FreeCodeCamp
freeCodeCamp (referuar gjithashtu si “Free Code Camp”) është një organizatë jofitimprurëse[1] që përbëhet nga një platformë mësimore interaktive ueb-i, një forum komuniteti në Internet, dhoma chat-i, publikime në Internet dhe organizata lokale që synojnë mësimin e zhvillimit të ueb-it të mundshëm për këdo. Duke filluar me mësime që fusin studentët në HTML, CSS dhe JavaScript, studentët përparojnë më zhvillimin e projekteve që duhet të përfundohen vetëm ose në çifte. Pas përfundimit të të gjitha detyrave të projektit, studentët lidhen me organizata të tjera jofitimprurës për të ndërtuar aplikacione në internet, duke u dhënë studentëve eksperiencë praktike.[2]
Historiku
RedaktofreeCodeCamp u krijua në tetor 2014 dhe u inkorporua si Free Code Camp, Inc. Themeluesi, Quincy Larson, është një zhvillues programesh kompjuterike që filloi programimin pas masterit dhe krijoi FreeCodeCamp si një mënyrë për të riorganizuar përparimin e një studenti nga fillestar deri tek të qënurit i gatshëm për punë. Në një intervistë podcast në 2015, ai e përmblodhi motivacionin e tij për krijimin e freeCodeCamp si të tillë: “freeCodeCamp është përpjekja ime për të korrigjuar mënyrën jashtëzakonisht joefikase dhe të tejzgjatur që mësova të programoj. Unë i jam përkushtuar karrierës dhe pjesës tjetër të jetës time drejt bërjes së këtij proçesi sa më efikas dhe të lehtë të jetë e mundur. […] Të gjitha ato gjëra që ma bëjnë programimin një makth, janë gjërat që ne po përpiqemi t'i rregullojmë me FreeCodeCamp."[3]
Kurrikula në fillim u fokusua në MongoDB, Express.js, AngularJS dhe Node.js dhe llogaritej se duheshin 800 orë për ta përfunduar.[4] Shumë nga mësimet kishin lidhje me materiale falas nga platforma të tjera si Codecademy, Stanford ose Code School. Kursi u nda në "Waypoints" (mësime të shpejta dhe interaktive), “Bonfires” (sfida algoritmike), "Ziplines" (projekte front-end) dhe "Basejumps" (projekte full-stack). Përfundimi i projekteve front-end dhe full-stack i jepte studentëve çertifikatat përkatëse.
Kurrikula u përmisua në janar 2016 për tu mbështetur më pak në materiale të jashtme, për të hequr emrat e seksioneve jokonvencionale dhe për të zhvendosur fokusin nga AngularJS në React.js si biblioteka front-end e zgjedhur. Kishte një numër shtesë të lëndëve të kursit, përfshirë këtu D3.js dhe Sass, të cilat e çuan kohën totale në 2,080 orë si dhe shtuan dy çertifikata të tjera, vizualizim të të dhënave dhe back-end.
Quincy Larson
RedaktoPasi u kthye nga një udhëtim në Kinë, Larson u frymëzua për të filluar freeCodeCamp duke parë interesin e një djali të ri për kodimin. Ai vendosi t'u japë njerëzve mundësinë për të mësuar programimin. Pas gjashtë vjetësh jetese në San Francisko, Larson jeton tani me gruan dhe familjen e tij në Plano, Texas.[5]
Referime
Redakto- ^ "Statistics about freecodecamp". Freecodecamp.org (në anglisht).
- ^ Garfield, Robynn. "Students learn to code for free while donating skills to nonprofits". KSL-TV (në anglisht). Marrë më 2017-01-29.
- ^ "Software Engineering Daily: Free Code Camp with Quincy Larson". Software Engineering Daily (në anglisht). Marrë më 16 janar 2017.
- ^ "Our 1,600 Hour JavaScript Coding Curriculum". freeCodeCamp's Medium publication (në anglisht). Marrë më 29 janar 2017.
- ^ "OKC resident's coding camp gives students experience through helping nonprofits". NewsOK.com (në anglishte amerikane). 2017-07-31. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2017. Marrë më 2017-10-12.