Gërmadhat e Gjytetit në Shalc
Gërmadhat e Gjytetit në Shalc paraqesin një monument të trashëgimisë kulturore që gjendet në fshatin Shalë të Komunës së Vushtrrisë.[1]
Historia
RedaktoNë vargun e kështjellave të ngritura në malet e Qyqavicës, krahas kështjllës së Dubovcit, kështjllës së Strovcit, bënë pjesë edhe Kështjlla e fshatit Shalc. Kështjlla gjendet afro 1km në perëndim të fshatit mbi një kodër të cilën banorët vendës e quajnë me emrat ‘Gjytet’ dhe ‘Kodra e Gjytetit’, kurse majen më të lartë të saj ‘Gumuri i Gjytetit’. Rrënojat e mureve rrethuese që fortifikojnë një Kështjllë të vogël më sipërfaqe rreth 0.10–0.15ha, revijëzohen nga linjat e ledheve.
Kështjlla ka planimetri të çrregullt drejtkëndëshi, me mure të gjatësisë, të orientuara lindje-perëndim. Murët rrethues në përshtatje të terrenit të kodrës ndjekun vijën e thyer të izohipsit në lindje, perëndim dhe në veri, ndërsa në anën jugore, sadoqë në këtë anë ledhi nuk vërehen mirë për shkak të dëndësisë së pyllit dhe zgjerimit të rrugës që lidh fshatin me malet e Qyqavicës. Siç duket muri ngrihet në pjesën e sheshtë të kodrës. Në lindje të Kështjllës hetohen muret e dy kullave me një portë në mes, të ndërtuara me gurë të thyer, të lidhur me llaç gelqereje të bardhë. Kodra e Kështjllës në jug dhe në perëndim lidhet me malet e Qyqavicës, kurse nga ana verilindore hapet rrafshi fushor. Ngjitja më e lehtë në kështjellë mundësohej nga ana juglindore, lugut të përroit i cili ndodhet në mes të Kodrës së pa emër dhe Kodrës së Gjytetit.[1]
Rreth 20m në veri të kështjellës gjendet një burim uji i emërtuar Kroni i Gjytetit. Rrëzë anës lindore të kodrës janë gjetur eshtra të një varreze dhe një ‘arkë’ rrethore e bunarit e latuar në gur i brekqe të shpatit. Edhe pse nuk ka gjetje të qarta që do të ishin ndihmesë lidhur me kohën e ngritjes të Kështjellës në Shalc, megjithatë, emërtimet ‘Gjytet’, ‘Kodra e Gjytetit’, ‘Gumuri i Gjytetit’, ‘Kroni i Gjytetit’ dhe tregues të tjerë pothuajse nuk lënë fije dyshimi që kemi të bejmë me Kështjellë të epokës së antikitetit.[1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c Rexha, Enver, red. (2013). Harta arkeologjike e Kosovës. Vëll. 2. Prishtina: Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 184 - 185.