Fushëgropa e Kosovës

This is the stable version, checked on 26 korrik 2023. Template changes await review.

Fushëgropa e Kosovës është në formë të lugut tektonik e lëshuar në mes dy sistemeve malore, atij lindor dhe qendror, ka formë të zgjatur (84 km) e të ngushtë (gjerësi mesatare 16 km), dhe shtrihet prej Mitrovicës në veri e deri te Kaqaniku në jug me një sipërfaqe rreth 1300 km katrorë. Është e krijuar me lëvizje tektonike, e mbushur me materiale liqenore dhe përmban shtresa qymyri (linjiti) në pjesën qendrore të saj. Me derdhjen e ujërave të liqenit, kah veriu dhe jugu, lumenjtë kanë krijuar rrafshe aluviale të cekëta dhe terrace lumore. Fundi i fushës gjendet në lartësinë 550–600 m, zbret prej dy anëve të fushës në drejtim të luginës të Sitnicës, Nerodimes dhe Lepencit. Si rezultat i rrjedhës së ujit në dy drejtime, afër Ferizajit gjendet dukuria e bifurkacionit, fenomen i rrallë në botë.

Pamje nga Kalaja e Novobërdës
Bifurkacioni i lumit të Nerodimës, Ferizaj