ai u kap përsëri dhe përfundoi sërish në burg. Më 20 prill të vitit 1989, vëllai i tij, Agostino, atëherë në moshën 23 vjeç, u gjet i vrarë në makinën e tij. Françesko mendoi se vëllai i tij ishte i vrarë, duke bashkëpunuar më pas me Vinçenco Puçion për të rrëzuar Salvatore Rinën si bos të mafias siciliane. Në vjeshtën e vitit 1989, një i besuar i Manoiës kontaktoi me njësinë antimafia në Romë, duke lënë mesazhin se ai dëshironte të dëshmonte. Pas negociatave në lidhje me sigurinë e jetës së tij, Manoia pranoi të fliste për gjykatësin Giovanni Falcone. Ai ndoqi gjurmët e Tomaso Busketës dhe Salvatore Kontornos, duke u bërë një informues, i besueshëm dhe inteligjent. Aktualisht, Manoia pranoi programin e Dëshmitari të Mbrojtur në Shtetet e Bashkuara (Italia nuk e kishte këtë program në atë kohë). Në SHBA ai dëshmoi kundër familjes “Gambino”. Manoia deklaroi se ish-bosi i tij, Stefano Bontade, kishte marrëdhënie të afërta me politikanët sicilianë, në veçanti me Salvo Limën, njeriu i ish-kryeministrit Xhulio Andreotit në Sicili. Në prill të vitit 1993, pas vrasjes së Limës dhe gjykatësve Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, ai dha dëshmi kundër Andreotit. Ai pretendoi se Andreoti ishte takuar me Stefano Bontaden në vitet 1970, duke dëshmuar për herë të parë kundër Ançelotit, si një bos i mafias. Sipas të dhënave, Manoia mori 600 mijë dollarë kur dha dëshminë e tij kundër Andreotit. Në atë kohë ai jetonte me 3000 dollarë amerikanë në muaj, plus pensionit të babait të tij, të paguar prej shtetit italian. Përse hyra në mafia? “Shumë besojnë se hyni në Koza Nostra për të bërë para. Kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. A e dini se përse hyra unë te Koza Nostra. Pasi më parë në Palermo unë isha Zoti Askush. Pas kësaj, të gjithë më respektonin. Dhe për mua kjo ishte më e vlefshme se paratë”.

“Kimisti” i penduar i mafies. Manoia mori 600 mijë euro për të dëshmuar lidhjet e Giulio Andreotti me mafian. Ish-mafiozi jeton me një identitet të ri dhe është bërë qytetar amerikan.

Referime

Redakto

[1]