G7
Grupi prej 7 (G7) është një grup i përbërë nga ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qëndrore të 7 vendeve të zhvilluara ekonomikisht, siq janë Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të cilët mblidhen dhe diskutojnë qështje ekonomike. Nuk mund të themi se në këtë grup bëjnë pjesë vendet të cilat kanë GDP më të lartë në botë. Sidoqoftë shtetet anëtare në G7 paraqesin më shumë se 64% të pasurisë botërore.
Grupi prej 7 dhe Bashkimi Europian |
---|
|
Samiti tjetër i radhës së G7 do mbahet në Japoni në vitin 2016. Disa nga takimet e fundit të G7 përfshijnë takimin në maj të 2013 në Aylesbury, takimi në mars të 2014 në Holandë etj. Takimi më i fundit, i cili njëkohësisht ishte edhe samiti i 41, u mbajt në Krün të Gjermanisë gjatë datës 7-8 qershor 2015.
Historiku
RedaktoParaardhëse e G7 ka qenë ‚Grupi prej 6, i themeluar në vitin 1975 i cili përbëhej nga ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të Francës, Gjermanisë Përendimore, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Këta u ftuan nga Giscard d’Estaing në Rambuje të Parisit dhe qëllimi ishte diskutimi i cështjeve botërore (atë kohë të dominuara nga kriza e naftës). Kanada u bë anëtari i shtatë në vitin 1976, ku pas kësaj u përdor emri ‚Grupi 7‘ ose G7.
Pas samitit të G7 në Napoli të Italisë, zyrtarë rus organizuan takime të veqanta me udhëheqësit e G7. Kështu që pas vitit 1997 Rusia u ftua formalisht në samitin e radhës ku edhe zyrtarisht u bashkua me grupin në vitin 1998 duke formuar kështu një grup të ri, Grupi prej 8 (G8).
Funksioni
RedaktoOrganizata fillimisht u krijua në mënyrë që të shkëmbeheshin ide rreth iniciativave makroekonomike për kolapsin e shëndrrimit valutor të vitit 1971, krizën e energjisë së vitit 1970 dhe recesionit.
Qëllimi ishtë formimi i politikave ekonomike nga shtete anëtare për të monitoruar zhvillimet në ekonominë botërore.
Puna
RedaktoQë nga viti 1975, anëtarët e grupit organizojnë samite për të diskutuar politikat ekonomike; që nga 1987 ministrat e finanacave të G7 janë takuar së paku 4 herë gjatë vitit në samite të tilla.
Në vitin 1996, lëshoi një iniciativë për 42 vendet me varfëri të skajshme.
Në vitin 1999, G7 vendosi të përfshihet më drejtpërdrejtë në menaxhimin e sistemit ndërkombëtar monetar.
Me 2 mars 2014, G7 dënuan Federatën Ruse për shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. G7 prononcuan se Fondi Monetar Ndërkombëtar mbetet institucioni më së miri i përgatitur për të ndihmuar Ukrainën rreth sfidave ekonomike të saj.
Me 4 qershor 2014, udhëheqësit e samitit të G7 në Bruksel, dënuan Moskën për vazhdimin e shkeljes së sovranitetit të Ukrainës, dhe prononcuan se ishin të gatshëm të marrin sanksione të mëtutjeshme për Rusinë. Ky ishte takimi i parë që nga dëbimi i Rusisë nga grupi për shkak të aneksimit të Krimesë në mars.
Kritikat
RedaktoG7 është kritikuar për rritjen e deficitit reprezentues. G7 nuk përfshinë katër nga njëmbëdhjetë fuqitë më të mëdha ekonomikë botërore(Brazili, India, Rusia, dhe ekonominë e dytë më të zhvilluar, Kinën). Kanada e cila është anëtare e G7, për momentin ndodhet në vendin e 11 në listën e shteteve të renditura sipas GDP të tyre. Walden Bello e quan G7 një institucion jo-demokratik. Po ashtu ka pasur kritika për mungesë të transparencës nga Leo Van Houtven, Sekretari i Fondit Monetar prej vitit 1977 deri më 1996.
Të dhëna për shtetet anëtare
RedaktoAnëtari | Trade mil. USD (2014) | Nom.GDP mil. USD (2014) | PPP GDP mil. USD (2014) | Nom.GDP per capita USD (2014) | PPP GDP per capita USD (2014) | HDI (2013) | Popullësia (2014) | Klasifikimi Ekonomik |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kanadaja | 947,200 | 1,788,717 | 1,591,580 | 50,398 | 44,843 | 0.902 | 35,467,000 | Avansuar |
Franca | 1,212,300 | 2,846,889 | 2,580,750 | 44,538 | 40,375 | 0.884 | 63,951,000 | Avansuar |
Gjermania | 2,866,600 | 3,859,547 | 3,721,551 | 47,590 | 45,888 | 0.911 | 80,940,000 | Avansuar |
Italia | 948,600 | 2,147,952 | 2,127,743 | 35,823 | 35,486 | 0.872 | 59,960,000 | Avansuar |
Japoni | 1,522,400 | 4,616,335 | 4,750,771 | 36,332 | 37,390 | 0.890 | 127,061,000 | Avansuar |
Britania e Madhe | 1,189,400 | 2,945,146 | 2,548,889 | 45,653 | 39,511 | 0.892 | 64,511,000 | Avansuar |
Shtetet e Bashkuara të Amerikës | 3,944,000 | 17,418,925 | 17,418,925 | 54,597 | 54,597 | 0.914 | 318,523,000 | Avansuar |
Bashkimi Europian | 4,485,000 | 18,495,349 | 18,526,477 | 36,638 | 36,700 | 0.876 | 505,570,700 | N/A |
G7 është i përbërë nga shtetet më të pasura dhe më të zhvilluara. Republika e Kinës, sipas të dhënave, do të ishte në vendin e tretë për nga zhvillimi ekonomik, por nuk është e përfshirë në G7 për shkak se shtetet anëtare nuk e konsiderojnë Kinën si shtet të zhvilluar. Sipas të dhënave të vitit 2014 nga Credit Suisse, G7 rsprezenton 64 % të pasurisë botërore. Nëse përfshijmë edhe Bashkimin Europian ateherë G7 do të reprezentone mbi 70 % të pasurisë globale.